• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dua të dal se kam gruan shtatzënë”, kërkesa e çuditshme e të riut nga burgu

11:47 : 30/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

“Kam gruan shtatzanë dhe nuk ka kush e ndihmon për punët”.

Me këtë kërkesë një 32 vjeçar i arrestuar me 1.89  gramë hashash e befasoi Gjykatën e Apelit Shkodër pasi gjykata e Lezhës e la nën arrest me burg. Ai kërkoi të shkojë në shtëpi me një sërë shkresash të cilat u morën për bazë nga shkalla e dytë, pasi ishin konsideruar qesharake nga shkalla e parë.

Burimet i thanë Gazetasi.al, se si prova u hodhën në tavolinë data e celebrimit, vërtetime shtatzanie dhe dëshmi banorësh që thonë fjalë të mirë për të arrestuarin. Por më kryesorja qe  këmbëngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet të shkonte në shtëpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij për punët.

Siç rezulton në dosje shtetasi J.I i dorëzoi gjykatës kartelën e bashkëshortes ku vërtetohej se çifti pret të bëhet me fëmijë. I dyshuari J.I kishte si arsyetim para gjykatës shkakun e ndihmës ndaj bashkëshortes dhe asistimin për punët midis tyre, dhënie ndihme për furnizim me ushqime dhe çdo punë tjetër.

Burimet pranë gjykatës lokale i treguan Gazetasi.al fashikullin ku përshkruhet arrestimi i të dyshuarit dhe masat e sigurisë arrest me burg. Në një shkresë të firmosur nga mjekët vërtetohej nevoja e të afërmëve që ai ti ndihmonte me punët, një kërkesë e cila ju pranua nga Apeli me urdhërin ‘arrest në shtëpi”.

Lexo edhe:

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

“Referuar ekzaminimit të kryer pranë Spitalit A. provohet fakti se shtetasja E.  (bashkëshortja e personit nën hetim J.I )  është ekzaminuar me diagnozën gravidancë intra uterine, unike, evolutive dhe është rekomanduar terapi dhe për pasojë masa e sigurimit “Arrest në burg” do ta pengonte në përkujdesjen ndaj bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë. Sipas dokumentacionit mjekësor rezulton se, të dy prindërit e personit nën hetim janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore dhe personi i vetëm që mund t’i ndihmojë është personi nën hetim”  shkruan në kërkesën e  avokatëve.

Këtë gjë e përsëriti dhe i dyshuari i cili pavarësisht kërkesës nuk u pa e arsyeshme të lihej i lirë nga gjykata lokale, por të njëjtat rrethana u vlerësuan nga Apeli.

Për prokurorinë burimet i thanë Gazetasi.al se ishte dakord dhe ndaj gjykata e Apelit e deklaroi edhe këtë qëndrim në favor të të riut’.

“Personi nën hetim ka paraqitur një sërë aktesh për të vërtetuar personalitetin dhe gjendjen ekonomike sociale të tij, prova që nuk janë kundërshtuar nga organi procedues, dhe janë vlerësuar nga Gjykata e Apelit, Shkodër si të plota për të ndryshuar masën e sigurimit. Ky vlerësim është kompetencë e Gjykatës, në momentin që kërkesa paraqitet para saj”.

Burimet e policisë i  thanë Gazetasi.al se i dyshuari u arrestua për shpërndarje droge ndërkohë që më pas tha se e mbante hashashin për përdorim vetjak. “Në lokalin e tij u gjetën qesë të vogla me hashash, të fshehura poshtë banakut. Droga ishte futur pranë pijeve alkoolike dhe pranë një kutie fishash që dyshohet se përdoreshin për lojë pokeri”  deklaroi policia gjatë kyqrjes së vendngjarjes që solli arrestimin e tij në flagrancë. Shtetasi J. I në shkallën e parë kujtoi se kishte patur mundësi ti shpëtonte policisë dhe të largohej, por kishte qëndruar dhe këtë e konsideroi si bashkëpunim.

Kjo rrethanë nuk u përfill nga gjykata e Lezhës. Megjithatë ai luajti me kartën tjetër. Me rrezikimin e martesës dhe të hetimit mbi personalitetin e tij, pra se çfarë thuhej në zonë për të, i riu këmbënguli se kishte pak kohë që ishte martuar dhe se edhe ky fakt duhet të kthehej në favor të martesës së tij. As kjo kërkesë nuk u pranua pasi gjykata çmoi se një vendim gjykate nuk ndikon në lidhjen martesore. Bëhet me dije se duke insistuar për liri, J.I ka dorëzuar në lëvizjen e radhës një vërtetim nga kryetari i fshatit. Edhe ai tregon se si i riu kishte një familje të mirë dhe të njohur në zonë. Vërtetimi thotë:

“ J. I rrjedh nga një familje me tradita të larta morale dhe shoqërore dhe kjo familje nuk ka patur dhe nuk ka sjellë probleme në komunitetin ku jeton. Por edhe si individ ai njihet për sjellje të mirë shoqërore. Personalisht nuk ka patur asnjëherë probleme me organet vendore në juridiksion

të rrethit Mirditë. Karakterizohet si një person me temperament pozitiv i natyrës së qetë dhe gëzon respekt nga banoret e kësaj zone.” As me këtë vërtetim i   riu nuk mundi ta ndryshojë masën e arrestit me burg.  E vetmja që e shpëtoi ishte vërtetimi i bashkëshortes.

Duke i lëvizur të gjithë gurët, avokatët interpretojnë nëse është apo jo e rrezikshme vepra për të cilën ai u prangos.

“Personi nën hetim paraqet rrezikshmëri të pakët shoqërore, çka përligj marrjen e një mase më të butë se ajo e arrestit me burg” mësohet të kenë thënë avokatët përpara gjykatës.

‘Nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes së personit nën hetim ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit në marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës së hetimit ose rreziku i vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale. Në rastin konkret për të dyshuarin J. I. nuk ka pasur prova apo indicie që të vërtetonte rreziku për t’u larguar. Ai rezulton të jetë një qytetar me personalitet të mirë, banues Lezhë, me arsim të mesëm, dhe nuk i përket riskut të ndërhyrjes në procesin e drejtësisë nga personi nën hetim, nuk provohet i tillë”. Gazeta Si

Etiketa: BurgkerkeselirimShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
Para

Digjitalizimi i arkivave, Lame: Mbyllëm Lushnjën, po punojmë paralelisht me Tropojën

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com