• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen përgjimet e mashtruesve me call centera: “S’kam më para, do vetëvritem”

12:30 : 27/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur bisedat e përgjuara nga autoritetet italiane dhe shqiptare ndaj dy call centerave që kanë mashtruar mbi 1 mijë qytetarë duke u marrë shuma parash me premtimin se investimet e tyre do shumëfishoheshin. Në biseda shihet se si mashtruesit u kërkojnë para qytetarëve me premtimin për tua shumëfishuar apo se si hiqen si punonjës bankash dhe i joshin qytetarët me premtime për transferta të mëdha monetare.

Janë zbardhur një pjesë nga bisedat e përgjuara të operacionit të ekzekutuar dje “DREAM EARNINGS” (Fitimi i endrrave) i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që kishte aktivizuar një skemë mashtrimi financiar përmes call centarave ku klientët bindeshin për të investuar paratë e tyre në kriptovalutë. Tre shqiptarë u vunë në pranga në aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe itali për mashtrimet ndërkohë që shuma e vjedhur kryesisht tek qytetarët italianë është së paku 3 milionë euro.

Në fragmentin e parë, një prej viktimave ankohet se ka hedhur githë paratë që kishte ndërsa mashtruesit e nxisin të paguajë sërish.

Biseda 1

Lexo edhe:

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

Viktima (duke qarë):… Unë kam investuar tashmë 31.000 euro! Nuk më kanë mbetur para! Rrezikova gjithçka që kisha. Po mendoj të bëj vetëvrasje.

Mashtruesi: Duhet të paguani një komision për transfertat bankare prej 4500 €!

Viktima: Por kam paguar tashmë 4 mijë eurot e fundit për tarifat e transferimit!

Mashtruesi: Nuk na intereson nëse janë paratë tuaja të fundit, kjo është një tjetër taksë që duhet të paguani për Bankën e Anglisë. Flasim më vonë.

Në një tjetër bisedë, mashtruesit e nxisin qytetarin të marrë kodin e transfertës bankare dhe tua dorëzojë, por qytetari i dëmtuar u thotë se ishte me COVID i izoluar në shtëpi.

Biseda 2

Mashtruesi: BQE po na kërkon që të jepni kodin e autorizimit të llogarisë tuaj bankare, duhet të na jepni këtë kod përndryshe nuk do t’i ktheni paratë tuaja.

Viktima (në karantinë COVID): Harroje, nuk do t’i kthej kurrë paratë e mia.

Mashtruesi: Ju ende duhet të paguani për punën time. Më paguani një mijë euro. Sikur të më jepnit kodin katërshifror të autorizimit që po na kërkon BQE, do t’ju kreditonin paratë në llogarinë tuaj brenda një ore.

Viktima: Nuk lëviz dot nga shtëpia.

Mashtruesi: Nuk ka nxitim, sepse ka kohë deri në mes të muajit. Shkoni në zyrën postare dhe merrni kodin.

Biseda e radhës, tregon se si mashtruesit u kërkonin qytetarëve të paguanin shuma fillestare si investim me premtimin se paratë e tyre do të shtoheshin. Kur qytetarët nuk merrnin shumën e premtuar dhe i njoftonin të dyshuarit se do të bënin denoncim këta të fundit mbyllnin komunikimin.

Mashtruesi: Paguani tani 5100 euro dhe do të merrni kapitalin prej 51000 euro.

Viktima (e dyshimtë): Më dërgoni një email me të dhënat e kompanisë.

Mashtruesi: Më vonë…. cfarë synimesh keni?

Viktima: Dua të kthehet kapitali i investuar, në të kundërt do të bëj denoncim.

Mashtruesi: Vazhdo dhe bëje….

Viktima: A mund të më dërgoni dokumentacionin e kompanisë?

Mashtruesi (duke ngritur zërin): Duhet të paguani 5100 euro taksa për të marrë një rimbursim prej 51,000.00 euro, e qartë?

Viktima: Më thuaj më mirë…

Mashtruesi e mbyll telefonin

Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.

Mashtruesi: Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.

Viktima: Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.

Mashtruesi: Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje.

/OraNews

Etiketa: Autoritetet italianecall centermashtrimoperacioni DREAM EARNINGSpara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

17:59 : 07/07/2026
AKTUALITET

“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e Call Center-ave në 2025 që përfshijnë policinë

13:54 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në “Olea Residence” në Dhërmi, Granit Pepnika

15:10 : 03/07/2026
Para

Inceneratori i Elbasanit/ Kryemadhi del nga SPAK: Dhashë prova të reja

TË GJITHA

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:26 : 16/07/2026
Foto ilustruese

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar dhe babai i tij

17:13 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş