• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e pedagogëve, VOA: Vijon bojkoti i vitit të ri akademik, rritje pagash 50%

08:22 : 25/10/2022
në AKTUALITET

Në Tiranë, sindikatat e punonjësve universitarë protestuan sot për të gjashtën ditë me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje të pagave 50 për qind, si dhe të fondeve për kërkim shkencor. Profesorët pohuan se peticioni i tyre me 9 pika po shndërrohet në një platformë për një lëvizje reformuese të universiteteve. Qeveria ka deklaruar se është e hapur për dialog, por rritje pagash për ta nuk do të ketë në këtë prag dimri dhe krize ekonomike.

Profesorët dhe punonjësit e universiteteve bojkotuan mësimin javën e parë të vitit të ri akademik dhe po ashtu e nisën edhe këtë javë, Ata pohojnë se do të vazhdojnë protestën, derisa qeveria të miratojë kërkesat e tyre, që në thelb janë nisja e një platforme dhe një lëvizje për reformim themelor në universitete.

“Ka ardhur koha që platformat profesionale duhet t’i bëjnë profesionistët. Platformat nuk ka arsye pse të vijnë nga qeveria. Pra, ne nuk protesotjmë dhe të presim që qeveria të bëjë platformën për universitetin. Duke protestuar, duke kërkuar, duhet të jemi po ne vet që duhet të japim zgjiedhje”, thotë prof.dr. Enkeleda Olldashi nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës.

Profesorët po organizojnë në sheshin para korpusit qendror të universitetit një forum akademik me moton “Arsimi i lartë publik duhet të jetë një prioritet strategjik kombëtar”. Nga ky forum pritet të hartohet një platformë për reformimin dhe zhvillimin e universiteteve publikë.

“Këto janë kërkesa minimale si për pjesën e pagës ashtu edhe për kërkimin shkencor, i cili është shumë i rëndësishëm, thembra e Akilit për çdo universitet. Kjo është pika dy e peticionit tonë”, thotë dr. Klodian Dhoska, pedagog i Universitetit Politeknik.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Pedagogët theksuan se universitarët shqiptarë janë të fundit në rajon dhe në Europë për nga niveli i pagave, me të cilat përballojnë me vështirësi jetesën dhe financojnë nga vetja kërkimet dhe botimet shkencore.

“Na dëgjoni me ndërgjegje të hapur, se po iu trokasin në derë ata pedagogë që duan ndryshimin dhe që janë shumica. Po ju trokasin pedagogët e thjeshtë, që nuk janë kundërshtarë politikë, por duan të jenë partnerë në zhvillimin e universiteteve”, iu drejtua kryeministrit Rama nga tubimi dr. Andronira Burda, pedagoge e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Kryetari i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, lexoi një letër të hapur drejtuar autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe selive diplomatike perëndimore, ku u bëjnë thirrje që përmes reformimit të universiteteve të frenohet largimi i studentëve dhe pedagogëve nga vendi.

“Kryeministrit Rama i kërkojmë të ndalë intidimet ndaj drejtuesve të sindikatës së universiteteve të Shqipërisë, si dhe trupës akademike, dhe të trajtojë me seriozitet maksimal kërkesat, që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes në arsimin e lartë publik, si e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe frenimin e shpopullimit të vendit”, thotë Aleksandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve.

Pedagogët protestuan sot për të gjashtën ditë në sheshin para Universitetit të Tiranës, duke këmbëngulur në 9 kërkesat e tyre ekonomike të renditura në peticionin drejtuar qeverisë, duke i cilësuar minimale dhe të domosdoshme për mbiejetesën e tyre.

“Këto ditë kam parë kolegë të mrekullueshëm, të cilët kanë kurajon të marrin pjesë në protestë, pavarësisht presioneve, që debatojnë me argumente, e mbi të gjitha që reflektojnë formim e humanizëm. E unë besoj se kjo protestë veç të tjerave po krijon modele, të cilat dëshmojnë se indiferentizmi dhe frika mund të vriten, nëse je i formuar dhe guximtar”, thotë Albana Deda, pedagoge e Fakultetit Filologjik I Universitetit të Tiranës

Qeveria ka deklaruar se bëhet fjalë për protestën e një pakice pedagogësh, se pagat sapo u rritën në fillim të tetorit, se rritje tjetër pagash uniforme nuk do të ketë më, në këtë prag dimri dhe krize ekonomike. Autoritetet kanë deklaruar se janë të hapur për dialog mbi problemet që kanë aktualisht universitetet, por pa përmendur konkretisht temën kryesore të protestës, rritjen e pagave.

Marrë nga VOA

Etiketa: pedagogeprotestavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
Para

Lajm i trishtë/ Aksidentohet aktori i njohur, ndërron jetë në vend (Foto+Emri)

TË GJITHA

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom