• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosjet/ Vasili: Autoriteti qelbet erë, Ramës i hyri lepuri në bark

14:24 : 25/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me ligjin e votuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

Në një deklaratë për medit nga kryesia e Kuvendit, Vasili theksoi se votimi u bë pas një email anonim të ardhur nga ish-Sigurimi.

Vasili sqaroi se të përndjekurit duhet ta dinë se dosjet nuk do të hapen, ndërsa thekson se “pacavurja” që u votua nga Rama-Basha thotë se Autoriteti i Dosjeve vendos kush do të hapet dhe kush jo.

Deklarata e plotë:

Kuvendi ka bllokuar në mënyrë të turpshme projektligje tepër të rëndësishme të propozuara nga Partia e Lirisë.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

Ndërkohë që dyshja Rama-Basha të interesuar për të shpikur zhurmues për korrupsionin me miliarda euro të qeverisë bëjnë sikur shpikin nisma të vdekura propagandistike siç ishin nismat për ligjin e dosjeve dhe gjoja hapjen e tyre. Nismë që u prodhua në vapën e korrikut dhe u votua me urgjencë histerike në Kuvend.

Rilindasit në pushtet e opozitë të dyshes Rama-Basha nuk votuan fare hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrarë të Manipulimit të Dosjeve!

Rilindja dhe “rilindasit” me mëditje në opozitë votuan të enjten në mesnatë, me urdhër të një email-i anonim të Sigurimit, disa ndryshime jo e jo për hapjen e dosjeve, por për të ringjallur Autoritetin e vdekur të Manipulimit të Dosjeve, që u vetëvra më 26 korrik të këtij viti, pasi dështoi në mënyrën më të turpshme në manipulimin mafioz kundër Ilir Metës.

E para, për t’i dhënë fund talljes dhe mashtrimit me të përndjekurit politikë. Të gjithë të përndjekurit politikë duhet ta dinë të vërtetën, pra që dosjet nuk hapen fare. Ata duhet ta dinë se “paçavurja” që votuan rilindësit në pushtet dhe opozitë, e thotë e zeza mbi të bardhë, është vetëm Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve, i cili do të vendosë për secilin nëse hapet dosja dhe nëse i jepet apo jo informacioni i kërkuar.

E dyta: Dhimbja e thellë e të përndjekurve politikë u përdor thjesht si plaçkë tregu për pazarin e qelbur mes rilindasve në pushtet dhe rilindasve në opozitë, që u vunë në lëvizje në një ditë vape të korrikut dhe për turp e faqe të zezë me urdhrin e email-it të Sigurimit të Shtetit, të atij Sigurimi që edhe sot kontrollon fatet e atyre, që i vrau, i persekutoi dhe i internoi dhe e gjitha kjo tollovi vape behari vetëm për shkak se Edi Ramës i hyri lepuri në bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partinë e Lirisë.

E treta: Rilindasit në pushtet dhe rilindasit me mëditje në opozitë votuan vetëm pro Autoritetit të vdekur të Dosjeve, që më 26 korrik tregoi fytyrën si zorrë qorre e qeverisë kur manipuloi e shkeli çdo ligj, që konsumoi vepra penale pa fund, që prodhoi 7 vendime mafioze të manipuluara në një ditë, kur prodhoi deri edhe gjeneralitete false, kur manipuloi të vërtetat që nuk i luan as topi dhe që ulërijnë me dokumente shkresore të shkruara me shkrim dore.

Autoriteti që nuk i jep as informacionin e detyruar avokatit Gjokutaj ashtu si edhe Kuvendi i Shqipërisë që nuk i jep gjithashtu informacionin avokatit.

E katërta: Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve është sot nën akuzë me fakte, prova e dokumente dhe asnjë alibi politike apo juridike e dëshpëruar nuk e shpëton dot nga dënimi.

E pesta: Sot e kësaj dite ky Autoritet i Manipulimit të Dosjeve nuk iu jep për muaj e vite as përgjigje për informacionin e kërkuar as të përndjekurve politikë. Rasti i znj.Vera Bekteshi, e përndjekur politike, intelektuale dhe shkrimtare e njohur, nuk ka nevojë për koment. Çfarë talljeje! E pra, ky Autoritet i degraduar i Manipulimit të Dosjeve do të vendosë për hapjen e dosjes së çdo të përndjekuri politik.

E gjashta: Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve sot qelbet erë në mënyrë më të neveritshme se Sigurimi Shtetit dje dhe kërkohet të përdoret nga “Rilindja” si instrument për të vrarë pluralizmin, për të shantazhuar çdo kundërshtar që tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti. Ky është një objektiv i vdekur për Rilindjen ashtu si vetë Autoriteti i vetëvrarë i Manipulimit të Dosjeve.

 

Etiketa: autoritetdosjetRamavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025
Para

Formacionet e mundshme Benfica-Juventus

TË GJITHA

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

16:38 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com