• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Mal të Zi, kandidati shqiptar: Në elektorat dominon një pesimizëm

17:57 : 23/10/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Në orën 7 të mëngjesit janë hapur vendvotimet për zgjedhjet vendore në 14 komuna në Mal të Zi. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna. Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër gjenden partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus. Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje vendore del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike. Përveç kryeqytetit Podgoricës, që ka më së shumti elektorat, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijelo Polje, Pljevlje, Rozhaje, Budva, Danilovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhabljak, Pluzhine dhe Shavnik

Nga 14 komuna, që janë sot në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviç me partnerët në koalicion. Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac.

Në komunën e Tivarit, që është qytetit i dytë me afro 40 mijë votues, zgjedhjet po zhvillohen të qeta dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Vëzhguesi në vendvotimin e Ostrosit, Elez Hoxha vë në dukje se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

“Procesi i votimit ka filluar në orën e paraparë dhe çdo gjë po vijon mirë. I gjithë materiali zgjedhor është në dy gjuhë”, thotë zoti Hoxha.

Lexo edhe:

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

Ndërkaq vëzhguesi Savo Saviç tha se “procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar”. “Mendoj se ky proces zgjedhor po përmbush standardet e parashikuara”, thotë ai. Kandidatët për këshilltar nga zona Krajës, në këtë komunë, presin që këto zgjedhje të ndikojnë, pak a shumë, në ndryshimet ekonomike dhe në mirëqenien e kësaj popullate. Kandidati i SocialDemokratëve, Beqir Berjashi shpreh besimin se zona e Krajës do të ndryshojë në të mirë.

“Përpjekjet e mia do të jenë maksimale për Krajën sepse njoh çdo familje dhe fshat në këtë rajon dhe i njoh nevojat e këtij vendi më shumë se çdokush tjetër sepse jam rritë dhe kamë përfunduar karrierën time dhe do ta përfundoj edhe jetën time në Krajë”, tha zoti Berjashi.

Ndërkaq, kandidati për këshilltar i koalicionit të Lëvizjes Qytetare URA dhe Alternativës Shqiptare, Artan Çobaj tha se investimet në këtë rajon ndihmojnë mirëqenien e kësaj popullate.

“Nëse bëhen investimet e duhura do të kemi një zhvillim dhe entuziazëm tjetër. E shoh që në elektorat dominon një pesimizëm, por shpresoj që ajo do të shuhet pas këtyre zgjedhjeve”, tha zoti Çobaj.

Kandidati për këshilltar i Partisë Demokratike të Socialistëve Naser Kraja beson në zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Zgjedhjet janë një proces që determinon bindjen e zgjedhësve kështu që para së gjithash shpresoj që kjo ditë të kalojë në mënyrë të qetë dhe paqësore. Çdokush ta kryej obligimin e vet qytetar”, tha zoti Kraja.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Nga 14 komuna, që janë sot në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviç me partnerët në koalicion. Vendvotimet do të mbyllen në orën 20, kurse rezultatet paraprake të zgjedhjeve pritet të komunikohen sonte gjatë natës./VOA

Etiketa: gjukanovicmali i zizgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
BOTA

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

17:17 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
Para

VIDEO/ Besëlidhja bën surprizën në Korçë, i merr barazimin Skënderbeut

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş