• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Gjici: Palo tifozët mos t’i shoh më në stadium, ekipit i jap këtë porosi!

18:41 : 20/10/2022
në SPORT

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici ka prekur tema të ndryshme gjatë prononcimit të sotëm për shtypin, duke u nisur nga dënimi për shkak të goditjes së një tifozi ndaj Tedi Carës në duelin me Partizanin në “Kukës Arena”, ecurisë së mirë të skuadrës së Dobit në ndeshjet e fundit dhe kompleksit të ri sportiv “Ilirjan Thaçi”.

“Dënimi për tifozët? Ajo çfarë unë sot do t’u thoja tifozëve, është se kjo vepër madhështore e bërë në Kukës, një stadium madhështor, është bërë pikërisht për standarde në sport. E patë se me presidentin e FSHF inauguruam fushën stërvitore. Lojtarët janë për të bërë gola. Nëse një lojtar shënon dhe goditet duke dëmtuar investimin dhe imazhin, nuk është normale. Në fakt ka tifozë Kukësi, por janë një pjesë që nuk duhen pranuar në stadium. Me sa di unë, policia ka bërë veprimet e veta për personin përgjegjës në kundërshtim me ligjin. Stadiumi monitorohet nga kamera.

Pamjet filmike janë dërguar në polici dhe ai person është para drejtësisë. Këto persona jo vetëm që do të dënohen, por nuk do të lejohen më në stadium. Ato që prishin stadiume të reja, nuk i duhen ekipit të Kukësit. Kërkoj nga Security dhe Policia Bashkiake që të merren masa ekstreme. Të respektohet rregullorja 100%.

Ju lutem tifozëve që e duan Kukësin dhe që janë shumë, por që vijnë 10-15 pseudotifoza, të mos i lejojmë në stadium. Dëm ekonomik sepse kemi paguar miliona nga këta persona. Të dënosh tifozët pa asnjë faj dhe klubin, do të kërkojmë llogari. Ka dalë edhe ligji që policia bashkiake ka detyrim ligjor për të siguruar ndeshjen. Ne do t’i evidentojmë të gjithë personat problematikë.

5 fitore radhazi mes Kupës e kampionatit?

Lexo edhe:

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

Natyrisht që rezultatet tregojnë se Kukësi ka ekip. Është puna e mirë e trajnerit me rezultate dhe e shoh në ngjitje, por kanë akoma për të dhënë. Kampionati është i gjatë dhe nuk e përcaktojnë 3 ndeshje. Ishte fillimi më i keq, por besoj se e ka marrë veten. Duhet të jemi me këmbë në toke, sepse të gjitha ekipet janë aty-aty. Edhe me Erzenin kishim probleme që natyrisht trajneri i sheh dhe stafi teknik i shohin.

Kështu është futbolli. Duhet të jemi me këmbë në tokë, t’i marrim ndeshjet një nga një e të shkojmë te objektivi që kemi. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve pasi u kthyem në Kukës që të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ky stadium është pronë e të gjithëve. Nuk duhet të lejojmë që të vijnë palo tifozë për të shkatërruar ndeshjen. Unë nuk do të lejoj më që këta tifozë të bëjnë të tilla gjestesh. Nuk duhet të bëjnë gjëra të shëmtuara.

Kompleksi i ri sportiv “Ilirjan Thaçi” dhe akademi në Kukës?

Ju e patë që sa u hap fusha erdhën shumë njerëz. U pa se çfarë zhvillimi ka. Disa thonin pse stadium?! Ja që stadiumi sjell anë ekonomike, sepse nuk është vetëm për ndeshje. Shumë fëmijë kanë ardhur aty. Kukësi U21 kishte tifozë sa një ndeshje e ekipit të parë. Për fëmijët e kuksianëve, do të shkojmë drejt ndërtimit të një akademie. FSHF dhe Qeveria kanë kërkuar tokë në Kukës për të ndërtuar edhe fusha të tjera stërvitore. Në Shishtavec do të bëhet një fushë, një në Shtiqën, një në Bicaj dhe 3 në qytet.

Besoj se do të kemi një akademi, sepse duam prodhim nga qyteti jonë. Ekipi është i Kukësit, por normalisht do të ketë edhe lojtarë nga jashtë dhe nga qytete të tjera. Fanella e Kukësit tani ka shumë peshë. Do ti vijë koha edhe akademisë, por duhet që brenda vitit 2023 të përfundojmë të gjitha këto fusha. Përveç fushës qe kemi, do të kemi edhe 5-6 fusha të tjera”.

Etiketa: gjiciKukësistadiumtifozët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

21:56 : 09/09/2025
AKTUALITET

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:28 : 04/09/2025
SPORT

Mesfushor nga Argjentina që vjen nga amatorët, Kukësi prezanton përforcimin e radhës

18:18 : 04/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
Para

Salianji: Vdekja e Leart Kurtit e ngjashme me vrasjen e Klodian Rashës

TË GJITHA

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

15:00 : 06/10/2025

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025

“Liri, shpresë apo zhgënjim”: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

14:43 : 06/10/2025

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com