• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbledhja për sulmet kibernetike, Begaj nuk fton asnjë lider të opozitës

18:45 : 10/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre, duke e konsideruar thelbësore në identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik të muajit korrik.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike ndaj portalit qeveritar, E-albania dhe sistemit TIMS. Aty është thënë se e gjithë vëmendja e autoriteteve shqiptare tani është te forcimi i kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve të tilla, dhe është konfirmuar që duhet të vazhdojë “bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në”.

Shqipëri: Pushteti dhe opozita përplasen për sigurinë kibernetike

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut. Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.

Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane. Opozita në Shqipëri, por edhe ekspertë të sigurisë, kanë kërkuar një mbledhje të tillë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare prej kur ka ndodhur sulmi i 15 korrikut. Në mbledhjet e kaluara është ftuar lideri i opozitës, mirëpo këtë herë Begaj nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të saj.

Lexo edhe:

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

Protestuesit vijojnë marshimin nëpër kryeqytet: Opozita jemi ne

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Më herët gjatë ditës së hënë, hakerët e grupit, Homeland Justice kanë publikuar në Telegram të dhëna mbi punonjësit e Policisë së Shqipërisë. Në listën me detajet e rreth 300 policëve është parë mbishkrimi “mbase këta këtu janë objektivat e radhës”. Ditë më parë në këtë faqe online janë publikuar edhe e-mailet e shkëmbyer nga Gledis Nano, në kohën kur mbante postin e drejtorit të Njësisë Anti-terror në Policinë e Shqipërisë.

Një tjetër material sensitiv i publikuar nga Homeland Justice ka të bëjë me të dhënat e shtetasve shqiptarë të dyshuar ndër vite për krime të ndryshme.

Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik. Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit./rel

Etiketa: Bajram Begajopozitasulmet kibernetike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin nëpër kryeqytet: Opozita jemi ne

21:32 : 09/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Lirime nga detyra dhe emërime, Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

14:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

PD mbledh Kryesinë, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

19:58 : 27/05/2026
BOTA

Policia hyn me forcë në selinë e opozitës, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara

17:46 : 24/05/2026
Para

Misteri/ Gjendet një automjet i djegur në Fier (VIDEO)

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet