• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë

Shtatë vjet pas inaugurimit, shëtitorja këmbësore e Bulqizës që kushtoi 820 mijë euro, është dëmtuar pasi pllakat me të cilat u ndërtua janë shkërmoqur prej ngricave.

11:30 : 10/10/2022
në AKTUALITET
Pedonlja e Bulqizës/ Foto: Hysen Likdisha

Pedonlja e Bulqizës/ Foto: Hysen Likdisha

Bashkia e Bulqizës ishte një ndër përfituesit më të vegjël të projektit të qeverisë të pagëzuar si “Rilindja Urbane” dhe mori vetëm 1,9 milion euro ose 0.7 për qind të 365 milion eurove të shpenzuara si pjesë e këtij programi në rikonstruksion të qendrave urbane, rrugëve e shkolla.

Gati gjysma e këtyre parave, rreth 820 mijë euro, shkuan për ndërtimin e asaj që u pagëzua si pedonalja e qytetit. Projekt u prezantua nga qeveria si zhvillim i rëndësishëm.

“Projekti që shndërron një rrugë pa standarde sot, në një pedonale shplodhëse dhe i ndryshon konceptin por edhe cilësinë Bulqizës në shërbim të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë në qershor 2015.

Por 6 vjet pasi u inaugurua rrugica është kthyer sërish në një kantier ndërtimi, pasi pllakat prej guri që u përdorën në ndërtimin e saj u thyen dhe u shkulën.

Lexo edhe:

Video/ Brenda 24 orësh, Rama kthen timonin për Zvërnecin

Kush është pas projektit të Zvërnecit? Abilekaj: Rama foli për tradhtarë, por nuk bëri transparencë

Aktivistët e shoqërisë civile ankohen së investimi tashmë ka shkuar dëm.

“Kjo gjysmë pedonale ka degraduar totalisht, ka nisur shkallmimi i plakave edhe në gjysmën tjetër”, thotë Danjel Bica, kryetar i Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor.

Ndryshe, drejtuesit vendor e shohin situatën më rozë. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, bashkia e Bulqizës i minimizoi dëmet.

“Ka pësuar disa dëmtime të vogla”, tha ajo.

Megjtihatë, pushteti vendor do të investojë këtë vit 24 milionë lekë për të rehabilituar pjesë të pedonales në sheshin kryesor sëbashku me muzeun e qytetit. Pjesë të tjera po rikonstruktohen në funksion të rehabilitimit të kanalizimeve.

Ky nuk është projekti i vetëm i “Rilindjes Urbane” i dëmtuan në më pak se një dekadë nga ndërtimi. Në Berat, me justifikimin e punimeve të dobëta sheshi kryesor i qytetit i bërë si pjesë e “Rilindjes Urbane” iu nënshtruar një rikonstruksioni të ri, në të cilin u shtua edhe një parkim”.

Në Kukës për shkak të një defekti në kanalizime, një pedonale e ngjashme u kthye në shqetësim për qytetarët për shkak të erës së rëndë të ujërave të zeza.

Pllakat u thyen nga ngrica

Projekti i pedonales në Bulqizë u financua në fazën e parë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe përfshiu edhe ndërtimi i Unazës së Poshtëme të qytetit, të njohur sot si rruga Dilaver Sinani, si dhe rikonstruksioni i fasadave, në lagjen Gjeologu.

Vlera e këtij investimi, realizuar ndërmjet viteve 2015-2016, ishte 101 milion lekë.

Kryeministri Edi Rama e mburri atë si projektin e parë që sillte ndryshime cilësore në Bulqizë “pas njëzet e kusur vitesh rrënim e braktisje në balte dhe në pluhur”.

Por ndërsa fillimisht shëtitorja, ngjalli shpresë ndryshimi te banorët, ajo u kthye në pak kohë në një problem për qytetin.

Rrasat e gurit me të cilat ajo është shtruar, kanë dalë pjesërisht nga vendi në të gjithë gjatësinë e saj. Pjesë të tyre janë thërrmuar.

“Është një investim i dështuar”, thotë Ferat Kurti, qytetar i Bulqizës. Kurti thotë se vetë ndërhyrjet e bashkisë për të rikonstruktuar pjesë të saj, tregon problemet që pati projekti.

“Këtë e konfirmojnë edhe ndërhyrjet që po bën bashkia, në qendër të qytetit dhe tek policia, për meremetimin e defekteve të bllokimit të kanaleve të rrjedhjes së ujrave të zeza”, thotë Kurti.

Në fakt vetë bashkia pranon në përgjigje të saj se projekti nuk ka marrë parasysh kushtet e qytetit dhe as temperaturat e tij.

Shëtitorja është realizuar me pllaka guri nga mali i  Tomorrit, por këto shkërmoqen në temperatura të ulëta dhe ngrica që në Bulqizë janë të zakonshme.

Nga ana e saj bashkia pranon se dëmtimet “kanë ardhur më së shumti, si pasojë e ngricave gjatë periudhës së dimrave të kaluar”, por thotë se shëtitorja nuk e ka humbur funksionin kryesor të saj.

Në përgjigje të pyetjeve bashkia i tha BIRN se do i riparonte dëmtimet. “Bashkia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që këto dëmtime të riparohen dhe të bëhet kthimi në normalitet i pedonales”, thuhet në përgjigje.

Por Danjel Bica, kryetar i “Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor”, ka dyshime që rruga e kryen këtë funksion. Ai thotë se vecc shtrimit me pllaka guri që ka rezultuar problematik, pedonales i mungonte rikualifikimi urban, ndërsa në të nuk ishte parashikuar as gjelbërim dhe as sheshe për pushim të banorëve.

“Ajo që mua si ekspert mjedisor më dhëmb shumë, është mungesa totale e gjelbërimit dhe shesheve të pushimit, në të gjithë shtrirjen e kësaj pedonaleje”, tha ai.

/Reporter.al

Etiketa: bashkia e bulqizespedonaleprojektrikonstruksionRilindja Urbane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Brenda 24 orësh, Rama kthen timonin për Zvërnecin

18:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kush është pas projektit të Zvërnecit? Abilekaj: Rama foli për tradhtarë, por nuk bëri transparencë

22:46 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Projekti i Zvërnecit i pafinalizuar”/ Beci për deklaratën e Ramës: Pse është rrethuar prona pa leje?

21:35 : 01/06/2026
AKTUALITET

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë € i familjes Trump në Shqipëri?

22:49 : 31/05/2026
AKTUALITET

E vërteta pa filtra për Zvërnecin dhe lidhjet me Edi Ramën

14:33 : 31/05/2026
AKTUALITET

“Nesër live”/ Rama: Do them të vërtetat për “Zvërnecin”!

14:18 : 31/05/2026
Para
Të rinjë shqiptarë në shërbim në ushtrinë greke

VIDEO/ Kënga shqip në ushtrinë greke “tërbon” gazetarin: Duan "Shqipërinë e Madhe"!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom