Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë vendosur në Greqi që pas rënies së diktaturës, tashmë janë integruar në shoqëri dhe kanë rrëzuar mitin nacionalizmit të egër grek, duke ndërtuar shoqëri e madje dhe lidhje dashurie e martesore me vendasit.
Por, pavarësisht kësaj duket se ndjenja e nacionalizmit (të tepruar) ringjallet sa herë flitet dhe dëgjohet muzikë shqip, kryesisht në rrethana që lidhen me legjislacionin vendas dhe sektorin e shërbimeve shtetërore, si Marina, Policia apo Ushtria.
Në një postim të bërë së fundmi në Tëitter është gazetari i njohur grek Andreas Mountxouroulias, ai që sulmon hapur shqiptarët, teksa ndan një video që qarkullon në rrjete sociale dhe tregon një djal shqiptar në shërbim në ushtrinë greke, duke kënduar këngë kuqezi.
“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, shkruan Mountxouroulias përkrah videos.
Kaq ka mjaftuar që edhe media të tjera greke të shpërëndajnë lajmin, duke shkruar se “tashmë në ushtrinë tonë shërbejnë njerëz me origjinë shqiptare! Formojnë me duar shqiponjën e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe” dhe këndojnë këngë shqipe!”.
Ο Ελληνικός Στρατός έχει “αλωθεί”!
Σε λίγο έρχεται και άρθρο.
Αλβανικά τραγούδια εν ώρα υπηρεσίας.
Το βίντεο ανέβηκε σε αλβανική σελίδα στο Facebook pic.twitter.com/dSvc6pY3Eu
— Andreas Mountzouroulias 🇬🇷 (@andreasmoun) October 6, 2022
Ndërkohë, gazetari paralajmëron se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues sipas tij.
Sakaq, në postimin e tij vihen re komente të shumta në mbështetje të djaloshit shqiptar që shërben në ushtrinë greke.
“Respekt për të rinjtë shqiptarë që kanë lindur dhe jetojnë në një shtet të korruptuar, Zoti ju ruajt vëlla nga këta racistë”, thuhet në një prej tyre.
Ndërkaq, në një koment tjetër thuhet: “Ai është shqiptar dhe këndon si shqiptar në ushtrinë greke. Ai ka zemër dhe ne jemi krenarë për të”.
Sipas mediave greke, procedurat “express” kryesisht nën qeverinë e Alexis Tsipras bënë që shumë emigrantë shqiptarë që kanë lindur dhe kanë jetuar përgjithmonë në Greqi të fitonin nënështetësinë, duke u bërë automatikisht edhe shtetas të BE-së.
Kjo i detyron ata që të kryejnë edhe shërbimin në ushtrinë greke që zgjat deri në 12 muaj!