• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U zbërthyen” nga dëshmia e dy vëllezërve, zbardhet dosja e “killerave” të Durrësit

15:03 : 06/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një grup i strukturuar kriminal që kryente vrasje kundrejt pagesës u çmontua nga policia e Durrësit, e cila vuri në pranga 14 persona mes të cilëve një polic burgjesh dhe një ushtarak dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.

Të implikuar në ngjarjet kriminale është dhe Kasandër Noga i arrestuar në Belgjikë dhe Ilirian Peçi i arrestuar në operacionin “Plumbi i artë”.

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

14 të arrestuarit kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Durrësit, ndërsa është publikuar dosja hetimore, në të cilën jepen detajet se si ndodhi rrëmbimi që çoi në zbërthimin e disa prej vrasjeve.

Dosja:

Lexo edhe:

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj ishin duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Piaggio” në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e datës 4 tetor teksa nga pas i afrohet një makinë e zezë dhe i godet nga pas.

Ndërkohë që po përpiqeshin që të merrnin veten nga përplasja në tokë, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrojnë një tjetër makinë, tip BMË dhe prej saj dalin katër persona. Teksa i godisnin me shkelma dhe grushte vëllezërit e shtrirë në tokë, personat në fjalë marrin me forcë në makinë Indrit Beqirajn, ndërsa Gentiani mbeti në mes të asfaltit dhe instiktivisht kapi telefonin duke njoftuar policinë se i kishin rrëmbyer vëllain.

Siç pasqyrohet edhe në dosjen hetimore, në këtë moment, forca të shumta policie kanë bërë rrethimin e zonës në Durrës si edhe kanë njoftuar komisariatet në qytetet përreth për një makinë të zezë me targa “117”, në të cilën ndodhej një person i rrëmbyer.

E gjitha zgjati gjysmë orë dhe në radio policët që po kërkonin makinën, me cila mund të kishte në bagazh Indrin Beqirajn njoftohen se ai kishte shkuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit duke bërë një denoncim se e kishin marrë peng. Të dy vëllezërit shprehen në polici se i kishin njohur pengmarrësit, të cilët sipas tyre ishin persona të afërt me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”.

Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës.

Siç shprehen prokurorët në dosje, Indrit dhe Gentian Beqiraj kishin marrë një porosi nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.

Sipas vëllezërve, porosia për vrasjen e Arben Mërkurit kishte ardhur nga Kevin Zeneli (Suçi), i cili iu kishte dhënë atyre edhe disa armë zjarri për të realizuar qëllimin.

Sa i përket vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, vëllezërit tregojnë se ajo ishte porosi nga Kasandër Noga në Belgjikë. Madje, në dosje thuhet se vëllezërit kishin nisur vëzhgimin e Hasanbelliut që rrinte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por e kishin parë si “objektiv të vështirë” dhe prandaj nuk kishini vepruar.

Përballë hezitimit të tyre, kishte vepruar vetë Kevin Suçi që mori porosinë nga Noga duke qëlluar me kallash gabimisht ndaj Erjon Çelës, të cilin e kishte ngatërruar me Geron Hasanbelliun.

Çela mbeti i vdekur në vend pa patur asnjë lidhje me ngjarjen në 4 janar të këtij viti, kurse dy vëllezërit Beqiraj ndihmuan Kevin Zenelin (Suçin) që kishte kryer vrasje që të largohej nga Shqipëria.

Mes të arrestuarve janë edhe 12 persona të tjerë krahas vëllezërve Beqiraj, të cilët janë përfshirë në të gjithë këtë grup kriminal. Pjesë e listës janë ata që morën peng vëllezërit Beqiraj, si edhe personat që siguruan armët dhe lëndët eksplozive. Spikasin në këtë listë polici Flamur Bejko, i cili i kishte kërkuar atyre vrasjen e dy personave në Durrës duke i dhënë paraprakisht 3 500 euro, si edhe një ushtarak i quajtur Altin Celami, i cili shërbente si person që ruante armët e grupit dhe u siguronte atyre të tjera.

Etiketa: deshmiDurresGentian Beqirajgjykata e durresitgrup kriminalhetimeIndrit Beqirajporositesivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025
RAJONI

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

10:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025
AKTUALITET

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

22:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025
Para

Shtyhet seanca për ekstradimin e “bosit” të kriptomonedhave

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com