• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e pedagogëve, VOA: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik në Shqipëri

21:35 : 05/10/2022
në AKTUALITET

Në Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike zhvilluan sot një tubim proteste, ku kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe rritje page 50 për qind për pedagogët.

Ata njoftuan që nuk do të nisin vitin akademik më 17 tetor, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Qeveria nga ana e saj miratoi sot një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë për një rritje 8 për qind të tjera me fondet e tyre. Organizatorët e protestës para ndërtesës qendrore të Universitetit të Tiranës pohuan se peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë e kanë nënshkruar mbi 85 për qind të pedagogëve në Tiranë dhe në rrethe.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagës, me dy faza 30 për qind një vit dhe 20 për qind vitin tjetër. Pedagogët pohuan se pagat e tyre janë aktualisht më të ulëta se në Kosovë e Maqedoni të Veriut, dhe se praktikisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni.

“Ne kemi qysh në 2019, që i kërkojmë qeverisë këto të drejta tona me shkresa, derisa në shtator nisën peticionet, po ashtu u bë më 15 shtator ia kemi çuar mesazhet, me takimin e ministres më 23 shtator, si dhe protesta e sotme, që siç e shihni janë të pranishëm mbi 700 pedagogë dhe punonjës të tjerë të universiteteve”, thotë profesor i asociuar Klodian Dhoska, drejtues i Sindikatës së Universitetit Politeknik.

Lexo edhe:

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

Pedagogët pohuan se presin një trajtim dinjitoz nga qeveria, e cila nuk po i shqyrton seriozisht kërkesat e tyre dhe se ende nuk gjetën mirëkuptim. Ministrja e arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se pas një mbledhje qeverie se për universitetet u vendos një rritje pagash 15 për qind, nga të cilat 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, ndërsa universitetet mund të rritin pagat e pedagogëve 8 për qind të tjera me ardhurat e veta.

“Deri në 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, pastaj janë vet universitetet me autonominë, që gëzojnë, me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit, që mund të miratojnë rritje edhe përtej këtij niveli minimal dhe këtë rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, thotë zonja Kushi.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ndërtime të reja në kampusin studentor dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku gjatë një veprimtarie atje theksoi se qeveria do t’u njohë universiteteve të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet.

Universitetet duhet të shfrytëzojnë më mire, sipas tij, hapësirat e gjera të autonomisë së tyre si në kërkimin shkencor ashtu edhe në përmirësimin e kushteve dhe të pagave, me fonde të vetëfinancimit, me fonde europiane dhe financimeve me projekte.

“S’mund të ketë për botën akademikët një pagë uniforme, të gjithë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom, jeton, punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme midis shtetit si ndërmjetës dhe tregut si ofertues”, thotë zoti Rama.

Por sindikatat e pedagogëve janë të vendosur në kërkesat e tyre, që mbështeten nga pjesa dërrmuese e punonjësve të arsimit të lartë. Ata pohojnë se shumica e universiteteve kanë si burim të ardhurash vetëm pagesat e studentëve dhe nuk mund të ngrenë me paratë e studentëve pagat e tyre.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në UT, Enkelejda Olldashi, thotë se në kërkesat e pedagogëve bëhet fjalë për të rritur pagën bazë, që e jep shteti, dhe që lidhet me titujt dhe punën e tyre shkencore, por kjo nuk duhet ngatërruar me fitimet e disa universiteteve, të cilat mund të shpërndahen si shpërblime e jo si paga.

“Perfomanca e universitetit nuk duhet të lidhet me pagën bazë. Paga bazë duhet të jetë njëlloj në të gjithë universitetet dhe ajo lidhet me titullin e profesorit. Një profesor në Korçë a Elbasan e kudo është njëlloj profesor si unë në Tiranë. Performanca e universiteteve mund të ndikojë tek shtesat mbi pagë, të cilat universitetet në varësi të të ardhurave mund të stimulojnë stafet e tyre për një produkt akoma më të mirë. Por këto shtesa nuk duhet të lidhen me pagën bazë”, thotë zonja Olldashi.

Në peticionin me 9 pika pedagogët kërkojnë rritje të pagave të tyre dhe për administratën e universiteteve, rritje të financimit për kërkimin shkencor, pagesën e orëve shtesë për pedagogët e jashtëm, e cila tani është 5-8 euro, pagesën e vjetërsisë në punë mbi 15 vjet karrierë, shpërblime për laborantët gjatë procesit akademik, mosfrenimin e procedurave për tituj shkencorë, si dhe transparencë financiare në universitet.

Marrë nga VOA

Etiketa: protestaShqiperivit akademikvoa

Lajme të lidhura

RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
Para

VIDEO/ Messi fantastik, realizon supergol ndaj Benfikës

TË GJITHA

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025

Shehaj: SPAK duhej të pezullonte nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Ballukut

18:29 : 31/10/2025

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com