• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e pagave, nesër mbahet protesta e pedagogëve, sindikata thirrje akademikëve

10:08 : 04/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka publikuar thirrjen për mbështetjen e protestës së pedagogëve në orën 11:00 të datës 5 tetor.

Protesta do të organizohet përballë universitetit Politeknik të Tiranës ku do të kërkohet plotësimi i kërkesave të pedagogëve, mes tyre rritja e pagave.

Kujtojmë që para disa ditësh pedagogët zhvilluan një takim me ministren e arsimit Evis Kushin por pa asnjë rezultat pasi kërkesat e arsimtarëve nuk u pranuan çka po i detyron ata që të vazhdojnë rrugën e protestës.

Thirrja e plotë nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë:

“Të dashur kolegë të IAL-ve publike! Të dashur Profesorë të IAL-ve publike! Të dashur pedagogë të rinj të IAL-ve publike!

Lexo edhe:

Skandali me provimin VANAF, Ministria e Arsimit përdor nxënësit 10-vjeçarë si “kavie” vetëm për fasadë

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Të dashur punonjës ndihmës akademikë dhe administrativ të IAL-ve publike! Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Në datën 5 Tetor, ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Do na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës tonë do të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare.

Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse! Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional, që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirës publike, larg interesit të politikës së ditës.

Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Le ta bëjmë këtë godinë Simbolin e Qëndresës Akademike!

Të nderuar drejtues të IAL-ve publike! Lutemi të qëndroni në lartësinë e detyrës/funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apo
intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.

Note: Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Në anën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës “Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për
shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”.

Kërkesat e tyre konsistojnë:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.

2 Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.

Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.

Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.

Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.

Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%.

Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.

Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”.

Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti.

3 Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i që të ushtrojë kompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).

Etiketa: evis kushiministria e arsimitpedagogetproteste 5 tetor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me provimin VANAF, Ministria e Arsimit përdor nxënësit 10-vjeçarë si “kavie” vetëm për fasadë

13:35 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

11:32 : 15/05/2026
AKTUALITET

AADF fut në “kthetra” edhe arsimin: Provimet e shtetit dhe Matura i kalojnë një agjencie “hibride”

16:41 : 30/03/2026
AKTUALITET

Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda të KLSH-së

10:12 : 01/02/2026
AKTUALITET

Mazhoranca nuk merr pjesë në Komisionin e Edukimit, Boçi: Lojëra politike, kanë frikë

18:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

20:42 : 26/09/2025
Para

Putin përballë botës

TË GJITHA

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom