• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i Antimafias për 2021: 18 mln euro do pastroheshin në Tiranë

Grupet kriminale shqiptare po sigurojnë kokainë dhe heroinë me çmime konkuruese për tregun italian falë lidhjeve në Amerikën Latine. Kështu thuhet në raportin e Antimafias në Romë të dorëzuar në Senatin italian ku theksohet se shqiptarët vazhdojnë të transportojnë edhe marijuanë përmes detit në vendin fqinj. Dokumenti citon edhe sekuestrimin e 18 milionë eurove që po pastroheshin në një bankë në Tiranë.

18:26 : 01/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Antimafia italiane ka prezantuar në Dhomën e Senatit raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021 ku thekson se grupet kriminale shqiptare kanë marrëdhënie të qëndrueshme me organizatat kriminale mafioze italiane.

Ato, sipas dokumentit, kanë gatishmëri për të ofruar lëndë narkotike me çmime konkurruese.

Vitin e kaluar sipas Antimafias, shqiptarët  janë në gjendje të qarkullojnë sasi të mëdha kokaine dhe heroine falë bashkëpunimit me shqiptarë të tjerë të pranishëm kryesisht në Shqipëri si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera të Europës.

Por sipas dokumentit italian grupet kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në menaxhimin e transportimin përmes detit të ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilës është Shqipëria.

Në raport evidentohet operacioni i nëntorit 2021 i kapjes së 18 milionë euro për qëllim riciklimi në një bankë shqiptare ne Tiranë e për llogari të sipërmarrësit italian i dënuar për bashkëpunim mafioz.

Lexo edhe:

A po ndërtohet Tirana mbi para të pista?

EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona

Francesco Zummo, 90 vjeç, i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas dhe Bernardo Provenzanos është akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Në periudhën kohore marrë në analizë, krahas masave të kryera si pjesë e aktiviteteve hetimore të lidhura, vihet re arrestimi dhe sekuestrimi të rreth 31 milionë eurove, 13 prej të cilave të depozituara në një fond banke në Nassau (BHS) dhe 18 në një institucion krediti në Tiranë të paguara nga sipërmarrës i njohur palermitan Zummo dhe kontabilisti i tij Fabio Petruzello.

Të arrestuarit në thelb, siç shkruan ky raport, duke përfituar nga dështimi i procedurave të letërporosive ndërkombëtare, kërkonin të zhvendosnin kapitalin e madh në rastin e fondeve të transferuara në Shqipëri.

Në raport theksohet niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri që ka favorizuar aktivitetin kriminal te grupeve shqiptare.

DIA italiane ka komunikuar gjithashtu se në këtë periudhë kohore ka kapur 177 kriminelë të shpallur në kërkim, ka ekzekutuar 1325 operacione, ka vënë nën arrest 11 478 persona, e i ka sekuestruar grupeve kriminale e mafioze pasuri mbi 7.5 miliardë euro.

/Ora News/

Etiketa: antimafiapastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po ndërtohet Tirana mbi para të pista?

12:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona

15:16 : 12/07/2025
AKTUALITET

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

20:13 : 11/07/2025
AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pastronin paratë e drogës në Verona, familjes shqiptare i sekuestrohen 4 mln euro pasuri

11:43 : 03/07/2025
AKTUALITET

Si e nisi aktivitetin “biznesmeni” Dritan Gjika duke shitur tonelata kokainë, lidhja me presidentit ekuadorian

20:34 : 17/06/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Durrës, makina përplas fëmijën 3 vjeç

TË GJITHA

SHBA do kërkojë garanci deri në 15 mijë $ për qytetarët që aplikojnë për vizë turistike, kush preket

12:47 : 05/08/2025

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

12:46 : 05/08/2025

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë

12:38 : 05/08/2025

Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i tij në Vlorë

12:33 : 05/08/2025

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

12:10 : 05/08/2025

“Bankers”/ Nis seanca në Apel, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë ndryshim mase sigurie 

12:04 : 05/08/2025

Abuzuan me fondet, dërgohen në gjyq ish-presidenti dhe zv.presidentja e Urdhrit të Stomatologut

11:52 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com