• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flamur Golemi i Gjirokastrës zbulon mashtrimin e Edi Ramës me rrugën e Zhulatit

08:48 : 29/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, me apo pa dashje, ka zbuluar një mashtrim të kryeministrit Edi Rama për rrugën e fshatit Zhulat. Kreu i qeverisë, në një status në facebook, shkroi se drejt përfundimit një rrugë, e cila do të krijonte akses edhe për banorët e fshatit Zhulat. Por, Rama “ngatërroi” rrugët e fshatrave, pasi për të shkuar në fshatin Zhulat, i cili është një nga 100 fshatrat turistikë, vetëm me “qerre” mund të shkosh. Dhe, këtë mashtrim të Ramës e zbuloi Golemi, i cili, në të njëjtën kohë kur Rama bëri këtë status, hapi një tender për “rehabilitimin e rrugës për në Zhulat”. Por, nga karahasimi i fotove të Ramës me ato të Golemit ka një ndryshim tepër të madh. Golemi shkruan se rruga është tepër e amortizuar, ndërkohë që Rama poston asphalt dhe rrugë të zgjeruar. Tani, kujt t’i besojnë qytetarët apo banorët e zonës, Ramës apo Golemi?!

Statusi në facebook i Ramës që shkruante se banorët e fshatit Zhulat kanë akses në rrugën e re Kardhiq Delvinë
Komentet në statusin e Ramës

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama shkruante në facebook “drejt përfundimit ndërtimi i rrugës së Fushë Bardhës, që do të bëjë të mundur krijimin e aksesit për banorët e fshatrave përreth si: Fushë Bardhë, Zhulat, Taroninë me aksin e ri Kardhiq-Delvinë🤝. Ky segment jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen, por do të krijojë një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor për zonat përreth”. Ndërkohë, BoldNeës.al kontrolloi edhe komentet poshtë këtij statusi, ku qytetarë të ndryshëm kanë “kritikuar” Ramën. “Ore zotëri, ku e kap Zhulatin kjo rruga more se na habite. Eja në Zhulat një herë edhe shikoje që rruga e Zhulatit nuk ka lidhje me këtë që reklamon ti. Kur të vish eja me mjet të fortë, ndonjë zetor sepse makinat e mira prishen nga rruga me gropa edhe pa investim. Hë t’u bëfsha” shkruan një qytetar. Ndërkohë, një tjetër shkruan se “është një rrugë ku mezi mund të shkëmbehen dy vetë me biccikleta!”. Një tjetër person shkruan se “tani e ka radhën Zhulati, se e kemi në 100 fshatra”, ndërsa i përgjigjet dikush “Jo do jetë 101 se po të ishte për 100 fshatrat do ishte bërë më përpara”.

 

Shpallja e njoftimit të tenderit të Bashkisë Gjirokastër për rregullimin e rrugës për në Zhulat

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me këtë status, Bashkia e Gjirokastrës hapi një tender me objekt “mirëmbajtje e rrugës Zhulat”, me një fond prej 11.493.243 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 77 ditë. Bashkëlidhur, Golemi kishte speficikimet e gjendjes aktuale të këtij aksi. “Ky aks rrugor është i paasfaltuar dhe aktualisht gjendja teknike e rrugës është jo e mirë. Ndërhyrja parashikon mirëmbajtje të pjesshme të rrugës, mbrojtje lumore, ndërtimin e një tombino dhe muri mbajtës, sistemimin me beton me gjerësi mesatare 4.2 metra të rrugës në pjesët e saja më të vështira” shkruhet në këto dokumente.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Gjendja aktuale e rrugës për në Zhulat, shumë ndryshe nga ajo e reklamuar dhe propaganduar nga Edi Rama
Gjendja aktuale e rrugës për në Zhulat, shumë ndryshe nga ajo e reklamuar dhe propaganduar nga Edi Rama
Gjendja aktuale e rrugës për në Zhulat, shumë ndryshe nga ajo e reklamuar dhe propaganduar nga Edi Rama

Bashkia thotë se rruga është e gjatë mbi 3 kilometra, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente, pavarësisht se Rama e bëri fakt të kryer se banorët e këtij fshati do të kenë asfalt. “Theksojmë faktin se këto janë punime emergjente mirëmbajtje që aksi rrigor të jetë funksional për periudhën e dimrit dhe ndëryrjet në pjesën nga qendra e fshatit Zhulat deri në afërsi të investimit të parashikuar nga Bashkia” thuhet në këto dokumente. Pra, një rrugë e paasfaltuar, madje me gropa të mëdha dhe duhet të ndërhyhet urgjentisht. Krahas këtij shpjegimi, Golemi ka vendosur edhe disa fotografi të gjendjes aktuale, ku duken “nata me ditën” me fotot e postuara nga Rama. Tani, gjithsecili mund të japë opinionin e vetë, gënjen Rama apo Golemi?!

Etiketa: 100 fshatrat turistikëEdi RamaFlamur Golemimashtrimirruga e Zhulatit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Po raportonte live, gazetari goditet nga një degë peme dhe rrëzohet në tokë (VIDEO)

TË GJITHA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com