• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tronditëse/ Shteti u ha bukën jetimëve, KLSH zbulon skandalin te “Zyber Hallulli”

23:45 : 28/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE
Foto-kartolinë e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve, “Zyber Hallulli” në Tiranë

Foto-kartolinë e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve, “Zyber Hallulli” në Tiranë

Nga Boldnews.al

Kushdo që ka parë filmin “Lulëkuqe mbi mure” është prekur nga historia e trajtimit të jetimëve gjatë periudhës fashiste, megjithëse skenari ishte i mbushur me nota të theksuara të politikës komuniste.

Por, historia e “kokërruarve të shkretë” ishte gjithësesi një skenar filmi.

Ndërsa, në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, ngjarjet janë reale.

Shumë shkurt; Fëmijët pa prindër që jetojnë në këtë Shtëpi shtetërore, ushqehen më pak se norma ditore. Dhe kjo histori vijon prej të paktën 3 vjetësh.

Lexo edhe:

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

Skandali është zbuluar nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërkohë që faktet e rënda nuk janë evidentuar ose, në rastin më të keq, janë anashkaluar, nga institucioni epror, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Në foto: Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli”, Suela Lilollari dhe disa prej fëmijëve rezidentë në institucion

Gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk kanë nevojë për komente të shumta.

“Vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në raportin e KLSH.

Gjetjet skandaloze detajohen më tej.

“…Janë shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore ose e thënë ndryshe 409 lekë më pak të vlerës ditore për secilin fëmijë…., duke cënuar detyrimin bazë të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, mbi përkujdesjen, respektin dhe përkushtimin ndaj fëmijëve”.

Referuar udhëzimeve për kuotat e ushqimit, KLSH konstaton se Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli” duhet të shpenzonte 19.400 lekë të reja në ditë për jetimët rezidentë pranë saj.

Por, në të vërtetë, drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijës kanë shpenzuar vetëm 11.900 lekë të reja në ditë, ose rreth  7.500 lekë të reja më pak.

Diferenca është jashtëzakonisht e madhe, duke mbajtur në konsideratë faktin se ajo u është hequr nga goja e fëmijëve pa prindër çdo ditë për tre vite rresht.

Në foto: Gjetjet e KLSH-së për normat e ushqimit në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”

Por, nuk është vetëm ky problemi i vetëm me ushqimin e fëmijëve në Shtëpinë ‘Zyber Hallulli”.

Skandalet sa vijnë e thellohen. Kontrolli i cilësisë së ushqimeve duket si një koncept i huaj.

Ja çfarë konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit:

– Proces Verbal/et, pranimit të produktit mish/ të përpunuar i mishit (sallam, proshuta, etj.) nuk përmban të dhëna mbi vulën e kontrollit veterinar, të dhëna mbi certifikatën veterinare.

– Proces Verbal/et, e pranimit të bulmetrave (qumësht për konsum, djathë i bardhë dhe gjalpë i freskët), nuk ka të evidentuar certifikatën e cilësisë për çdo furnizim parti prodhimi, për furnizimin me qumësht, certifikatën e analizës, për furnizimin me gjalpë te freskët, nuk ka evidentuar ambalazhin e paketimit te produktit me të dhëna mbi datën e prodhimit, masën bruto/ neto, dhe origjinën e prodhimit;

– Për furnizimin me vezë nuk është përcaktuar nëse furnizimi është në zbatim të rregullores CEE për normat e tregtimit për vezët;

– Për furnizimin me bukë gruri nuk evidentohet nëse furnizimi plotëson kërkesat e standardit shtetëror; nuk përcaktohet nëse ambalazhimi i bukës është sipas kërkesave ligjore”.

Pra, siç konstatohet në raportin e auditit, fëmijët pa prindër në Shtëpinë “Zyber Hallulli” ushqehen me produkte, të cilat askush nuk i kontrollon nëse janë të shëndetshme ose jo.

Në foto: Gjetjet e KLSH-së për cilësinë e ushqimit në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”

Në disa raste, KLSH ka gjetur certifikata të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo të institucioneve veterinare, të kompanive që nuk kanë lidhje me fituesit e tenderave të ushqimeve në “Zyber Hallulli”.

“…Rezultoi se, certifikatat shëndetësore veterinare, lëshuar nga institucionet përkatëse, ose raport analizat e kryera nga AKU, janë paraqitur nga persona fizikë ose operatorë ekonomikë të tjerë, të ndryshëm nga ata që kanë qenë pjesë e procedurës tenderuese”, thotë KLSH.

Më tej, vijohet.

“Personat fizikë nuk figurojnë në listë pagesat e Operatorëve Ekonomikë fitues, duke krijuar një situatë të paqartë se mbi ç’ bazë Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë Tiranë “Zyber Hallulli” ka lejuar përfshirjen në zbatimin e kontratës (pra ofrimin e ushqimeve) të disa personave “të pa përfshirë” më parë në asnjë prej procedurave të ndjekura për prokurimin e mallit në fjalë (Ushqime)”.

Për të gjithë këto shkelje, KLSH rekomandon masa disiplinore për punonjës të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, duke nisur nga titullarja e saj, Suela Lilollari.

Etiketa: auditklshministria e shendetesiseOgerta ManastirliuZyber Hallulli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
AKTUALITET

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit justifikon dështimin

13:53 : 17/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti

20:43 : 12/06/2025
AKTUALITET

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
Para

Pse nuk duhet të bëni dush gjatë një stuhie

TË GJITHA

Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë

09:01 : 03/07/2025

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, tymi toksik rrezikon qytetarët

08:44 : 03/07/2025

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

08:33 : 03/07/2025

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com