• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret për vendoret, zbardhet drafti i PD-së/ Si do zgjidhen kandidatët

18:05 : 26/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Zbardhet drafti final i Partisë Demokratike për zhvillimin e primareve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Sipas draftit: seleksionimi dhe përzgjedhja e kandidatëve zyrtarë të PDSH për zgjedhjet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë kryhet nëpërmjet votimit të drejtëpërdrejtë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PDSH, sipas parimit “një anëtar, një votë”, në përputhje me modalitetet të cilat garantojnë garën e ndershme dhe konkurrimin e lirë, shanset e barabarta midis kandidatëve, si dhe kontrollin e tyre mbi mënyrën e realizimit të këtij procesi (në vijim “Primaret”).

Primaret organizohen në mënyrë periodike, sa herë që shpallen zyrtarisht zgjedhje për pushtetin vendor, përfshirë rastet e zgjedhjeve të parakohshme.

Primaret organizohen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtëpërdrejtë, sipas kushteve, kritereve dhe përcaktimeve të parashikuara në këtë rregullore.

Kryesia e PDSH shpall me vendim datën e primareve si dhe emëron po atë ditë anëtarët e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (në vijim “KOKOE”), i cili, sipas parashikimit statutor, organizon dhe mbikqyr procesin zgjedhor të primareve, si dhe përcakton afatet dhe modalitetet e regjistrimit të simpatizantëve.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare.

Anëtarët dhe simpatizantët e partisë ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre të votës në primare, pa asnjë dallim, në përputhje me modalitetet e parashikuara në këtë rregullore.

Lista e votuesve në procesin e primareve u dërgohet degëve zyrtarisht nga Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, jo më vonë se 3 ditë para datës së mbajtjes së primareve.

Procesi i primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, si rregull, duhet të përfundojë jo më vonë sesa 30 ditë nga afati maksimal ligjor që Kodi Zgjedhor parashikon për dorëzimin e kandidaturave nga Partitë dhe jo më vonë sesa 30 ditë nga afati maksimal ligjor për dorëzimin e kandidaturave nga koalicionet zgjedhore. Ky afat mund të reduktohet në 15 ditë përpara datës së zgjedhjeve, në rastet e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbyllje të primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

Në rast se asnjë nga kandidatet nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave.

Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. Shorti zhvillohet nga KOKOE brenda 24 orëve nga shpallja e rezultatit.

Votimet për balotazhin zhvillohen 7 ditë pas datës së primareve dhe konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues kandidati i cili merr numrin më të lartë të votave të vlefshme.

Pas përmbylljes së procesit të primareve dhe në përputhje me Statutin e PDSH, lista përfundimtare e kandidaturave elektorale të PDSH-së miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar, sipas propozimit të Kryesisë së PDSH-së, bazuar në rezultatin e primareve.

Etiketa: PDprimarezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

Berisha: Rama njeri i pa atdhe, vendimet për ne po merren në Beograd dhe Stamboll

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş