• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

​Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

23:01 : 24/09/2022
në BOTA

Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Siç njofton radioja Berlin-Brandenburg një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1.515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit. Kjo është thjesht e pamundur për familjen. Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20.000 familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.

Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta. Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë. Por në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.

Furnizimi më i lirë

Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800.000 klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.

Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë. Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.

Lexo edhe:

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

“Askush nuk duhet të ngrijë!”

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet dotë rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.

GASAG është mjaft i kujdesshëm.

“Askush nuk duhet të ngrijë, sado ftohtë të jetë”, tha kreu i kompanisë, Georg Friedrichs, në një intervistë për të përditshmen e Berlinit Tagesspiegel. Por ai nuk ishte në gjendje të bëj parashikime se sa do të rriten çmimet dhe kur.

Lindner: “Ndërtimi i një ure drejt normalitetit”

As ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira.

“Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror.”

Sepse shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po blejnë gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm, si zëvendësim për gazin e lirë rus. Rusia e ka ndërprerë furnizimin e Gjermanisë me gaz.

Lindner tha se çmimi i gazit “do të jetë sfidues”, por “jo shkatërrues”. Tani bëhet fjalë për “ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë”. Me fjalë të tjera: në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta.

Nxitësit e tjerë të çmimit

Një nxitës tjetër rritjes së çmimit të gazin është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 tetor, ndonëse ende ka mosmarrëveshje në këtë çështje. Kjo do të thotë se klientët duhet të mbështesin kompanitë që duhet të blejnë gaz nga vende të tjera, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia. E çmimet e gazit në tregun botëror janë shumë më të larta. Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t’i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 euro të tjera në vit.

Por edhe këto çmime mund të ndryshojnë, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, që është një pasiguri tjetër. Shumë ekspertë parashikojnë edheçmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen. Me fjalë të tjera, pasojat e sulmit rus në Ukrainë do të godasin vërtet gjermanët në muajt e ardhshëm.

Kursimi i energjisë është e vetmja rrugëdalje

Kështu masa më efektive për të ulur kostot e energjisë mbetet: kursimi i energjisë. Fondacioni Warentest ka llogaritur se një familje me tre anëtarë mund të kursejë rreth 970 euro në vit për energji elektrike dhe gaz me vetëm disa masa.

Është e rëndësishme, për shembull, të zvoglohet koha e bërjes dushe të ngrohta dhe të blehen koka për dushe që kursen energji. Sipas testuesve të produktit, vetëm kjo ul kostot me rreth 770 euro në vit. Ulja e temperaturës mesatare gjatë ngrohjes nga 22 në 20 gradë sjell kursime prej 151 euro në vit. Kurdoherë që është e mundur duhet të hiqni dorë nga përdorimi i tharëses për flokë.

CSU kërkon kufizimin e rritjes së çmimit

Por fakt është që një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë probleme me çmimet e larta. Çdo e dyta familje në Gjermani ngrohet me gaz. Prandaj partia CSU ka propozuar tani që të bëhet edhe kufizimi i çmimit maksimal të gazit për tre të katërtat e konsumit për ngrohje private.

“Për familjet private, do të ishte e mundur të kufizohej 75 përqind e gazit të shpenzuar më parë, me një çmim bazë për qytetarët,” tha Alexander Dobrindt për gazetën Augsburger Allgemeine.

“Ndërsa sasia tjetër do ta paguhej me çmimin e plotë të gazit”, shtoi nënkryetari i fraksionit të partive të Unionit CDU/CSU. Por problemi këtu është që shteti do të duhet të paguajë këtë ndryshim. E kjo shkakton futje të reja në borxhe./DW

Etiketa: energji elektrikeGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026
BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Uoo Karakaç ra shtylla”/ Korreshi denoncon skandalin me rrjetin energjetik, ironizon ministrin e Ramës

14:53 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
BOTA

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen

17:34 : 17/06/2026
BOTA

Alarmi në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

19:18 : 16/06/2026
Para

Klaus Gjasula: Ndeshjen nuk e vendosi ndryshimi i skemës, ja si fitoi Izraeli

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet