• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsian Çela: Sfidë rritja e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore

11:34 : 23/09/2022
në AKTUALITET

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, i pranishëm në konferencën me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të projektit EU4LEA, tha se sfidë për të mbetet rritja e efiçencës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore. Çela tha se pikërisht puna e tyre është element themelor në cilësinë e hetimeve.

Ai tha se një aspekt tjetër i bashkëpunimit do të ishte edhe forcimi i kapaciteteve të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të drejtim të rritjes së efikasitetit në hetimin e krimeve mjedisore, që është edhe një nga prioritetet e punës së këtij viti.

Deklarata e plotë e Olsian Çelës:

Nisja e punës së projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi, atij të konsolidimit të institucioneve të reja apo të atyre të rikonceptuara prej saj. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në përmbushje të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore, janë ndjekur hap pas hapi çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve të reja, duke  synuar që tërësia e problemeve të hasura të trajtohet përmes një angazhimi shumëplanësh, që ka konsistuar në dhënien e kontributit konkret në drejtim të koordinimit institucional, në rritjen e transparencës ndaj publikut për mënyrën e funksionimit të institucionit si dhe bashkërendimin me organet e tjera kushtetuese për gjetjen e zgjidhjeve ligjore në funksion të interesit publik. Në vitin 2020 nga ana jonë u parashtrua vizioni strategjik për realizimin e disa objektivave  që konsistonin në:

Lexo edhe:

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

-Sigurimin e mirëfunksionimit të zyrave të prokurorisë, përmes monitorimit të punës në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë, garantimit të respektimit të pavarësisë së prokurorëve dhe rritjes së përgjegjshmërisë e respektimit të të drejtave të subjekteve të procedimit penal

-Standartizimin e procedurave të operimit në pikëpamje administrative dhe procedurale brenda zyrave të prokurorisë në funksion të organizimit të ri kushtetues dhe ligjor, me qëllim funksionimin normal të tyre,

-Garantimin e zbatimit të ligjshmërisë, duke vënë theksin në rritjen e efiçensës së ndjekjes penale në drejtim të veprave penale që lidhen pastrimin e produkteve të veprës penale dhe konfiskimin e aseteve kriminale

-Mirëadministrimin e procesit të hetimit, që nga faza e regjistrimit të veprës penale dhe deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, me qëllim uljen e kohëzgjatjes së hetimeve dhe optimizimin e produktivitetit

Që në nisje procesi i realizimit të tyre është mbështetur në vazhdimësi nga misionet Euralius dhe Pameca, çka përbën një eksperiencë të vyer mbi të cilën besoj se do ndërtohet edhe puna për vijimin e bashkëpunimit me projektin EU4LEA. Këto objektiva përputhen më së miri edhe me ato të projektit të saponisur.

Në vijim dua të ndalem më specifikisht në nevojën që prokuroria ka në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore, ku do të veçoja së pari ata që janë pjesë e seksioneve të specializuara për krimin financiar dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, por edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, të cilët kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme e të gjithanshme për rritjen e nivelit të tyre profesional.

Një aspekt tjetër i bashkëpunimit do të ishte padyshim edhe forcimi i kapaciteteve të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të drejtim të rritjes së efikasitetit në hetimin e krimeve mjedisore, që është edhe një nga prioritetet e punës së këtij viti.

Për ne mbetet ende sfidë rritja në tërësi e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore si një element themelor në cilësinë hetimit. Përmirësimi formave të mbikqyrjes së punës së tyre dhe gjetja e mekanizmave administrativë efikasë për rritjen e performancës është prioritet dhe besoj se do të gjejmë mbështetje të plotë nga projekti në këtë aspekt.

Në përfundim, plotësisht i bindur në  suksesin e projektit,  dua t’ju siguroj për angazhimin e plotë të prokurorisë, në funksion të krijimit të sinergjisë së duhur për realizimin e objektivit të përbashkët, atij të përafrimit të performancës së institucioneve tona  me standardet më të mira në BE.

Etiketa: BEOlsian Celaprokurori i pergjithshem“EU4LEA”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
Para

Vetëvendosja rrëzon Rezolutën e opozitës për grevat

TË GJITHA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com