• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ku shkojnë paratë publike”/ Shehaj: Ligj për ndalimin e kompanive offshore

16:25 : 22/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike.

Ai theksoi se me paratë e qytetarëve abuzohet nga qeveria ndërsa shtoi se duhet një ligj për ndalimin e kompanive offshore, për t’i përjashtuar këto kompani nga prokurimet publike.

Më tej Agron Shehaj deklaroi se Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një projektligj për përjashtim nga tenderat apo koncesionet të kompanive guackë dhe offshore.

“Të nderuar qytetarë shqiptarë

Në vitin 2014, Parlamenti sllovak vendosi me ligj të posaçëm të ndalojë kompanitë offshore të marrin kontrata publike. Vendimi erdhi pas një tenderi me vlerë 1.6 milionë euro, për blerjen e një pajisje mjekësore, e cila ju dha një kompanie offshore. 

Lexo edhe:

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Tenderi rezultoi një aferë korruptive, ç’ka e detyroi qeverinë dhe parlamentin sllovak, të ndërhyjë me ligj për t’i përjashtuar këto kompani nga prokurimet publike.

Në fund të vitit të kaluar, Xhenet Jellen, sekretarja e Thesarit në SHBA propozoi një ligj, i cili praktikisht i jep fund aksesit të kompanive offshore në fondet publike të SHBA-ve. Siç zonja Jellen e motivoi ligjin, guackat offshore janë një problem i madh.

Pra evidencat botërore janë të qarta. Kompanitë offshore me pronarë anonimë i japin jetë korrupsionit, evazionit fiskal dhe krimit.

Por ne nuk kemi pse t’i referohemi evidencave botërore. Mjafton të shohim se cfarë ka ndodhur dhe çfarë vazhdon të ndodhë në Shqipëri.

Pronarët e kontratës më të madhe korruptive në Shqipëri, asaj të inceneratorit, janë anonimë. Kemi një kompani; Integrated Energy, e cila zotërohet nga një guackë anonime në Hollandë,  e quajtur Geogenix. 

Te gjithe e dine qe pas kesaj fshihen te njejtet qe sot jane shpallur ne kerkim nga Prokuroria, por fshehja formale pas kompanise guacke Geogeniks i jep mundesi qeveritarve te vazhdojne te pasurohen me  parate e shqiptareve nepermjet inceneratorit te Tiranes.

Pra shikoni ku jemi, ne Sllovaki ndalojne me ligj kontratat me kompani guacke per nje tender prej vetem 1.6 mln euro, ketu ne Shqiperi, kemi nje afere prej mbi 400 mln euro ne 3 inceneratore, dy prej te cileve te sekuestruar  dhe themeluesit e te trejave jane te shpallur ne kerkim, dhe prap qeveria vazhdon paguan dhjetra miliona euro drejt nje kompanie guance.

Doni te dini pse ne renditjen e nivelit te korrupsionit ne bote sipas Transparency International, Sllovakia eshte e 56 dhe Shqiperia eshte e 110 ?! Sepse ne Sllovaki, kur zbulojne nje skandal prej 1.6 milione euro bejne ligj qe kjo vjedhje te mos ndodhe me, kurse ne Shqiperi kur faktohet nga Prokuroria nje vjedhje prej qindra miliona euro, qeveria vazhdon e paguan. Ky eshte dallimi mes nje qeverie perendimore dhe nje qeverie te korruptuar.

Shumë kontrata të tjera të majme koncesionesh apo tenderash janë fituar nga kompani, të cilat kontrollohen përmes kompanive guacke dhe offshore. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Shteti shqiptar nuk mund të hyjë në marrëdhënie financiare me kompani anonime, pronarët e të cilave i njeh vetem qeveria, publiku nuk i njeh se kush jane.  Kush i garanton qytetarët shqiptarë se pas kompanive guacke qe kane marre koncesionet nuk qëndrojnë pushtetarë të korruptuar, terroristë apo kriminelë?

Ligji shqiptar ndalon te denuarit te marrin pjese ne tendera. Po ashtu Kushtetuta ndalon politikanet te perfitojne nga parate publike apo pasurite shteterore. Por nese lejojme kompanite anonime te perfitojne para publike dhe pasuri shteterore, atehere jemi duke lejuar politikanet apo te denuarit te perfitojne para publike pavaresisht se ligji nuk e lejon. 

Pra qeveria perdor kompanite guance dhe offshore vetem per nje qellim; per te fshehur pronaret.

Ne cilat raste Qeveria eshte e detyruar te mbaje fshehur pronaret? Pikerisht kur perfituesit jane politikanet, familiaret e tyre ose individ te denuar. 

Ligji për regjistrimin e pronarëve përfitues nuk e zgjidh këtë problem sepse nuk ndalon perdorimin e kompanive guacke te perfitojne para publike. Prandaj ne duhet të ndërmarrim masa edhe më drastike si ne rastin e parlamentit sllovak.

Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në këtë Parlament një projektligj për përjashtimin nga tenderat apo koncesionet të kompanive guacke dhe offshore.

Ne gjykojmë se në kushtet e korrupsionit galopant dhe abuzimit masiv të parave publike, kjo është një masë e domosdoshme dhe jetike për Shqipërinë. Kompanitë offshorë nuk mund të bëjnë biznes me fonde publike.

Për kontratat ekzistuese, ligji do të përcaktojë mekanizma shtrëngues që ato të detyrohen te zbulojnë pronarët e tyre të vërtetë. Në të kundërt do të ketë penalitete shumë të forta.

Qeveria e di, se kujt i shkojne parate publike por edhe shqiptaret kane te drejte te dine kush eshte personi fizik qe perfiton parate e tyre.

Ju faleminderit.”-tha Shehaj.

 

Etiketa: Agron ShehajPDProjektligj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Me 101 vota pro, miratohet zgjatja e afatit për komisionin e Reformës Territoriale

TË GJITHA

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com