• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Erion Banit/ Drejtësi “e tredhur” përballë vetingases Etleda Çiftja

10:27 : 17/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Shqipëria, për fatin e keq të qytetarëve dhe opinionit publik, kaloi nga një drejtësi e konsideruar si e korruptuar, në një drejtësi pa integritet dhe të depersonalizuar.

Reforma e çoroditur e Drejtësisë krijoi një kastë gjyqtarësh, të cilët presin “një shkelje syri” nga faktorë të rëndësishëm vendas apo ndërkombëtarë, para se të marrin vendime ndaj zyrtarëve të lartë të vendit.

Një rast tipik është gjyqtari i posaçëm, Erion Bani. Këtë të premte ai shpalli të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja, e akuzuar nga Prokuroria Speciale (SPAK) për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Vendimi, në fakt, nuk ishte aspak surprizë. “Boldnews.al” e kishte paralajmëruar më herët. Jo për ndonjë aftësi gjeniale parashikuese të stafit të redaksisë.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Por, ky “paragjykim” mbi vendimin, tashmë i konfirmuar, mbështetej në shumë faktorë.

Në foto: Vendimi i gjykatës së posaçme për Etleda Çiftja

Gjyqtari Erion Bani u konfirmua në detyrë në Tetor 2021 nga një trupë e Vetingut, ku bënte pjesë edhe e pandehura, Etleda Çiftja.

Rasti përbënte konflikt të pastër interesi. Gjyqtari bëri një tentativë për të dhënë dorëheqjen nga procesi gjyqësor, por kërkesa iu refuzua nga kryetarja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Ky ishte sinjali i fundit, i paraprirë nga shumë të tjerë, të cilët krijonin bindjen se kishte shumë të interesuar që Etleda Çiftja të dilte e pafajshme.

Natyrisht, nuk po mbrohej Çiftja, por arkitektura skarco e Reformës në Drejtësi.

Dhe gjyqtari Bani nuk e ka pasur të vështirë të kuptojë se cilës anë të peshores së drejtësisë duhet t’i mëshonte më shumë.

Etleda Çiftja u mor e pandehur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në qershor të vitit 2022, për dy vepra penale të rënda për zyrtarët.

Vendimi i prokurorisë u mor në limitet e parashkrimit dhe vetëm pas një debati brenda radhëve të prokurorëve specialë.

Prokurorja e çështjes, edhe nëse do të kishte dashur, nuk mund të mbyllte sytë para fakteve dhe provave që kishte në dispozicion për pasurinë dhe dokumentat e tjera të komisioneres së Vetingut.

Ndaj, u synua që të shkohej drejt parashkrimit, ku hetimi do të mbyllej për shkak të tejkalimit të afateve proceduriale.

Presioni mediatik duket se bëri efekt mbi prokuroren e çështjes, e cila nuk donte kurrësesi të mbante në kurriz një dështim të tillë.

Pasi mori cilësinë e të pandehurës, Etleda Çiftja vijoi e qetë detyrën.

Asnjë prej institucioneve të reja të drejtësi, përfshirë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, nuk ndërmorën asnjë iniciativë për ta pezulluar nga detyra, më së paku deri në përfundim të gjykimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një koordinim thuajse perfekt, iu përgjigjën interesimit zyrtare të “Boldnews.al” se nuk e kishin kompetencë pezullimin e Çiftjas.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me seli në Bruksel, as nuk denjoi të kthente përgjigje mbi kërkesën e redaksisë dhe, natyrisht, as nuk bëri përpjekjen minimale zyrtare për të kërkuar pezullimin e Etleda Çiftjas.

Ndaj, edhe gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, nuk e ka pasur aspak të vështirë që të shpallë të pafajshme komisioneren e Vetingut.

Etleda Çiftja më parë e konfirmoi gjyqtarin në detyrë dhe ky tashmë kishte radhën për t’i kthyer “nderin”.

Por, ky ishte nga ato “ndere”, që kënaqeshin të gjithë ata që u shesin shqiptare baltën e Reformën në Drejtësi si një bakllava me shërbet.

Në foto: Gjyqtari Erion Bani shpalli të pafajshme Etleda Çiftjan

Tashmë Erion Bani e mbyll fundjavën i qetë. Natyrisht, “shtyllën kurrizore” të gjyqtarit e la peng tek vendimi për pafajësinë e Çiftjas, por gjithësesi do të ndihet në paqe me veten.

Në vendimin prej 100 faqesh (shumë i gjatë dhe me shumë ujëra të tepërta, si për të treguar se është thelluar), gjyqtari Erion Bani pranon, në mënyrë indirekte, se Etleda Çiftja ka përdorur dokumenta të dyfishta, ka mashtruar për kredinë, ka nënshkruar kontrata të rreme, por….NUK KA SJELLË PASOJË.

Cila është pasoja që kërkonte gjyqtari Bani?

Pasoja është ajo që një zyrtare e lartë, e akuzuar me prova e fakte nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash, do të vijojë të “vigjilojë” mbi Drejtësinë e Re.

Pasoja tjetër, edhe më e rëndë, është që gjyqtari Erion Bani konfirmoi frikën më të madhe të opinionit publik shqiptar-Kemi një drejtësi me regji, pa integritet dhe pa shtyllë kurrizore.

Etiketa: Erion BaniEtleda Çiftjagjykata e posacmereforma ne drejtesispakveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Fëmijën e kishte zënë gjumi, shoferi e harron te autobusi i shkollës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com