• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëheqja e dytë/ Gjyqtari Artan Gjermëni tallet me KLGJ dhe Vetingun

17:56 : 15/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING
Në foto: Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermëni

Në foto: Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermëni

Nga Boldnews.al

Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermëni, i konsideruar edhe si një prej “socialistëve të thekur” në radhët e sistemit të drejtësisë, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni, vetëm pak javë pasi tërhoqi një dorëheqje të parë, që e kishte dorëzuar në Korrik të këtij viti.

Kërkesa për dorëheqje nga funksioni është dorëzuar në fillim të kësaj jave para Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Qeveria e gjyqësorit do të mblidhet për të shqyrtuar këtë kërkesë. Por, më parë, do të duhet të presë nëse Gjermëni e ka seriozisht kësaj radhe apo jo.

Lexo edhe:

KLGJ rrëzon kërkesen e Metanit për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Në Korrik të vitit 2022, Artan Gjermëni dorëzoi në KLGJ kërkesën për dorëheqje nga detyra. Ai shkruante në atë kohë se kishte vendosur të shihte alternativa të tjera për jetën e tij.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në zbatim të kompetencave të tij, caktoi datën për shqyrtimin e kërkesës.

Por, sapo stafi i KLGJ-së kishte përgatitur seancën, Gjermëni dërgon një shkresë të dytë, ku njofton institucionin përgjegjës për karrierën e gjyqtarëve, se kishte vendosur të “dorëhiqej nga dorëheqja”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri një prapa-ktheu dhe vijoi punën e tij normale, me çështje të tjera.

Por, sapo anëtarët e KLGJ-së ndezën motorët për sezonin e ri të punës, në tavolinat e tyre mbërriti sërish një kërkesë për dorëheqje nga Artan Gjermëni.

Një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi për “Boldnews.al” në kushtet e anonimatit se situata me Gjermënin i ka vënë në vështirësi.

Burimi deklaroi se trupa e KLGJ-së ndihet e tallur nga gjyqtari i Tiranës, i cili ka paraqitur dy herë dorëheqjen. “Nuk i ndihet, ndoshta tërhiqet sërish nga dorëheqja e dytë dhe sjell një të tretë apo një të katërt, e kështu me radhë”, deklaroi kontaktoi i redaksisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Por, a është vetëm “tallje” për KLGJ-në kjo sjellje e Artan Gjermënit.

Ligji për “Rivlerësimin kalimtar” parashikon se subjektet që dorëhiqen nga detyra para se të përballen me seancën dëgjimore me trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndalohet të kthehen në sistemin e drejtësisë për 15 vite, por ata shpëtojnë nga publikimi i mëkateve me pasurinë dhe integritetin profesional.

Dhe, sa u përket këtyre “mëkateve”, Artan Gjermëni nuk është aspak imun. Të paktën, referuar dokumentave institucionalë e akuzave publike.

Në foto: Gjyqtari Artan Gjermëni i dëmtuar pas një konflikti të dhunshëm me një kolegun e tij, për “çështje personale”

Gjermëni ka qenë ndër të parët gjyqtarë që është akuzuar për pasuri marramendëse të pajustifikuar.

Në vitin 2006, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive e kallëzoi për pasuri me burim të paligjshëm në vlera qindra milionë lekë.

Akuzat ndaj tij u pushuan, në një hetim shumë të dyshimtë, i cili u bë subjekt edhe i një hetimi parlamentar.

Po ashtu, Artan Gjermëni është akuzuar publikusht në vijimësi për lidhje me “bandën e Lushnjes”, një prej më famëkeqeve pas vitit 1997.

Megjithatë, gjyqtari i Tiranës ia ka hedhur paq përballë këtyre akuzave.

Vetingu mund të përbënte një moment të së vërtetës për akuzat ndër vite ndaj gjyqtarit.

Por, ai nuk arriti të përballet asnjëherë me filtrin e trefishtë të rivlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) tashmë ka kaluar pjesë në sitë pjesën më të madhe të gjyqtarëve të Tiranës. Por, Gjermënit nuk i erdhi asnjëherë radha në 5-vjeçarin e parë të trupës së Vetingut.

Ka akuza të pakonfirmuar se ai, me mbështetjen e fuqishme politike nga Partia Socialiste në pushtet, ka arritur të shtyjë në pafundësi paraqitjen në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjermëni i ka shpëtuar edhe “syrit vigjilent” të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Dy vjet më parë, ONM hartoi një “listë të zezë” dhe ia sugjeroi KPK-së për përfshirje me përparësi në Veting.

Në këtë listë ishin gjyqtarë e prokurorë, për të cilët trupa vëzhguese ndërkombëtare kishte informacione apo kishte marrë të dhëna mediatike, për probleme me integritetin e pasurinë.

Emri i Artan Gjermënit gjendej në këtë listë.

Nga një verifikim i kryer nga redaksia, rezulton se vetëm ky gjyqtar nuk është përballur me rezultatet e rivlerësimit, ndërkohë që pjesa më e madhe e subjekteve të tjerë tashmë kanë përfunduar dy shkallët e rivlerësimit.

Tashmë që laku i afateve kohore u shtrëngua shumë, as miqtë politikë dhe as të tjerë, nuk duket se e ndihmojnë më Artan Gjermënin.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të japë dorëheqjen. Për herë të dytë.

Mbetet për t’u parë nëse do të dorëhiqet sërish edhe nga kjo dorëheqje. Në rast se do të dorëhiqet sërish nga dorëheqja, kjo do të përbëj një sinjal që ai “i ka rregulluar punët me Vetingasit”.

Etiketa: artan gjermenidorehqejaGjyqtari i TiranësKLGJkpksocialistveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ rrëzon kërkesen e Metanit për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

13:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
Para

Të korruptuar, ama policë të rruar!

TË GJITHA

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com