• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së

21:53 : 12/09/2022
në BOTA

Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare, me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqënies.

Marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Dr. Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore.

“Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, përsa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.

Në fjalën e tij Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin tek forcimi i kujdesit shëndetësor parësor.

Lexo edhe:

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

“Marrëveshja e re 2 vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.

Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor.

Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë Covid, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.

Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, ProgramiN Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë

Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve.

Etiketa: izraelmarreveshjeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
Para

Balluku: Duhet të kursejmë, po e thonë edhe gjermanët

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş