• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autori rrëfen detajet e vrasjes së biznesmenit shqiptar: E mbulova me gurë

10:43 : 11/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata greke ditën e djeshme, 10 shtator, vendosi që të linte në burg hotelierin 53-vjeçar dhe djalin e tij 20-vjeçar pasi akuzohen për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në Rodos.

Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.

53-vjeçari dhe djali i tij kanë pranuar krimin dhe kanë rrëfyer në gjykatë versionin e tyre të ngjarjes, se si u vra babai i tre fëmijëve të mitur.

Baba e bir pohuan se vdekja e tij ishte aksidentale dhe ndodhi gjatë një sherri mes tyre. 53-vjeçari u shpreh se djali i tij nuk ka faj për vrasjen e shqiptarit.

Dëshmia e autorve

Lexo edhe:

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

53-vjeçari është baba i 4 fëmijëve dhe nuk është akuzuar asnjëherë për ndonjë vepër penale.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tij me viktimën, ai përsëriti se e ka takuar si biznesmen ndërtimi dhe kanë punuar disa herë së bashku pasi 46-vjeçari ishte i qëndrueshëm dhe i zoti në punën e tij.

Njëra nga vajzat e tij është shoqe klase me vajzën e 46-vjeçarit dhe ai e kishte marrë disa herë nga shkolla, ndërsa siç tha ai është ulur shumë herë për të ngrënë me ta.

Në vitin 2019, Xhani Topalli, tha ai, ka kryer punë riparimi në dhomat e hotelit, për të cilat kanë rënë dakord që t’i paguajë gjithsej 100 mijë euro me këste, madje duke nënshkruar edhe marrëveshjen përkatëse, duke i dhënë edhe atij një paradhënie prej 25.000 euro.

Për shkak të pandemisë që preku edhe industrinë e turizmit, në vitet 2020 dhe 2021, puna nuk eci mirë dhe nuk mundi ta shlyente plotësisht, por dha maksimumin, tha autori.

Por në vitin 2022, kur puna u kthye në nivelet para koronavirusit, tha ai, e ka shlyer plotësisht borxhin me pagesa të pjesshme në korrik dhe gusht, duke i paguar gjithsej 124.152 euro.

Ai pretendoi se përveç shumës që i kishte borxh, kishte paguar edhe interesin. Autori shtoi se për çdo shumë që ka mbledhur e ka firmosur vetë dhe siç pretendon është paguar plotësisht.

Në fakt, bashkëpunimi i tyre profesional po ecte mirë, pasi kishin rënë dakord për të ndërtuar një pishine në hotel, një projekt që kishte planifikuar për të përmirësuar biznesin.

Për kryerjen e punimeve, i pandehuri pretendon se viktima kishte nënshkruar një deklaratë, në të cilën kërkonte pagesën e një paradhënie prej 30% për fillimin e punimeve.

Për ditën e 28 gushtit 2022, ai ka pohuar se viktima e ka telefonuar herët me qëllim që të firmosin deklaratat për projektin dhe të marrte para si paradhënie pasi ta nënshkruanin.

Ai i kërkoi të takoheshin por për shkak se e kuptoi se ishte i dehur e shmangu dhe i kërkoi që të takoheshin të nesërmen.

I pandehuri ka pohuar se kur 46-vjeçari konsumonte alkool, bëhej nervoz, agresiv, shante dhe kërcënonte.

Autori pretendoi se e kishte telefonuar sërish në orën 16.30 dhe i bënte presion që të takoheshin dhe siç tha ai e shmangu duke i thënë se do të shkonte me vajzat dhe gruan e tij në një festë.

Sipas tij, viktima ka vazhduar t’i telefonojë dhe në një moment teksa ka qenë në panair i është përgjigjur telefonatës dhe për shkak se ishte nën efektin e alkoolit është treguar agresiv duke e sharë dhe kërcënuar.

Rreth orës 22:40, djali i tij, i cili në atë moment ndodhej në lokalin e hotelit, e ka telefonuar dhe i ka thënë se kishte shkuar në oborrin e hotelit, pranë dhomave, 46-vjeçari i cili sipas tij ishte i tërbuar, shumë i dehur, fikte e ndizte dritat e makinës, i binte borisë, bërtiste dhe shante.

Ai la gruan dhe vajzat e tij në panair dhe nxitoi drejt biznesit. Me të mbërritur, ai është nisur drejt lokalit ku po priste 46-vjeçari dhe, siç e ka përshkruar ai, ka nisur ta shajë dhe kërcënojë Autori pretendoi se tentoi ta qetësojë, por viktima u bë edhe më agresiv.

Kapi djalin nga fyti. Im bir u përpoq t’ia largonte duart, por ai e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me grusht në brinjë.

53-vjeçari pohon se kanë dalë në parking për tu sqaruar dhe mes tyre ka pasur një sherr jashtë recepsionit përballë dhomave dhe ka përfunduar në koshat e plehrave.

I biri ka tentuar t’i ndajë dhe 46-vjeçari e ka goditur sërish. 53-vjeçari tha se ai e përzuri djalin e tij dhe gjatë përleshjes e goditi me grusht shqiptarin në kokë.

Makina e tij ishte parkuar aty dhe në karrocë një litar. Ai tregon se instinktivisht e mori, e kapi dhe ndërsa shqiptari ishte i trullosur, ia vendosi në qafë për ta neutralizuar.

Viktima po tentonte të çlirohej duke e tërhequr litarin dhe njëkohësisht duke e shtyrë me trup drejt rrugicës pas koshave. 53-vjeçari vazhdonte të tërhiqte litarin për ta neutralizuar.

Në një moment ka ndjerë se viktima nuk po bënte më rezistencë, ndaj ka liruar litarin dhe 46-vjeçari ka rënë përtokë, me sa duket i ka rënë të fikët.

Më pas, siç pretendonte 53-vjeçari, ka konstatuar se viktima ishte goditur në kokë kur ra përtokë. Toka aty, tha ai, ka gurë plazhi.

I pandehuri tregoi se i kontrolloi pulsin edhe u sigurua që ai kishte vdekur.

Telefonoi djalin e tij pasi nuk dinte çfarë të bënte dhe i tronditur i tha se së shpejti në banesë do të mbërrinin disa miq të tij me të cilët do të dilte shëtitje dhe 53-vjeçari i tha të largohej me shokët e tij.

53-vjeçari përshkroi se si e kapi trupin dhe e tërhoqi zvarrë pas koshave. Më pas u kthye në panair për të marrë vajzat dhe gruan e tij në shtëpi. Pak para se të niseshin nga panairi, ai telefonoi djalin e tij për t’i thënë të kthehej në shtëpi.

 

Më pas kanë pritur që të gjithë të flenë, ka telefonuar të birin, i ka dhënë çelësat e xhipit të 46-vjeçarit për ta lënë në Kalythies në zonën e Agia Paraskevi duke i kërkuar të ndiqtë me automjetin e tij.

 

Ata lanë makinën e 46-vjeçarit dhe u kthyen, u ulën për pak në lokal dhe më pas 53-vjeçari vendosi trupin e pajetë të 46-vjeçarit në kamionin e tij me ndihmën e djalit të tij. Trupi ishte i mbuluar me një çarçaf dhe sipër i vendosën një copë dru.

Shkuan me makinë në Psinthos, gjatë rrugës e zbriti djalin e tij, hyri në një rrugicë dhe e hodhi trupin në një kanal e më pas i vendosi gurë sipër.

I pandehuri pretendoi se nuk donte kurrë ta vriste atë dhe ndërsa ndodhi incidenti, e humbi toruan dhe s’dinte si të reagonte.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë mashtrim, se është sulmuar i pari nga 46-vjeçari dhe se kontraktori ka qenë i dehur, ndërsa priten edhe analizat toksikologjike.

 

Deklarata e vëllait të viktimës

 

Vëllai i Topallit deklaron për median greke ‘Protothema’ se që nga dita e parë e zhdukjes të shtunën e 28 gushtit, ai ishte i bindur se diçka e keqe i kishte ndodhur. Ai shprehet se ishte në dijeni të borxhit prej 100 mijë eurosh që pronari i një hoteli i kishte babait të tre fëmijëve.

‘Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri familjar. Të gjithë këtu në Faliraki e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për borxhin që i kishin’.

 

Deklarata e avokati të familjes së Xhani Topallit

‘Ai nuk e meritonte këtë fund. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djali i tij. Ai mendonte se kishte siguruar një alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka’.

 

 

Etiketa: autoribiznesmeni shqiptardeshmiadosja gjykatagjykatavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
Para

Nesër hapen shkollat, deputetja e PD-së: Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë!

TË GJITHA

FOTO/ Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ndërtohet ngjitur me banesën e Igli Allmuçës, i bllokon dritaret

16:53 : 30/06/2025

Ardian Ismajli arrin akordin me klubin e ri për 1.1 milionë euro në sezon

16:50 : 30/06/2025

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025

Zyrtare/ Arriti me Kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, Montela rinovon me Turqinë

16:25 : 30/06/2025

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

16:23 : 30/06/2025

Do t’i bashkohet Juljan Shehut, mesfushori shqiptar pranë firmës me klubin polak

16:01 : 30/06/2025

Mbytjet në plazhe/ Eksperti: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet

15:53 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com