• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pazari” me Ramën/ Pallati luksoz pa leje, a do e riblejë Lul Morina me 350 euro/m2

12:06 : 09/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vendimi i Belinda Ballukut për të konfiskuar pallatin pa leje të biznesmenit të afërt me qeverinë, Julian Morina (Lul Morina) trazoi disi mjedisin e pronarëve të kompanive të ndërtimit mesditën e së Enjtes.

Më pas, ujërat u qetësuan si me “magji”. Mesazhi se ishte gjetur një “akord” mes kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit Morina, sheshoi të gjithë zhurmën e ngritur në gotë.

Por, çfarë ndodhi në mesditë dhe si u arrit tek “qetësimi i ujërave”.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar Ndërtimor Urbanistik, Dallëndyshe Bici, u paraqitën në godinën 9-katëshe të Lul Morinës, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, nga ku u deklarua konfiskimi i tij, për shkak se ishte ndërtuar pa leje.

Lexo edhe:

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

Balluku madje e konsideroi “mister” se si ishte lejuar një godinë e tillë të ndërtohej pa asnjë dokument.

Zëvendësja e Ramës deklaroi se Lul Morina kishte dy mundësi për të shpëtuar nga ndjekja penale tashmë që ishte kapur në shkelje; ose të dhuronte godinën në favor të shtetit, ose ta blinte atë me çmimin e tregut.

Ajo nuk e shpjegoi se si do të llogaritej vlera e tregut, në rast se Morina vendosi që të paguajë për ndërtesën e tij të paligjshme.

Edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë në mbrëmjen e së Enjtes për Top Channel, nuk ishte në gjendje të saktësonte se si do të caktohej vlera e tregut në rastet e konfiskimit të godinave pa leje.

Ndërkohë që bëheshin këto deklarata në publik, në një ambjent tjetër, në mbrëmjen e së njëjtës ditë, larg syve kureshtarë, Edi Rama besohet se ka zhvilluar një takim me biznesmenin Julian Morina.

Persona që kanë dijeni për këtë takim deklaruan për “Boldnews.al” se mes Ramës e Morinës është arritur “paqja” dhe biznesmeni do të blejë godinën e tij me 350 euro për metër katrorë.

Ky çmim është shumë larg vlerës së tregut, e cila në atë zonë ku gjendet godina pa leje arrin në rreth 2 mijë euro për metër katrorë.

Të njëjtat burime deklaruan për redaksinë se, me arritjen e këtij akordi, biznesmeni fitoi një mënyrë për të “legalizuar” me kosto të ulët një ndërtim shumë-katësh të paligjshëm.

Natyrisht, Morina do të duhet të paguajë edhe një gjobë për ndërtimin pa leje, e cila, në çdo rast do të jetë e papërfillshme krahasuar me të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e apartamenteve dhe dyqaneve.

Megjithatë, këto të dhëna janë të siguruara në mënyrë konfidenciale dhe vërtetësia e tyre do të konfirmohet ose jo, në rast se qeveria do të bëj publike më tej ecurinë me pallatin e “konfiskuar” të Lul Morinës.

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramakonfiskimlul morina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
Para

Rama: Nafta e zbuluar në Shpirag mund të na kthejë në fuqi ekonomike

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com