• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme

11:20 : 09/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të Premte se fasha e re e energjisë elektrike do të godasë shtresën e mesme.

Në një konferencë për mediat nga Shkodra, Berisha tha se Shqipëria po zien, ndërsa qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën e tyre ndaj këtij regjimi që i vjedh nga mëngjesi deri në darkë.

“Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 15 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve. Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij. Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat. Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt. Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron”, tha Berisha.

“Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit. Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën. Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia”, shtoi ai.

Berisha dënoi dhe njëherë nismën e qeverisë për “anijet-gjenerator” që do vendosen në Vlorë, duke u shprehur se impati në mjedis do jetë shkatërrues. Po ashtu, shtoi se me koston e këtij projekti mund të ndërtoheshin HEC-e në Vlorë dhe energjia të prodhohej pa shkaktuar kët ndotje masive.

Lexo edhe:

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Gjatë fjalës së tij, kryedemorkati tha se aktualisht Shqipëria është në duart e një “cubi” pa moral, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

14:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm…

13:25 : 25/08/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë

12:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

13:09 : 24/08/2025
AKTUALITET

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025
Para

Jeta prej sheiku në Peru e të riut nga Burreli, pjesë e “Cártel de Los Balcanes”

TË GJITHA

Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI

11:02 : 26/08/2025

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

10:48 : 26/08/2025

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

10:37 : 26/08/2025

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

10:19 : 26/08/2025

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

10:12 : 26/08/2025

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

10:08 : 26/08/2025

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

09:55 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com