• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE pritet të pezullojë marrëveshjen e vizave për Rusinë: Sinjal, popullit rus

18:01 : 28/08/2022
në AKTUALITET, BOTA

Ministrat e Bashkimit Evropian pritet që të mbështesin pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2007 me Moskën, që i jep trajtim preferencial kërkesave të rusëve për viza, raportoi Financial Time, duke cituar zyrtarë anonimë të përfshirë në bisedime.

Këto raportime më 28 gusht vijnë teksa shtetet lindore të bllokut kanë kërcënuar se në mënyrë të njëanshme do të mbyllin kufijtë për turistët rusë, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon, njofton sot Radio Evropa e Lirë.

Ministrat e BE-së pritet të japin mbështetjen e tyre politike për marrëveshjen për lehtësimin e vizave BE-Rusi gjatë takimit dyditor në Pragë, që nis më 30 gusht, thanë për Financial Times tre zyrtarë të përfshirë në bisedime.

“Është e papërshtatshme që turistët rusë të bredhin nëpër qytetet tona, në portet tona”, tha një zyrtar i lartë i BE-së, i përfshirë në bisedime.

“Ne duhet të dërgojmë një sinjal te populli rus se lufta nuk është në rregull, nuk është e pranueshme”.

Lexo edhe:

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Anija spiune ruse, që ndjek kabllot nënujore të Europës

Pjesë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Moskës që lidhen me lëvizjen e lirë të zyrtarëve qeveritarë dhe biznesorë, janë pezulluar pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Financial Times raportoi se një pezullim më i gjerë i marrëveshjes do të hiqte trajtimin preferencial për rusët që aplikojnë për të gjitha vizat e vendeve të BE-së. Rusët më pas do të duhej të ofronin dokumente shtesë, duke i bërë vizat më të kushtueshme dhe duke e rritur edhe periudhën e pritjes për marrjen e vizës, raportoi FT.

“Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme që kërkon hapa të jashtëzakonshëm. Ne duam të shkojmë përtej pezullimit të lehtësimit të vizave”, tha një zyrtar i lartë i BE-së për FT, duke shtuar se ashpërsimi i kritereve për marrjen e vizave do të prezantohej në fund të vitit.

Disa shtete anëtare kanë kërkuar veprime që do t’iu pamundësonin rusëve të zakonshëm që të udhëtonin në BE me viza turistike. Këto masa janë kërkuar me qëllim të ndëshkimit të Moskës.

Republika Çeke dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave për turistët rusë pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Këto dy shtete kanë qenë të zëshme në kërkesën që BE-ja të prezantojë një ndalesë të plotë, diçka që edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga blloku evropian.

Polonia dhe shtetet e Baltikut që kufizohen me Rusinë kanë sugjeruar se janë të gatshme që të ndalojnë rusët e pajisur me viza turistike që të hyjnë në territoret e tyre, duke u thirrur në përjashtimet e sigurisë kombëtare që përmban marrëveshja e Shengenit.

Finlanda – që ndan një kufi prej 1.335 kilometrash me Rusinë – gjatë këtij muaji tha se nga 1 shtatori do të reduktojë për 90 për qind vizat që do të lëshojë për turistët rusë.

“Vizat turistike nuk do të ndalohen plotësisht, por numri i këtyre llojeve të vizave që do të lëshohen, do të reduktohet ndjeshëm”, tha për gazetarët, ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

“Kjo nënkupton se llojet e tjera të vizave – vizat për familjarët, vizat për vizita të familjarëve, për punë dhe studime – do të duhet më shumë kohë dhe kritere që të lëshohen”, tha ai.

Sipas transmetuesit publik, Yle, Finlanda shqyrton rreth 1.000 aplikime për viza nga rusët në ditë.

Megjithatë, nuk ka pasur konsensus në mesin e 27 shteteve anëtare për këtë çështje dhe disa shtete kanë vazhduar të lëshojnë viza turistike, duke iu mundësuar rusëve që të udhëtojnë në gjithë zonën Shengen.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është pajtuar se është e rëndësishme që të sanksionohen personat e afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Por, ai ka thënë se evropianët “duhet ta kuptojnë se ka shumë njerëz që po largohen nga Rusia sepse ata nuk pajtohen me regjimin rus”.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se “mezi pres që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët evropiane lidhur me atë se si të kufizojmë numrin e turistëve rusë në Evropë”.

“Por, nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje e përbashkët, ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e ndonjë marrëveshjeje rajonale midis shteteve që janë më të prekura nga numri i madh i turistëve rusë që abuzojnë me mikpritjen evropiane”.

Etiketa: ruseviza

Lajme të lidhura

BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

Anija spiune ruse, që ndjek kabllot nënujore të Europës

13:38 : 26/09/2025
BOTA

Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump

17:21 : 24/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA
AKTUALITET

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025
BOTA

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

15:35 : 17/09/2025
Para

Kurti paralajmëron ndryshime në qeveri: Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com