• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politikanët në Shqipëri, nuk e kanë me njëri-tjetrin, e kanë me ne

14:39 : 10/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Donald Trump, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, teksa fliste bashkëkombasve të tij amerikanë, për ngjarjen e paprecedentë, bastisjen e banesës së tij në Florida, kontrollin e shtëpisë së një Presidenti amerikan, pandodhur kurrë më parë, ndër të tjera tha:

Nuk e kanë me mua. E kanë me ju.

Në Shqipërinë fatkeqe, kjo thënie është aksiome që ndodh prej 80 motesh. Sherr, debat, zënka, protesta deri në dhunë, vrasje, djegie, burgosje, skandale pafundësisht tej imagjinate. Kemi 32 vite në kurth. Në një grackë, Në një lojë të porositur, brenda së cilës rrotullohemi dhe shpesh e më shpesh vetëm ndërrojmë anë, trajtë, formë, por asnjëherë përmbatje.

Lexo edhe:

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

Ne jemi vend që prodhojmë naftë në kufijt e mjaftueshëm të konsumit të brendshëm, por asnjë mililitër nuk marrim prej saj. Atë e kanë plaçkitur të tjerët. Ndërsa ne e blejmë më shtrenjtë se çdo vend që nuk prodhon asnjë litër. Sepse ne na vjedhin, ditën dhe natën, pa na pyetur, pa na marrë asnjë second leje. Ne jemi ata që heshtim, nuk reagojmë, nuk i ndalojmë, si memecër e shurdhër të lindur.

Ne jemi vend që prodhojmë energji elektrikë hidrike, mbi 70 përqind të gjithë prodhimit, me lëndë të parë falas dhuratë nga Zoti. Sërish abuzojnë, vjedhin, sa gjendemi nën teka gjeneratorësh, errësirës, apo çmimeve gjithnjë e më të kripura, më shumë se të tjerë vende, pranë dhe larg nesh, që nuk kanë luksin tonë të prodhimit.

Ne jemi vend me pasuri të mëdha minerare nëntokësore, nga krom, bakër, hekur-nikel, qymyr, mermer, ujë, e mjaft të tjera. Por sërish administrimi, shfrytëzimi i tyre, përfitmi për banorët vendas, është inekzistent. Zonat, qytetet, krahinat nga merren këto pasuri, janë një mjerim akuzues për plaçkitësit, me adresë qeveritarët e këtyre dekadave.

Ne kemi një klimë, ditë diellore si rrallë vend tjetër, ujë, pyje, tokë, të rrallë për bujqësi, blegtori, pemtari, një mundësi prodhimi për çdo produkt që Zoti lejon dhe jemi në krizë ekstreme për çdo mall që ekziston. Ne jmë bërë magazinë importesh për të përmbushur licenca pushtetarësh apo klientëve të tyre.

Ne kemi një antikitet mahnitës, një trashëgimi kulturore të pazakontë, një pasuri me vlerë të madhe, e cila është në duar barbarësh. Kemi kanibalë të gatshëm për tia shitur maskarait të parë antishqiptar që u vjen me para në dorë, që bën marrëveshje të pistë me pushtetarët dallkaukë e jo vend-dashës nëpër zyra shtetërore.

Ne jemi vend me padrejtesi të mëdha, që nuk prodhuam.drejtësi asnjëherë. Me prona të pafundme, por pa pronarë.

Ne kemi lashtësi në dije, por po prodhojmë injorancë në vatrat e edukimit, duke vrarë mizorisht të ardhmen e Shqipërisë. E bëjmë këtë me një dashakeqsësi ekstreme. Jemi duke kontribuar në asgjësimin tonë, shpërbërjen e kombit, thërmimin e shkërmoqjen e tij, racës dhe trojeve ku mbijetuam prej mijëra vitesh.
Ne kemi qindra mijë të rinj, të ikur në 30 vite në Evropë dhe nëpër botë, janë e nesërmja e kombit që me skema, mënyra, forma kriminale keqqeverisjeje, vjedhjeje, pamundësish jetese në dheun e tyre, janë detyruar të largohen. Janë përzënë. Ne jemi bërë një popull i thinjur në pak vite, plakur përtej çdo lloj pritshmërie, duke kthyer Shqipërinë në një azil të moshuarish. Në një ishull njerëzor të padobishëm. Fëmijët jashtë pa prindër, prindër brenda pa fëmijë. Shtëpi bosh pa njerëz, e njerëz jashtë të pastrehë. Kemi ndërtuar një shkretëtirë pa punonjës të kualifikuar, pa zanatçinj, pa shërbime, duke mbushur zbrazëtirën e prodhuar qeveritare, me aziatikë, afrikanë. E gjitha ka ndodhur si shenjë e ekzekutimit të shfarosjes sonë të përbashkët.

Ne shqiptarët shpërndarë në pesë shtete, jemi sot dëshmitarë se qeveritarët tanë vëllazërohen me armiqtë kohëgjatë në rajon dhe armiqësohen me vëllezërit e gjakut e gjuhës. Jemi popull me eksod biblik por jo për arsye të tilla. Kemi stërvitur veti të luftës e dëmit me svetes duke majmur lakminë oreksin, babëzinë, e keqbërësve tanë.

Ne jemi një nga vendet që kemi kaluar diktaturën 50-vjeçare më të egër komuniste pasojat e së cilës vazhdojnë ende. Një periudhë masakrimi, persekutimi, nga një ushtri punëtorësh e bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit. Një strukturë e pushtetit të fshehtë, të cilët gjenden ende me shumicë nëpër institucione të pushtetit, politikës, drejtësisë, ekonomisë. Njëlloj sot, 32 vite pas pretendimit tonë të ndërrimit të sistemit, ndryshimi nuk ka prekur qytetarët, ata që u bënë prodhues të ndryshimit, e asnjëherë përfitues të tij.

Ne kemi një klasë politike e cila ka pandryshueshmëri njerëzore nga vitit 1990-të. Kanë ngjarë rrotacione por jo largime. Ikjet kanë qenë vetëm vdekjet natyrale. Licenca bashkësisë së kaluar për të qeverisur, sunduar, pushtuar, qeverisjet dhe ekonominë, është e paskaduar nga koha e qoftëlargut. Këmbimet nëpër data elektorale kanë qenë dhe janë makiazhi në këto tre dekada.

Ndërkombëtarët, ambasadorë, diplomatët, të dërguar me punë, komisionerë, e raporterë, nga SHBA dhe Evropë, kanë qenë dhe janë gjithnjë të punësuar të vendeve të tyre. Por me kalimin e viteve, me mjaltosjen e pushteteve në Tiranë, gjithnjë e më shumë prej tyre, u shqiptarizuan në shtim vesesh e pakësim vyrtytesh.

Në vendin tonë, mediet u bënë streha e kryepushteteve, hapësirë publike e private me leje për të gënjyer sipas dëshirave e porosive të pushteteve e politikës. U shartuan me biznese e pjesë të bashkëpunëtorëve të sigurimit, të cilët u bnëë drejtues, mendimtare, lajmëtarë, për të kontrolluar pa ndërprerë ushqimin e opinionit publik. Bëmat e diktatorës në vend të ndalimit me ligj, zënë hapsirat informative kryesore nëpër gazeta e televizione prej 32 vitesh. Mediet, janë instrumenti kryesor, me të cilin kanë manipuluar opinionin e koduar njëri-tjetrin. Janë vrasës të paguar.

Sot, 32 mote pas shkrepjes së pluralizmit, nuk gjen dot një spiun, punëtor, bashkëpunëtor, të papunë, një politikan të varfër, një zgjatues diktature në hall. Bizneset e mëdha, ekonomia, ka qenë dhe është nëpër duart e tyre apo pasardhësve biologjikë të tyre.

Në jemi ndoshta ndër popujt e rrallë që jetojmë mprej 80 vitesh në diktaturë dhe gënjeshtër, ndërsa ata politikanët kostumndërrues qeshin pas kurrizit tonë, me pafuqinë tonë për ti ndëshkuar. E gjithë kjo komedi e zezë, është dëshmi se politikanët në Shqipëri, ndoshta ngjashëm me vende të tjera, por jo në këtë formë vrasëse si ndër ne. Nuk e kanë pasur as e kanë asnjëherë me njëri tjetrin, ndëshkimin, urrejtjen, mllefin, persekutimin, dorëvënien nëpër pasuritë e njëri tjetrit. Jo asnjëherë. Ata e kanë pasur dhe e kanë gjithmnonë e gjithnjë me NE. Duke na shndërruar përditë e më tepër në specie të padobishme për ta, pasi kanë marrë me duart tona, gjithçka..

Ne e dimë. Ata mbyten ditën, e përqafohen natën.

Etiketa: Basir Çollakudhunedonald trumppolitikanet shqiptarepolitikeproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

15:35 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

13:35 : 30/06/2025
BOTA

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

12:14 : 29/06/2025
AKTUALITET

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025
SPORT

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

09:56 : 29/06/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Olta Gixhari zbulon çfarë lloj dhuratash shkëmben me partnerin: S'jemi si të tjerët

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com