• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Shqiptarët po largohen se Rama e ka bërë vendin të pajetueshëm

14:48 : 09/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

Deputeti Belind Këlliçi, duke iu referuar raportit të inteligjencës britanike, tha se Shqipëria rreshtohet krah vendeve në luftë për numër popullsie, të cilët kërkojnë emigracion ilegal.
 
Referuar shifrave të publikuara nga inteligjenca britanike, në periudhën 1 qershor – 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla.

Deputeti demokrat tha se duke parë se qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës.
 
“Kur nga një tokë e bekuar si jona qytetarët ikin, në dyfishin e shifrave në raport me vendet e rajoneve në luftë, atëherë Shqipëria është bërë një vend i pajetueshëm”, tha Këlliçi, duke shtuar se Qeveria është bërë e padurueshme.
 
“Ajo që duam të theksojmë sot nuk është fenomeni i emigracionit, i vjetër sa vetë bota.
 
Pyetja që ngremë nga kjo foltore është se, pse Shqipëria, një vend jo në konflikt, dhe që as nuk vuan nga ndonjë epidemi, thatësirë apo krizë tjetër, prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?
 
Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind.
 
Nëse bëjmë një bilanc të shpejtë të gjendjes së këtyre shteteve rezulton se:
 
Irani është në një regjim ajatollahësh, një diktaturë fetaro-politike, që shtyp dhe përndjek popullatën duke mohuar çdo liri dhe të drejtë.  
 
Afganistani është rikthyer nën regjimin e talebanëve, persekutorë të kundërshtarëve dhe civilëve, që i kërkojnë popullatës të jetojë sipas kodeve të një islami fanatik. Dhuna sektare dhe aktet e terrorizmit janë pjesë e jetës së përditshme.
 
Iraku është një vend i dalë nga një luftë e gjatë sektare, shesh-betejë për ndikim dhe pushtet e disa fuqive dhe fraksioneve fetare e politike. Thënë shkurt: një prej vendeve më të pasigurta në botë.
 
Historia e Sirisë është e njohur për shqiptarët, duke qenë se disa familje u bllokuan në kampet e luftës atje. Vendi është një prej shesh – betejave të ISIS dhe pre e një lufte të gjatë civile dhe sektare.
 
Eritrea, një vend afrikan është prej kohësh territor i një lufte të përgjakshme në rajonin e Tigrey-t. Sipas një raporti të fundit të OKB, burrat merren me forcë për t’i çuar në luftë. Një vend i dalë nga një konflikt 30 vjeçar me Etiopinë, Eritrea e ka 66 përqind të popullatës nën linjën e varfërisë.
 
Duke parë këtë tablo tmerri, kur shqiptarët janë të lirë për të lëvizur në Europë, vijnë nga një vend anëtar i NATO-s, kanë një pozicion gjeografik dhe klimë të mrekullueshme, nuk rrezikohen nga konflikte, sëmundje apo uria në shkallë të gjerë, atëherë përse rrezikojnë më shumë se bijtë e këtyre vendeve të sfilitura?
 
Përgjigja është: duke qenë europianë, duke i njohur dhe përqafuar parimet europiane të garës së ndershme, mundësive të barabarta, shtetit social, solidaritetit etj., dhe duke mos i parë të materializuara dhe të mundshme këto mundësi në atdheun e tyre, shqiptarët largohen”, tha Këlliçi.
 

Etiketa: emigracionkelliciRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
Para

Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com