• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

22:51 : 02/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Duhet përsëritur atë që e kam shkruar dikur: ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj po aq sa edhe familjarët e vajzës që erdhën të pushonin e të çmalleshin me vendlindjen, e ku atdheu ua morri më të shtrenjtën që kishin.

Dhe përderisa në heshtje e jetojmë dhembjen e atyre që e humbën më të dashurën e vet, do duhet vetvetes t’ia shtrojmë pyetjet që nuk ia kemi shtruar në kohën e duhur. Si për shembull atë se ç’njerëz janë ata që i drejtojnë gomonet vrastare dhe, si u bë Shqipëria vend ku çdokush mund të të vret e thuajse askush nuk të mbron.

Po pra, tragjedia rrëqethëse që ndodhi në Himarë, mund edhe të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet e duhura, si për shembull atë se drejtuesit e gomoneve që i vrasin fëmijë tanë janë të njëjtë me shumë nga ata që i kemi votuar ne, janë të njëjtë si burrështetasit që e kriminalizuan vendin, të cilëve ua besuam jetën e na dhanë vdekjen, si ata që kërkojnë dënimin e vrasësve tanë, por pasi që vetë e vranë Shqipërinë.

Dhe sot kur e jetojmë këtë dhembje rrëqethëse dhe të paimagjinueshme, tani kur përballemi me këtë tragjedi – të ta vrasin fëmijën në plazh, aty ku ke shkuar të pushosh e ku ke besuar se je më i mbrojtur se kudo qoftë në tjetër vend – duhet kërkuar përgjegjësi para së gjithash nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, i dekadave gjatë të cilave i përkrahëm ata që përfitojnë edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë, ata që na vijnë për ngushëllime me buqete lulesh atëherë kur na i vrasin fëmijët.

Lexo edhe:

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

Leksione Nobeli për Shqipërinë

Etiketa: gomoneHimarakim mehmetiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kontrollohet banesa e ‘Çimonit’ në Sarandë

13:06 : 25/10/2025
Para

Zjarr i përmasave të mëdha në Nikël, rrezikohen disa banesa

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com