• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Si po kërkojnë të përjashtojnë Metën dhe Berishën nga zgjedhjet

18:25 : 01/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Zbulimi gjoja i papritur i dosjes të spiunit Ilir Meta, nuk lidhet vetëm me “tmerrimin” infantil të Lindita Nikollës, as me thirrjet e Taulant Ballës, që për këtë rast ‘alarmant’ duhet zgjidhje “urgjente”.

Zhurma dhe shpejtësia mund të kenë të bëjnë me krejtësisht tjetër gjë: me një plan të regjimit të Edi Ramës për të penguar me ligj rivalët e tij të drejtpërdrejtë, Meta dhe Berisha, që të konkurojnë këtej e tutje në zgjedhje. Këtë hipotezë e ka zbuluar televizioni pranë qeverisë, Top Channel, i cili pretendon se i referohet burimeve nga PS.

Bazë për këtë hamendësim është bërë një frazë nga shkrimi i gjatë i Edi Ramës në Facebook, në lidhje me identitetin e spiunit I.M. “Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit)”, shkruante ai.

Pra ideja është që jo vetëm të jepet mundësia që të hapet dosja e Metës, por që me anë të ligjit, ai të pengohet të kandidojë edhe në zgjedhje. Madje një gjë të tillë Top Channel e paralajmëron edhe për Berishën duke pretenduar se në amendimin e ligjit mund të shtohet një klauzolë që e penalizon edhe atë si sekretar afatgjatë i PPSH-së së spitalit. “Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpuntorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht.

Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti e ti jap fund të qënurit deputet të Non Gratës amerikane Sali Berisha” thuhet në kronikën e T.CH. (shikoje videon këtu).

Lexo edhe:

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

Sado e çuditshme dhe absurde të ngjajë kjo hipotezë e denjë për çdo regjim, ajo nuk është e pamundur të ndodhë.

Në dy palë zgjedhjet e fundit Rama i ka ndryshuar rregullat elektorale të lojës në favor të interesave të tij. Në 2017, falë marveshjejes së majit me Lulzim Bashën, ai arriti të pengojë koalicionet. Edhe më flagrante e bëri në 2021, ku pa pyetur për paktin e 5 qershorit dhe për presionin e fortë ndërkombëtar, ai ndryshoi kushtetutën, pasi gara kishte filluar dhe e pengoi ligjërisht një alenacë mes PD dhe LSI.

Një gjë të tillë e ka bërë vetëm Sali Berisha i parë, në prag të zgjedhjeve katastrofale të vitit 1996. Atëhere duke votuar ligjin skandaloz të “anti- genocidit”, në shtator 1995, ai i hoqi mundësinë krerëve kryesorë të 3 partive të opozitës të konkuronin në garën parlamentare. Kjo goditje për demokracinë u kritikua atëherë ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut, por ajo u mbështet nga diplomacia amerikane që donte me çdo kusht fitoren e Berishës. Madje pak ditë para zgjedhjeve, një një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ sekretari i shtetit Tymothy Wirth e lavdëroi ligjin madje, ai ngriti lart edhe sistemin gjyqësor (këtë të cilin amerikanët për reformojnë tani) që i la jashtë politikanët e opozitës.

Se çfarë ndodhi një vit më pas, nuk ka nevojtë të kujtohet. Por ama ka nevojë të nxirren mësime se çfarë ndodh në ato momente kur regjimet vendosin të vrasin garën edhe formalisht.   /Lapsi.al/

Etiketa: BerishadosjeMetaparapaskenazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

14:40 : 02/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Para

BE: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë stabilitetin Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

15:38 : 09/09/2025

Çekia me aleatë e shkatërrojnë një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë

15:30 : 09/09/2025

Mbeti viktimë e atentatit në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësi

15:29 : 09/09/2025

Gjendet 1 granatë dore mbi çatinë e biznesit në Fushë-Krujë

15:16 : 09/09/2025

Kërkoi ryshfet për një certifikatë pronësie, shpallet në kërkim vartësi i Lorenës së ASHK

15:00 : 09/09/2025

Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti

14:44 : 09/09/2025

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com