• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri spanjoll në Beograd, përsërit qëndrimin kundër Kosovës

09:29 : 30/07/2022
në AKTUALITET, BOTA, RAJONI

Spanja mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Beograd.

Deklaratën e bëri pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç më 29 korrik.

Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova është i vetmi vend në rajon që Sanchez nuk do ta vizitojë gjatë vizitës së tij në Ballkan.

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lexo edhe:

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Vuçiçin, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidhë nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.

Ai gjithashtu tha se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian.

“Spanja do të jetë gjithmonë me ju dhe ju keni mbështetjen tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Spanjës, Sanchez i cilësoi si “fantastike”, duke shtuar se edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të arrijnë në të njëjtin nivel.

Ai tha shkëmbimi tregtar ka qenë në rritje në pesë vjetët e fundit, por shtoi se dëshiron që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë, duke paralajmëruar ardhjen e kompanive të reja nga Spanja në Serbi.

Sanchez tha se me Vuçiçin ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe pasojat e luftës në Evropë, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.

Vuçiç: Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e saj

Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme dhe pa kushte në procesin e anëtarësimit në BE, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Serbia e konsideron Spanjën një mik të madh”, shtoi ai.

Duke e falënderuar Spanjën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, Vuçiç tha se e ka njoftuar kryeministrin Sanchez për rrjedhën e dialogut që Serbia dhe Kosova Beogradi po zhvillojnë nën lehtësimin e BE-së.

Vuçiçtha se me kryeministrin spanjoll kanë analizuar situatën në Ukrainë dhe se ia ka atij “shpjeguar qëndrimin e Serbisë”.

Beogradi zyrtar refuzon t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Vuçiçt ha se ai dhe Sanchez janë “të shqetësuar” dhe se “do të ishte mirë që lufta të përfundonte në mënyrë që ne të ktheheshim në jetën normale”.

Vuçiç tha se në vitin 2021, shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Spanjës ishte 811 milionë euro dhe se pret që të dy vendet “për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ekonomike të kalojnë një miliard euro shkëmbim [tregtar]”.

Presidenti serb deklaroi se në tetor në Beograd do të mbahet një forum i madh biznesi, i cili do të jetë vendtakim për biznesmenët nga Spanja dhe Serbia.

Vuçiç përmendi edhe bashkëpunimin mes dy vendeve në industrinë e mbrojtjes. Ai tha se Serbia ka blerë dy avionë transportues nga Spanja dhe se do të vazhdojë të blejë edhe pajisje tjera.

Presidenti i Serbisë tha se me kryeministrin spanjoll ka diskutuar edhe për pozicionin e Serbisë në Ballkan dhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, e cila përveç Serbisë përfshinë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vizitën e tij në Beograd, Sanchez do ta përfundojë më 30 korrik me një takim me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Deri më një gusht, kryeministri spanjoll do të vizitojë edhe Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.

Sanchez po viziton rajonin me qëllim të “ringjalljes së procesit të zgjerimit” të BE-së në Ballkanin Perëndimor./REL

Etiketa: kosovePedro SanchezSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
BOTA

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

16:07 : 21/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
RAJONI

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

12:05 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën

21:15 : 17/06/2026
Para
Terry Fincher/Princess Diana Archive/Getty Images

Publikohet trailer-i i dokumentarit të Princeshës Diana (VIDEO)

TË GJITHA

Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş