• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sfida e kthimit ndaj Craiova-s, Josa: Të jemi me këmbë në tokë

20:46 : 27/07/2022
në SPORT

Vllaznia do të ndeshet ditët e enjte me klubin e Universitatea Craiova në Rumani, një ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Ndeshja e parë është mbyllur me rezultatin 1-1, dhe ndeshja e ditës së nesërme do të vulosë gjithçka. Në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme, trajneri i ekipit shkodran, Mirel Josa ka folur në konferencë për shtyp.

“Nuk mund të flas për gjendje të veçantë të futbollistëve. E para e punës jemi shumë të gëzuar që mbërritëm mirë, jemi të gëzuar që po çlodhemi mirë gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu jemi shumë entuziastë sepse gjejmë këtu një stadium bashkëkohor. Kjo është kryesorja për ne, pastaj sa i përket gjendjes së lojtarëve e skuadrës, është një gjendje e njëjtë me para ndeshjes që luajtëm në Shkodër. Mund të them që është një gjendje optimale.

Mendoj se kishte dy tablo në ndeshjen e parë, një pjesë e parë ku skuadra udhëtuese e interpretoi mirë, u gjendëm në befasi për disa veprime që nuk ishin individuale, por funksionoi mirë si skuadër. Në pjesën e dytë ishte skuadra jonë, dua t’i jap vlera skuadrës time se pas shokut që pësuam pas minutës së 45, themi se skuadra nuk e vazhdoi këtë goditje që pësoi, por hyri me iniciativë tjetër në fushë, patëm ekuilibra më të mira në fushën e lojës sa i përket ndërprerjes së kundërsulmit kundërshtar.

Unë nuk mund të konfirmoj lëvizje, në mendjen time mund të bëhen, por nuk mund të konfirmoj. Jo sepse do të na njohë kundërshtari se e dimë që na shikojnë, por më tepër do të fokusohem te ndeshja e parë. Konfirmimet do t’i keni nesër para se skuadra të zbresë në fushë, po pres stërvitjen e fundit se të papriturat ndonjëherë të nxjerrin në konkluzione të padrejta.

Lexo edhe:

VIDEO/ Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

Egnatia fiton 2-1 ndaj Vllaznisë, kryeson në Final Four

Mua më intereson entuziazmi se të luash pa entuziazëm, atëherë ke ardhur të humbësh ndeshjen. Ndaj kryesorja është entuziazmi, të gëzojmë futbollin. Pres një Universitatea e cila do të rritet cilësisht në fushën e vet, mund të jetë cilësisht më lart. Ndaj na bie si detyrë të mos luajmë si në pjesën e dytë në Shkodër, por edhe më mirë.

Drejtuesit e Universitatea kanë të drejtë ta kërkojnë kualifikimin se kanë investuar shumë te kjo skuadër, është ekip me traditë. Unë futbollin rumun e kam prekur si futbollist në vitin 1986, kur ekipi im ka luajtur kundër Dinamos së Bukureshtit dhe atëherë ka qenë me shumë traditë. Përveç ekipit kombëtar kishte ekipe shumë të mira si edhe Steaua, ku shtohet edhe Univesitatea që i shkonte mbrapa, ishte edhe Rapidi. Edhe Universitatean e vë në rang të skuadrave të para dhe ka të drejtë të kërkojë kualifikimin, edhe unë të isha në vend të drejtuesve të Kraiovës do të kërkoja kualifikimin.

Futboll nuk ka me presion. Një skuader që të japë 100% e vet duhet të jetë e zhveshur komplet nga presioni, jo ajo që themi ne që të japë 120%. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar që të japin mundësitë e veta, dhe mundësitë e veta janë 100%, jo 120%.

Për çdo skuadër, tifozët janë moral, vlerësohen nga djemtë që janë brenda për brenda për këtë udhëtim që kanë bërë. Është pozitive për skuadrën jo vetëm këtë ndeshje, por është pozitive që Vllaznia tregon që ka tifozë që e dashurojnë skuadrën dhe mua më jep prioritet të punoj edhe me bashkëpunimin e tyre sa i përket vazhdimësisë së skuadrës. Pasi ne përveç Europës na pret një malore shumë e madhe se të gjithë kërkojnë më të mirën sa i përket skuadrës tonë.

Kualifikimi? Nëse mendojmë këtë, do të jemi shumë të gabuar. Të shohim çfarë do të bëjmë dhe dita nesër në darkë do të sjellë në konkluzione se çfarë bëmë. Nuk duhet të mendojmë në fillim për kalimin e turit, duhet të jemi me këmbë në tokë duke vlerësuar në maksimum kundërshtarin.

Futbolli është i çuditshëm, është një sport ku kemi parë të gjithë të papriturat, si nga krahu pozitiv, ashtu edhe negativ. Do të jemi shumë me këmbë në tokë e japim mundësitë tona. Nëse futbollistët janë entuziastë dhe japin mundëistë e tyre, nuk kam çfarë u kërkoj më tepër.

Udhëtimi si alibi? Nuk ka alibi. Këto ishin kushtet e udhëtimit tonë. Duhet të kemi parasysh që do i futem pak historisë në këtë drejtim. Në vitin 1986, skuadra ime ka luajtur kundër Dinamos së Bukureshtit dhe luanim në Kupën e Kupave dhe ishte turi i parë. Ju e keni shumë mirë parasysh nivelin e Dinamos së Bukureshtit në atë kohë. Ka pasur 9 lojtarë në ekipin kombëtar dhe trajner ishte Mircea Luçesku. Dhe skuadra jonë nuk kishte pretendime për t’u kualifikuar, duke ditur nivelin e kësaj skuadre. Por qëlloi, ndaj e them që futbolli është shumë i çuditshëm, dhe fituam në Tiranë 1-0 me një gabim të portierit dhe kemi ardhur pa asnjë lloj pretendimi. Jemi nisur nga Tirana me autobus dhe me çfarë autobusi! Nuk ka nevojë t’ua them. Kemi fjetur një natë në Sofje, kemi kaluar kufirin në një vend me lumë afër, kemi ardhur në Bukuresht të hënën, kemi fjetur në hotel “Nacional”. Kemi luajtur pas dy ditësh, të mërkurën dhe kemi fituar ne 2-1. Prandaj që këto problemet e udhëtimit nuk janë asnjë gjë.

Për ne është normale që është favorite skuadra rumune, por futbolli është shumë i çuditshëm dhe varet se sa do ta respektosh futbollin. Duhet ta respektosh futbollin që të marrësh frytet e duhura”, tha Josa.

Etiketa: Conference LeagueCraiovajosaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

11:34 : 24/05/2026
Lajmet e Dites

Egnatia fiton 2-1 ndaj Vllaznisë, kryeson në Final Four

21:39 : 23/05/2026
AKTUALITET

Tensione pas ndeshjes Vllaznia-Teuta në Shkodër, policia përplaset me tifozët/ VIDEO

19:13 : 13/04/2026
SPORT

Vllaznia dominon Partizanin në kryeqytet, fiton edhe Egnatia përballë Bylisit

19:38 : 04/04/2026
SPORT

Superliga/ Nuk ka gola në Rrogozhinë, barazim mes Egnatias dhe Vllaznisë

21:10 : 13/03/2026
SPORT

Redon Xhixha nderon Tiranën përballë Egnatias, Vllaznia kryesuese fiton në Durrës

18:38 : 01/02/2026
Para

Pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, arrestohen 8 persona në Mal të Zi!

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom