• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emri në dosjen e ish-Sigurimit/ Meta: Manipulim për të hequr vëmendjen nga skandalet

14:37 : 27/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi në mënyrë kategorike se është ai “Ilir Metaj” – personi për të cilin Autoriteti i Dosjeve flet se është në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoritetin e Dosjeve e quajti “Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizimit të Dosjeve”. Sipas tij, manipulimi i çështjes po bëhet për llogari të Ramës për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve dhe aferat e tjera qeveritare.

“Sa I.M. ka qenë në fakultetin e Ekonomisë, sa kanë qenë në klasën ku kam qenë unë, kush ka qenë? Unë kam qenë sekretar i rinisë i Fakultetit të Ekonomisë. Isha zgjedhur se i kisha 10-ta të tëra, por edhe se isha lider që atëherë. Bëja organizimet e të tjera. Unë njof nja 40, 50 Ilir Metaj, që njof unë, njërin e keni dhe në Kuvend. Në klasën time kemi qenë dy. Dhe na e bënin Ilir Repexh Meta dhe Ilir tjetër që jam i sigurt që edhe ai s’ka qenë. Autoriteti i Manipulimit të dosjeve ka një përgjegjësi të madhe se për llogari të Ramës shkatërron besimin e tij në publik”, theksoi ish-kreu i shtetit në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen.

“Ilir Meta është këtu pas 30 viteve politikë se do jetë gjithë i pastër në të vërtetat e tij dhe jo vetëm kaq por do vazhdojë dhe nja 30-40 vite të tjera. Ëndrra ime është të bëhem sa më parë kryetari i referendumit. Një kryeministër del kundër popullit, shtypet butoni i referendumit dhe fap, ikën”, u shpreh ai.

Reagimin e autoritetit, Meta e quajti po ashtu një akt vetëvrasës.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

“Po si mund ti shmangem një përgjigje pavarësisht se s’ka shqiptarë në këtë tokë qe se kupton që me këtë akt vetëvrasës se autoriteti para se te jete autoritet ligjor është moral. Se ty te është besuar të tregosh të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar dhe personat që janë prekur në mënyrë të vullnetshme dhe që kërkojnë ti shpëtojnë filtrit  dhe njëkohësisht edhe të ngushëllosh viktimat, të prekurit që kishin ato pasoja nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo është vetëm për të ardhur keq për autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Ata e dine se çfarë ka, çfarë s’ka dhe sa e manipuluar është në ato dosje që thonë ata. Me një e-mail anonim na qenka zbuluar se na qënka një I.M. që sipas disa lojërave të qëllimshme nga parlamenti dhe mediat e inceneratoreve, pra u zbulua që pas 30 e ca vjetësh I.M. qenka ky njeri i cili që në mars 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar gjithë filtrave e gjithë instucioneve të të gjitha kohërave. Që nga koha e zotit Berisha që se kaluan gjysma e asaj partie që sot janë shndërruar në parti fuksash e patronazhistësh e gjithë komisionet e kohërave të tjera, nga Fatos Nano e deri te ky i sotmi. Çfarë i ka kushtuar autoritetit ta thërriste këtë person që ka emër: Ilir Rexhep Metaj, që ka babë. A ka njeri që e beson këtë gjë?!”, u shpreh Ilir Meta.

Akuza lëshoi dhe ndaj kryetares së parlamentit Lindita Nikolla, e cila njoftoi gatishmërinë për mbledhjen e Kuvendit, pas një kërkese të Autoritetit të Dosjeve për këtë çështje. Ai e quajti Nikollën “një pulë” e cila sipas tij po lejon të përdoret nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, tha Meta, është i interesuari pas këtij manipulimi. Ramën e quajti edhe të “sëmurë psiqik”.

“Dhe pastaj u ngrit parlamenti në këmbë, parlamenti me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës që përdoret për urgjenca, për të zbehur vëmendjen nga afera e inceratorëve ku do përfundojnë si minjtë dhe nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë dhe çështjen që i kam dërguar një letër parlamentit para se të lija detyrën e presidentit. Për atë nuk mblidhet parlamenti, se është parlament i korruptuar dhe plot me lulushë nga opozita”, tha Meta.

Ai paralajmëroi se manipulimi nga autoriteti do të zbardhet.

“Ju do ta shikoni si do të përfundojë. Nuk ekziston më për mua Autoriteti i Dosjeve është autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit sepse për një çështje kaq delikate që ka të bëjë me të kaluarën për nevoja personale të një të marri, të sëmuri psiqik dhe atyre deleve të parlamentit”, tha Meta.

Lexo edhe:

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar Metës kurrë vendim

Etiketa: Ilir Metaish-sigurimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

18:29 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

17:38 : 10/09/2025
AKTUALITET

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës, arsyeja

14:37 : 10/09/2025
Para

Vokshi: Vetëm një kryeministër që quan popullin armik e degradon kështu arsimin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com