• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Opozita maqedonase me referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

22:09 : 23/07/2022
në RAJONI

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sërish do të dalin në referendum, kësaj radhe për kontestin me Bullgarinë, i cili për opozitën maqedonase ende është i pazgjidhur, pavarësisht heqjes së vetos nga Sofja dhe nisjes së bisedimeve për anëtarësim evropian.

Pas mbajtjes së konferencës së parë politike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, më 19 korrik, në Bruksel, që pasoi miratimin e propozimit francez në Kuvendin maqedonas, VMRO DPMNE-ja paralajmëron referendum kundër ndryshimit të Kushtetutës, si dhe kundër protokollit me Sofjen.

Sipas kësaj partie, ky propozim rrënon gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike të maqedonasve.

“Në periudhën që pason, VMRO DPMNE-ja do të nisë konsultime me ekspertë dhe opinionin e gjerë për natyrën, karakterin dhe formulimin apo pyetjen që duhet të deklarohen qytetarët. Qëllimi përfundimtar i referendumit është që të kundërshtohet procesi i asimilimit dhe rrënimit të identitetit tonë”, ka deklaruar Gjorgjija Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

Për të mbajtur referendum duhet të mblidhen 150 mijë nënshkrime, që pas verifikimit dorëzohen në Kuvend, i cili më pas do të jetë i obliguar të organizojë referendumin.

Lexo edhe:

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Por, shumica parlamentare po kërkon mënyra për ta refuzuar një referendum të mundshëm, apo për ta bërë të pavlefshëm ose jo të obligueshëm për Qeverinë.

Ndryshimi i aktit më të lartë juridik për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë, është kusht për vazhdimin e mëtejmë të bisedimeve apo hapjen e kapitujve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Trendafil Ivanovski, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë fazë referendumi është i mundur, por me rëndësi, sipas tij, është formulimi i pyetjes për atë që duhet të deklarohen qytetarët.

“Nëse organizohet referendum dhe nëse ai do të jetë i suksesshëm, varet nga forma e referendumit, por nëse mbahet dhe ka sukses, atëherë ai do të jetë obligueshëm”, thotë Trendafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Një referendum ishte mbajtur më 30 shtator 2018, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut, i organizuar nga Qeveria për të marrë mbështetje pas reagimeve të shumta në opinion. Por, referendumi kishte dështuar pasi thirrjes iu përgjigj vetëm 36 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në rastin me Greqinë, partitë që tani janë në pushtet kishin arritur të sigurojnë dy të tretat, apo 80 vota nga 120 sa numëron Kuvendi. Në mesin e atyre që kishin votuar ndryshimet, ishin edhe tetë deputetë të VMRO DPMNE-së.

Analisti Vladimir Bozhinovski nuk beson se tani shumica, e cila nuk ka vota të mjaftueshme mund të llogarisë në votën e ndonjë deputeti të VMRO DPMNE-së.“Nuk besoj pasi atëherë kishim një kontekst tjetër, që nuk është i njëjtë më situatën e tanishme. Atëherë kishim një shumicë parlamentare, e cila erdhi në pushtet si shpëtimtare, përmes protestave, vendosjes së një rendi të ri, të një shoqërie për të gjithë e kështu me radhë. Kishim një numër të deputetëve, të cilët ishin të frikësuar, apo kërcënoheshin në forma të ndryshme. Kishin deputetë që ishte nxjerrë nga burgu për të votuar ndryshimet e shumë gjëra tjera që çuan në ndryshimin e Kushtetutës për ndërrimin e emrit të shtetit për zgjidhjen e kontestit me Greqinë”.

“Tani kemi një situatë krejt tjetër. Duke marrë parasysh raportin mes forcave, fitoren bindëse të VMRO-së në zgjedhjet lokale, rejtingun e saj të lartë dhe fitoren e mundshme në rast të mbajtjes së zgjedhjeve, nuk besoj se do të kishte qoftë edhe një deputet të VMRO-së që do të rrezikonte karrierën e tij për të votuar ndryshimet kushtetuese, por edhe për shkak të bindjeve të tyre të deklaruara se marrëveshja është e dëmshme”, thotë Bozhinovski.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë se VMRO DPMNE-ja, sipas tij, më shumë është e interesuar të gjejë forma për të dalë nga situata e krijuar sesa të bllokonte ndryshimet kushtetuese.

“E ka thënë edhe më herët lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski se nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por se dëshiron të marrë garanci se kjo do të ishte kërkesa e fundit e palës bullgare. Unë nuk pres që VMRO DPMNE-ja të bllokojë procesin euro-integrues me bllokimin e ndryshimeve kushtetuese por këtë e shoh si një tentim për t’iu shmangur qëndrimit të saj të fuqishëm se asnjëherë nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese apo asnjëherë nuk do të miratojnë zbatimin e propozimit francez”, thotë Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe nisma tjera për referendum, përveç atij që është mbajtur me Greqinë. Në referendum është mbajtur edhe për organizimin territorial, por ai ka dështuar sikurse edhe referendumi për Greqinë apo nisma tjera, që nuk kanë arritur të realizohen për arsye të ndryshme.

I vetmi referendum që është mbajtur që nga pavarësia e këtij shteti është ai për pavarësinë nga ish-shteti komunist jugosllav, më 8 shtator 1991. REL

Etiketa: bllokimibullgariamaqedonia e veriut

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

18:03 : 22/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

11:42 : 19/06/2026
Lajmet e Dites

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup, reagon Bullgaria: U rrezikuan diplomatët tanë

18:32 : 15/06/2026
AKTUALITET

Mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në aksin Maqellarë-Bulqizë

14:37 : 10/06/2026
SPORT

Dy humbje në tre ditë, Shqipëria U-19 mposhtet nga moshatarët e Bullgarisë

13:46 : 07/06/2026
BOTA

SHBA nuk miraton lëvizjen pa viza për shtetasit bullgarë

18:16 : 29/05/2026
Para

Opozita maqedonase me referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

TË GJITHA

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet