• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtari Britanik: Non grata 27 zyrtarë, mes tyre shqiptarë

14:26 : 21/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t’ju ndalohet hyrja në territorin britanik.

Në një reagim, Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje dhe shqiptarë.

“…Ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike. Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”, thuhet në reagimin e zyrtarit britanik, të shpërndarë në Twitter nga ambasada britanike në Tiranë.

Deklarata  e Sir Stuart Peach

Lexo edhe:

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Nga ofendimet te non gratat, si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrëna për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku. Unë jam një mik i rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata ndiejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re. Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

 Për këtë arsye, ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike. Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë te shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë. Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju: ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe ka çuar në ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e përkrahin. çmojnë lirinë. Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë. Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin!

Etiketa: non grataSir Stuart Peach

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Nga ofendimet te non gratat, si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës

14:12 : 10/07/2026
AKTUALITET

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

14:52 : 25/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

12:46 : 18/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!

13:07 : 12/06/2026
Para

Vendet vakante në Kushtetuese/ Kush vijon garën e kujt iu ndalua kandidimi

TË GJITHA

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026

Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

19:08 : 16/07/2026

Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona

19:02 : 16/07/2026

Kosova dorëzon raportin për reformat, KE do të vendosë për disbursimin e fondeve

18:52 : 16/07/2026

Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër /EMRI

18:40 : 16/07/2026

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş