• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Metalla: Rama po i fal detin Greqisë, shkoi në Hagë për të larguar përgjegjësinë

20:42 : 20/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pedagogu dhe eksperti i të drejtës detare, ish-deputet i PD-së, Osman Metalla, foli për çështjen e detit në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Metalla tha se Rama po i fal detin Greqisë kur pretendon se zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje nuk e cenon.

Ai theksoi se qeveria shkoi në Hagë pa plan dhe kushte ndaj Greqisë, thjeshtë për të hedhur pataten e nxehtë matanë.

“U fol për Portin e Durrësit, por edhe Porti është trashëgimi. Porti dhe qyteti kanë qenë gjithmonë bashkë me njëri-tjetrin. Këta edhe këtë trashëgimi duan ta shkatërrojnë. Kë pyetën për të transferuar Portin? Askënd. Në një darkë i erdhi në mendje dikujt, të nesërmen tha do ta çojmë atje dhe mbaroi historia. Por nuk është vetëm Porti. Shqipërinë e ka bekuar zoti me det, këta kanë inat të madh me detin, detin vetëm e vjelin, e keqpërdorin, por s’e kanë vlerësuar kurrë. Ka një mega-ministri, por nuk gjen një drejtori që të ketë emrin det brenda.

Mali i Zi është një shtet shumë më i vogël se Shqipëria, shtet detar me trashëgimi detare dhe e ka të shprehur edhe në strukturën qeveritare rëndësinë e detit. Ata kanë Ministrinë e Çështjeve Detare dhe Transportit. Ne çështjet detare i kemi hedhur pas krahëve. Detin e kemi shumëzuar me zero, detin e falim. Kush nga ne qytetarët, pas vitesh negociatash që ka bërë Edi Rama me palën greke, dinë se çfarë kanë diskutuar, dinë se çfarë kanë vendosur, dinë se ku jemi, cilat janë pretendimet e palës shqiptare për këtë pasuri?

Lexo edhe:

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

Do të shkojmë në Gjykatën e Hagës! Por vendimet i ke marrë ti vetë dhe s’ke lënë askënd të negociojë, negociatat s’kanë përfunduar dhe thua në një moment të bukur po iki në Hagë. Por me çfarë kushtesh? Me kushtet kur ti u thua atyre zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje mua nuk më cenon? Kur në fakt na cenon. Kur në fakt hapësirat detare që duhet të pretendohen nga pala shqiptare, ky personalisht thotë nuk na cenojnë dhe nuk kemi interes te ajo pjesë.

Nuk mund të shkohet kështu. Të shkosh në Hagë për pasurinë kombëtare, duhet të kesh një plan, duhet të kesh pretendime të caktuara, duhet t’i shkosh Gjykatës me pyetje të përcaktuara. Cilat janë mosmarrëveshjet që ti ke me palën greke? Ti sot nuk ke paraqitur asnjë mosmarrëveshje me palën greke. Duhet t’i thuash gjykatës kam 1, 2, 3 gjëra për të diskutuar me ty. Ne shkojmë atje thjeshtë për ta zgjidhur gjykata, ky për ta hedhur pataten e nxehtë matanë, kaq është historia. Ky është trajtimi që iu bëhet pronave të shqiptarëve”.

Etiketa: BerishaDurresmetallaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025
AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025
AKTUALITET

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025
Para

Nga talenti i madh i Anglisë, në futbollist pa ekip

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

15:33 : 09/11/2025

Moti i keq në vend, përmbyten rrugët e Vlorës

15:26 : 09/11/2025

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com