• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pikëpyetje shtesë mbi amnistinë, Ramës i nevojiten 84 vota deputetësh

19:43 : 19/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ekspertë të shoqërisë civile, përfaqësues biznesi dhe diplomatë të huaj ngritën pikëpyetje të shumta mbi nismën e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale në një një takim të martën, ku më e rëndësishmja ishte nëse qeveria ka në plan të lërë ekonominë e vendit në duart e krimit. Përfaqësues të qeverisë këmbëngulën se nisma synon të rigjallërojë ekonominë dhe se paratë e krimit nuk do të legalizohen.

Ekspertë të ndryshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile ngritën të martën pikëpyetje nëse qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka apo jo në plan t’i hapë rrugën për penetrim të ligjshëm të parave të paligjshme në ekonominë shqiptare ndërsa përfaqësuesit e qeverisë u përpoqën të justifikojnë nismën në bazë të argumentit të përfitimit ekonomik si dhe theksuan “përjashtimet” e parashikuara nga lista e zyrtarëve të lartë dhe një numri personash, e shkuara penale e të cilëve është tepër e njohur publikisht për t’u fshehur.

Instituti Shqiptar i Shkencave, një organizatë jofitimprurëse në Tiranë, organizoi të martën një takim ekspertësh dhe diplomatësh në të cilin u prezantuan dy studime të kryera nga ekspertë të ekonomisë dhe të drejtësisë mbi nismën kontroverse të qeverisë, takim ku morën pjesë si dëgjues dhe si folës përfaqësues të shumtë të ambasadave të vendeve partnere, të cilat kanë shprehur rezerva dhe shqetësime serioze mbi nismën.

Ambasadori i Vendeve të Ulëta në Shqipëri Reinout Vos tha se çështja nuk shtrohet ngushtësisht në termat nëse qeveria ka apo jo të drejtë të ndërmarrë një amnisti fiskale por se si do të bëhet kjo amnisti, ndërsa përsëriti shqetësimet e shprehura nga Komisioni Evropian, që thotë se propozimi i qeverisë “ngre shqetësime serioze”.

Monika Meça nga zyra e kryeministrit deklaroi se qeveria “nuk ka në plan të amnistojë pastrimin e parave” ndërsa u ankua për mospraninë në takim të përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, e cila është formalisht propozuese e ligjit.

Lexo edhe:

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

Sërish tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi: 1 orë pushim

Deputetja Klotilda Bushka e Partisë Socialiste deklaroi se projektligji do të ndihmojë ekonominë ndërsa argumentoi se ai vjen si kërkesë e qytetarëve që kanë fituar para në punë informale në emigrim. Argumenti i amnistisë në favor të emigrantëve është përsëritur shpesh nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se shqiptarëve që kanë fituar para në këtë mënyrë, “u vihet i gjithë shteti nga pas”.

Sipas Bushkës, fakti që Shqipëria ka rreth 700 milionë euro të ardhura nga remitancat në vit është një argument në mbështetje të nevojës për të bërë amnisti.

Dhurata Çupi, deputete e opozitës, e kundërshtoi këtë argumentim: “Unë jam përfaqësuese e një zone të varfër si Dibra ku emigrimi është masiv. Kurrë nuk kam takuar ndonjë qytetar që të ketë pasur shqetësim të tillë dhe të kërkojë amnisti,” tha ajo.

Në fakt me dhjetëramijëra shqiptarë kanë fituar para në emigrim dhe i kanë sjellë në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna që ndonjëri prej tyre të ketë hasur probleme me drejtësinë. Statistikat zyrtare të drejtësisë përmendin vetëm pak dhjetëra raste në vit të hetimit për pastrim parash dhe në përgjithësi, kritika nga partnerët ndërkombëtarë është që Shqipëria duhet të luftojë më fort pastrimin e parave dhe jo që lufta e fortë ndaj këtij problemi i shkakton telashe emigrantëve që kanë punuar në të zezë.

Bushka pretendoi gjithashtu se projektligji bëhet me synim për të aktivizuar “kapitalet e fjetura”, pra për të futur para në buxhetin e shtetit dhe në ekonominë formale “me qëllim kapërcimin e krizës”.

Zef Preçi, një ekspert ekonomie, vuri në dukje se në fakt, sot për sot, mungesa e burimeve financiare nuk është shqetësim për ekonominë.

“Bankat janë të mirëkapitalizuara,” vërejti Preçi duke cituar deklaratat e shumta të Bankës së Shqipërisë. “Problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e burimeve financiare por problemet stukturore me korrupsionin,” theksoi ai.

Petraq Milo, një ekspert që ka punuar më herët si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha, vuri në dukje shqetësimin se propozimi aktual i qeverisë për të lejuar jorezidentët të deklarojnë para të fituara jashtë ligjit në vende të tjera duket se bie ndersh me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me këto vende.

“Për shembull, me Italinë ne kemi marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë,” vërejti Milo, duke përsëritur shqetësimin e Komisionit Evropian që e konsideron një propozim të tillë si “rrezik thelbësor reputacioni” për Shqipërinë.

Viktor Gumi, një ekspert i të drejtës, vuri në dukje se ndryshe nga sa pretendoi kryeministri Edi Rama se personat me të shkuar penale mund të humbasin pasuritë e legalizuara me këtë ligj në rast se kapen më pas duke kryer aktivitete të paligjshme, një pasuri e pranuar njëherë si e ligjshme nga shteti vështirë se mund të konfiskohet më pas, bazuar kjo në parimin e sigurisë juridike.

Në takim ishin ftuar përfaqësues të ndryshëm biznesi, nga të cilët, vetëm Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri mori pjesë për të përsëritur shqetësimet e tyre.

Dhoma Amerikane u përball të premten e kaluar me një gjuhë fyese aspak të zakontë nga kryeministri Edi Rama, i cili aludoi mes të tjerash se “kritikët janë të paguar” dhe se Evropa kundërshton amnistinë sepse “i do paratë për vete”.

Presidenti i Dhomës Enio Jaço deklaroi se qëndrimi i kësaj organizate është miratuar nga bordi i organizatës në mënyrë unanime dhe se nuk është qëndrim i një njeriu të vetëm.

Dhoma dhe përfaqësues të tjerë të biznesit ngrenë shqetësimin për padrejtrësinë që amnistia u bën qytetarëve të ndershëm, të cilët, për të ardhurat e tyre paguajnë taksa apo sigurime shoqërore të konsiderueshme që arrijnë në 33% të të ardhurave ndërkohë që përfituesve të amnistisë i kërkohet të paguajnë 5% deri në 10% tatim, disa herë më pak se sa taksapaguesve të ndershëm.

Por shqetësimi tjetër i biznesit lidhet me konkurrencën e pandershme që krijohet në kushtet kur një biznes legalizon para të paligjshme dhe i përdor këto para për të konkurruar dhe praktikisht për të nxjerrë jashtë loje një biznes i cili nuk ka akumuluar aq kapital sa biznesi i pandershëm për shkak sepse ka paguar taksat.

Ligji për aministinë fiskale dhe penale kërkon 84 vota parlamentare, të cilat, konfigurimi i parlamentit pas zgjedhjeve të kaluara, nuk ia jep kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit deklaron se do të kërkojë deputetë nga opozita për t’i plotësuar votat. /BIRN/

Etiketa: amnistia fiskaleKuvendipengesatvotat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026
AKTUALITET

Sërish tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi: 1 orë pushim

12:57 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

10:30 : 18/06/2026
AKTUALITET

Zhupa: Të shfuqizohen ligjet që kanë dhuruar Shqipërinë tek klientët e pushtetit

10:50 : 11/06/2026
Lajmet e Dites

96 organizata kërkojnë rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura, letër Kuvendit

17:59 : 09/06/2026
AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
Para

Parashikimi/ Lufta e Ukrainës do të hyjë në një fazë të re të rrezikshme

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet