Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka blinduar dyert e Kryeministrisë, por sipas tij, asgjë nuk i ndal demokratët dhe shoqërinë shqiptare.
Këlliçi rikujtoi qytetarët që të mos tremben nga skenaret e qeverisë.
“Edi Rama është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe shoqërore që do të zbresë pasditen e sotme në kryeqytet. Siç e keni parë, dyert e kryeministrisë tashmë janë të blinduara. As demokratët dhe as shoqerinë nuk i ndal as edhe një blind, sikurse është provuar nga vitet 90’ e këndej. PD u bën thirrje qytetarëve të mos tremben nga skenarët fake të qeverisë dhe as nga blindatat”, theksoi deputeti.
Ai u shpreh se opozita është e gatshme të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtoi se i ka ardhur fundi kohës kur opozita ishte e kapur nga pushteti.