• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjerimi i BE, media malazeze paralajmëron skenarin e ri të Macron/ Ja çfarë ndodh

18:00 : 05/07/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

“Vijesti.me”, media malazeze, në një artikull të saj, paralajmëron një tjetër skenar që do të ndiqet nga Bashkimi Europian, lidhur me rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Sipas artikullit, i cili i bën jehonë edhe “Open Balkan”, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndjekin një tjetër rrugë për anëtarësimin në familjen Eruopiane, nga ajo që do të ndjekë Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

Në artikull, duke iu referuar burimeve që kjo media ka, vendet e mësipërme kanë perspektivën për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së, ndërsa Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Boshnja dhe Kosova, mund të jenë pjesë e komunitetit politik evropian, por do të klalojnë në një nivel të dytë të BE-së.

“Vijesti” paralajmëron se pas këtij skenari qëndron Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve kryesorë në BE. Në këtë kontekst, Parisi, Berlini dhe Brukseli punuan për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe dhënien e statusit të kandidatit për BiH, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë.

Në këtë mënyrë, ata donin të bënin të qartë se cilat vende janë në procesin e anëtarësimit të plotë – dy që tashmë po negociojnë, Mali i Zi dhe Serbia, plus Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat supozohej të fillonin procesin e negociatave – dhe ato që janë kandidatë për një vend në komunitetin e ardhshëm politik evropian.

Lexo edhe:

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

Gjeneratori i trendit të ri është Macron, pasi ai ka ndryshuar qëndrim dhe tani beson se katër vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të stimulohen për të përshpejtuar integrimin në mënyrë që të anëtarësohen brenda kushteve të pranueshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana do të shihen me përçmim, përkundrazi ai proces do të jetë shumë meritokratik, i kushtëzuar, i bazuar në merita dhe i kthyeshëm. Prandaj, shtetet do të mund të regresojnë në integrimin evropian dhe jo vetëm në progres.

I vetmi vend që mund të kërcejë nga një tren në tjetrin, pra nga perspektiva e hyrjes në komunitetin politik evropian në shanset për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, është Bosnja. Problemi është se jo të gjithë anëtarët e BE-së mendojnë kështu, ka disa, mes tyre me shumë ndikim, të cilët janë të bindur se Sarajeva nuk ka kapacitet për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së. Nga ana tjetër, Polonia beson se Serbia nuk e meriton të jetë në grupin e vendeve me perspektivë për anëtarësim të plotë.

Burimet mediatike në Malin e Zi dhe institucionet evropiane nënvizojnë se “Ballkani i Hapur” është një histori dhe ide amerikane, por që nuk është kjo e metë, pasi BE dhe SHBA janë partnerë. BE-ja ka një pozicion parimor për të qëndruar pas çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropiane të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Nëse Ballkani i Hapur përfshin Malin e Zi, Kosovën dhe BiH, do të ketë mbështetjen absolute të BE-së. Ne nuk kemi asnjë problem me Ballkanin e Hapur si ide, shqetësimi ynë është që ai të mos jetë i pjesshëm dhe që në pak vite të mos kontribuojë në ndarje dhe rivalitete të reja në rajon, që do të çonin në destabilizimin. BE po frenohet sepse dëshiron të shohë nëse tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të hyjnë gjithashtu në Ballkanin e Hapur. Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo burim jostabiliteti. Një Ballkan i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës në mënyrë që të funksionojë dhe të ketë kuptim dhe t’i shërbejë një qëllimi. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë plotësues, nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe mund të sjellin përfitime për të gjithë me kusht që të respektohen parimet dhe vlerat evropiane, duke filluar nga gjithëpërfshirja”, thuhet në artikullin e “Vijesti”.

Etiketa: BEmacronShqiperiazgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
Para

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin privat, ja arsyeja

TË GJITHA

U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier/ EMRAT

12:16 : 27/06/2025

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025

Shifra alarmante/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, Shqipëria po plaket

11:35 : 27/06/2025

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com