• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Harta e Re Gjyqësore/ Edhe KLP dakord. A do të “radikalizohen” më tej avokatët?

14:46 : 29/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Harta e re gjyqësore pritet të miratohet së shpejti nga Qeveria, pasi Prokurori i Përgjithshëm fillimisht e më tej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhanë dakordësinë e plotë për projektin e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Institucionet e reja të drejtësisë kanë zgjedhur të mbajnë qëndrim tërësisht të kundërt me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe një pjesë të mirë të publikut, të cilët janë shprehur kundër shkrirjes së 18 gjykatave e prokurorive në disa rrethe të vendit.

Të hënën e kësaj jave, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela njoftoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ishte dakord me hartën e re gjyqësore.

Më pas, në të njëjtën ditë, KLP zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shprehur gjithashtu dakordësinë për projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lexo edhe:

Një reformë në drejtësi “vrastare”

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Dy institucionet menaxhuese të sistemit të prokurorisë ishin treguar skeptik më herët për shkrirjen e një numri të konsiderueshëm gjykatash.

Por, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri fakt projektin dhe ai mori mbështetjen publike nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, edhe KLP dhe Prokurori i Përgjithshëm bashkuan qëndrimet e tyre për Hartën e re Gjyqësore.

Çfarë parashikon harta e re

Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar në 10 qershor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi se ka miratuar propozimin për uljen e numrit të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm.

Akti parashikon që do të jenë funksionale gjykatat e rretheve gjyqësore në qytetet; Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, do të duhet të funksionojë vetëm Gjykata e Apelit në Tiranë, si edhe gjykatat administrative të Shkallës së Parë në Tiranë dhe në Lushnje.

Akti i miratuar nga KLGJ-ja suprimon gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në: Tropojë, Pukë, Kavajë, Lushnje, Krujë, Përmet, Kurbin, Mat dhe Pogradec.

KLGJ ka vendosur të shkrijë gjykatat e Apelit në; Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Po ashtu, sipas KLGJ-së, nuk duhet të ekzistojnë më as gjykatat administrative të shkallës së parë në: Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Greva e avokatëve

Projekti i propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe që së fundmi ka marrë dakordësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e Prokurorit të Përgjithshëm, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Prej ditësh, avokatët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë bojkotuar seancat gjyqësore, duke kërkuar vëmendjen e Qeverisë për të pranuar sugjerimet e dhëna prej tyre për Hartën e Re Gjyqësore.

Protesta e avokatëve ka sjellë paralizim të funksionimit të sistemit të drejtësisë, pasi shumica prej tyre i janë përgjigjur thirrjes së Dhomës Kombëtare për bojkot.

Megjithatë, ka pasur avokatë që kanë ndjekur seancat gjyqësor.

Tashmë që institucionet e reja të drejtësisë po mbajnë qëndrim unison për Hartën e Re Gjyqësor, pritet që, me shumë mundësi, reagimi i avokatëve të shkojë drejt radikalizimit, me bojkotimin e seancave për masat e sigurisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka deklaruar se do të zhvillojë një mbledhje të Mërkurën, datë 29 qershor, për të përcaktuar veprimet e mëtejshme.

Problematikat

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se Harta e Re Gjyqësore, e cila është produkt i situatës skandaloze të krijuar në sistemin e drejtësisë, pritet të shoqërohet me një seri të gjatë problematikash.

Mijëra qytetarë nga qytetet, të cilat nuk do të kenë më gjykata në qytetet e tyre, do të duhet të shtojnë kostot e udhëtimit, por edhe të hotelerisë, për të kërkuar të drejtën në sistemin e drejtësisë.

Qytetarët nga Mati do të duhet t’u duhet të drejtohen në gjykatën e Dibrës, duke përshkuar një rrugë të gjatë e të mundimshme.

Po ashtu, edhe banorët e Pukës duhet të shkojnë në Shkodër për çdo seancë gjyqësore ose ata të Tropojës duhet të shkojnë në Kukës.

Vizatimi i hartës gjyqësore në zyrat e KLGJ-së është një proces i thjeshtë, mbi një maket të territorit të Shqipërisë. Por, zbatimi në praktikë i saj do të rëndojë mbi të ardhurat e qytetarëve.

Edhe më tej. Reduktimi i gjykatave të shkallës së parë në juridiksionin e përgjithshëm pritet të shtojë ndjeshëm kostot e autoriteteve policore, të cilat do të duhet të transportojnë të paraburgosurit në çdo seancë gjyqësore nga një qytet në tjetrin.

Elementi që mund të rëndojë akoma më shumë situatën është reduktimi në vetëm një gjykatë Apeli për të gjithë republikën.

Një eksperiment i ngjashëm me Apelin Administrativ ka rezultuar i dështuar, pasi proceset gjyqësore pranë saj vijojnë me vite.

Një situatë e ngjashmë pritet të dublikohet edhe me Apelin e juridiksionit të përgjithshëm, i cili edhe aktualisht është një një kolaps dosjesh.

Vetëm Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbi 12 mijë dosje, të cilat presin të shortohen, ndërkohë që këtyre pritet t’u shtohet edhe back-logu i krijuar në gjykatat e tjera të shkallëve të dyta në rrethe.

Etiketa: harta e re gjyqesoreklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
Para

Zheji: Rasti i Dritan Agollit e Ceno Klosit s’po marrin goditjen që pritej nga SPAK

TË GJITHA

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com