• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku i madh pas Jo-së së BE-së

20:04 : 24/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radhës dhe ndoshta atë përfundimtaren Shqipërisë për hapjen e negociatave, qeveria në Tiranë publikoi për konsultim publik projektligjin për një amnisti të gjerë fiskale. Rastësi? Ndoshta. Por siç thotë një shkrimtare e famshme amerikane; rastësia është lajmëtari i së vërtetës.

Ajo që dimë me siguri është se Bashkimi Europian ishte një nga kundërshtarët më të fuqishëm të Amnistisë Fiskale dhe ndoshta edhe pengesa kryesore se pse qeveria po frenohej për ta miratuar atë. Por tashmë rrethanat kanë ndryshuar.

Braktisja e nuses në altar- siç thotë kryeministri- nuk ka zbehur vetëm shpresat për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në BE, por ka krijuar dhe një risk shumë të madh. Praktikisht ka asgjësuar levën e presionit pozitiv që prespektiva e anëtarësimit ushtronte mbi qeverinë dhe klasën politike në Shqipëri. Tashmë rreziku që vendi të hyjë në një një rrugë të mbrapshtë është i madh.

Projekti për të amnistuar penalisht krimet në fushën e tatimeve dhe doganave është sakaq një masë, e cila do të shkaktojë debate në Shqipëri dhe pakënaqësi në korridoret e Brukselit. Por frika më e madhe është se ajo mund të jetë vetëm hapi i parë i një rrugëtimi që mund të shkojë shumë larg në relaksimin e kuadrit rregullator financiar. Me pak fjalë, me refuzimin e lodhshëm ndaj Shqipërisë, Europa mund të ketë ndezur fitilin e krijimit të një parajse fiskale mu në zemër të saj.

Lexo edhe:

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

Në fakt Bashkimi Europian numëron sakaq një sërë qëndrash financiare në gjirin e tij, që i afrohen shumë parajsave fiskale. Hollanda, Qipro, Malta, Luksemburgu në një mënyrë apo një tjetër praktikisht këtë biznes bëjnë. Ndihmojnë të pasurit të shmangin taksat apo të fshehin paratë e tyre. Por në rastin e Shqipërisë ka një risk madhor shtesë.

Një vend me institucione të dobëta dhe klasë të korruptuar politike, kur hyn në këtë rrugë shndërrohet në një lavatriçe masive, që pastron jo vetëm paranë gri të evazionit dhe kontrabandës por edhe llumin e zi të trafiqeve, korrupsionit dhe organizatave mafioze.

A është BE e vetëdijshme për këtë risk? Ndoshta. A ka ajo mekanizma për të mos e lejuar materializmin e tij? Sigurisht. Përjashtimi nga sistemi i pagesave, bllokimi i transaksioneve tregtare, madje edhe rikthimi i vizave janë disa prej tyre. Por tashmë një gjë është e sigurtë. Nëse deri dje BE dhe Shqipëria kanë tregtuar karrota mes tyre, këtëj e tutje me gjasa do të shkëmbejnë shkopinjtë. Qytetarët shqiptarë janë vetëm dëmi kolateral i kombinimit fatal mes keqqeverisjes që kanë zgjedhur vetë dhe tradhëtisë së madhe europiane ndaj Shqipërisë. /MCNTV.al

Etiketa: BErrezikuShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
BOTA

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
Para

Rama ofendoi edhe gazetaren bullgare, ja si kolegët e saj i bojkotuan konferencën

TË GJITHA

Parashikimi për javën: Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin

10:08 : 03/11/2025

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “ngrijnë” edhe aeroportin e Bremenit

09:40 : 03/11/2025

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

09:32 : 03/11/2025

Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

09:08 : 03/11/2025

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:06 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com