• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në drejtësi/ Nikolla: Sot, askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit nga ligji

12:26 : 24/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbajti sot një fjalë përshëndetëse në Konferencën Ndërkombëtare të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”, e cila po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në Konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të Inspektorateve të Drejtësisë të vendeve të disa vendeve të BE-së: Belgjikës, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës.

Janë gjithashtu të pranishëm Zëvendësambasadori i  SHBA, Demian Smith,  i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së, Alexis Hupin, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare  në Tiranë.

Temat kryesore të Konferencës janë pavarësia së magjistratëve dhe respektimin e interesit të publikut për punën e drejtësisë.

Pasi falënderoi organizatorët për zhvillimin e kësaj Konference, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Interesi i publikut dhe pavarësia e magjistratëve janë dy çështje thelbësore të reformës në drejtësi dhe vetë sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

“Arsyeja themelore e reformës në drejtësi ishte se sistemi i drejtësisë nuk i shërbente interesit publik dhe qytetarëve, por një klase të korruptuar. Prandaj reforma pati që në fillim, dhe vazhdon të ketë, mbështetjen masive të qytetarëve e partnerëve ndërkombëtarë.  Sot kemi një realitet tjetër. Tipari më i rëndësishëm i këtij realiteti është rrëzimi i disa miteve të sistemit dhe për sistemin e kalbur të drejtësisë dhe progresi drejt një sistemi drejtësie, si një pushtet i pavarur në sistemin demokratik”, tha Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit përmendi disa dukuri, të cilat i vlerësoi si “mite të sistemit dhe për sistemin e kalbur të drejtësisë, si mbretërimi i pandëshkueshmërisë, si një antikulturë e sistemit të drejtësisë dhe sistemit politik; perceptimi se sistemi i drejtësisë është një fortesë ku nuk hyn dot zëri i publikut dhe qytetarëve dhe perceptimi tjetër se sistemi nuk mund të vetëreformohet.

Këto mite, vuri në dukje Kryetarja Nikolla, po rrëzohen dhe në këtë aspekt ka meritën e vet edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, njeri prej organeve të reja dhe më të rëndësishme të qeverisjes së sistemit. ILD po justifikon pritshmëritë publike, politike dhe kombëtare, duke kontribuar për një sistem drejtësie të pastër, që jep drejtësi dhe nuk shet e as blen drejtësi.”

Gjithashtu, Nikolla nënvizoi se Kuvendi dhe ajo personalisht, kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesim pavarësinë e sistemit dhe fuqizimin e organeve të drejtësisë,në mënyrë të veçantë Inspektoratin e Lartë tëDrejtësisë, me burimet e nevojshme financiare, njerëzore e logjistike.

Më poshtë fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në Konferencën Ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”.

FJALA E PLOTE E NIKOLLES

Ju falenderoj për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar administrimit të sistemit të drejtësisë.

Interesi i publikut dhe pavarësia e magjistratëve janë dy çështje thelbësore të reformës në drejtësi dhe vetë sistemit.

Interesi i publikut për qeverisjen e sistemit të drejtësisë është i lidhur ngushtë me perceptimin e qytetarëve për vetë sistemin.

Pse e nisëm ne reformën në drejtësi?

Për shumë arsye.

Por themelorja ishte se sistemi i drejtësisë nuk i shërbente interesit publik dhe qytetarëve, por një klase të korruptuar. Prandaj, duke qenë se po godiste një sistem të korruptuar politikisht dhe financiarisht, reforma pati që në fillim mbështetjen masive të qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu edhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët gjej rastin t’i falenderoj për kontributin në reformën e drejtësisë dhe ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.

Sistemi ishte aq i kalbur saqë, megjithë presionin e publikut dhe të shumicës qeverisëse që e kishte vendosur reformimin e sistemit si prioritet strategjik të saj, nuk kishte asnjë shenjë e shpresë se sistemi mund të reformonte vetveten.

Prandaj ne vendosëm të ndërmarrim hapin e guximshëm për reformën në drejtësi, si e vetmja rrugë e pastrimit të sistemit dhe garantimit të dhënies së drejtësisë për qytetarët.

Sot, gjashtë vjet më vonë, kemi, padyshim, një realitet tjetër. Tipari më i rëndësishëm i këtij realiteti është rrëzimi i disa miteve të sistemit dhe për sistemin e drejtësisë dhe progresi drejt një sistemi drejtësie, si një pushtet i pavarur në sistemin demokratik.

Njeri prej miteve ishte mbretërimi i pandëshkueshmërisë, e cila dukej se ishte shndërruar në një antikulturë të sistemit të drejtësisë, madje të vetë sistemit politik.

Sot askush nuk është mbi të drejtën dhe drejtësinë dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit, nëse e meriton. Kjo është aq e vërtetë, saqë po ndodh në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Një mit tjetër ishte perceptimi se sistemi i drejtësisë është një fortesë ku nuk hyn dot zëri i publikut dhe qytetarëve. Sistemit po i zihej fryma nga monopoli i një kaste drejtuesish, gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, me mbështetjen e një kaste politikanësh gjithashtu të korruptuar. Politika dhe drejtësia po sundonin bashkarisht në forma gati-gati despotike.

Sot, pavarësia reale e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po konsolidohet paralel me “varësinë” e tyre prej Republikës, Kushtetutës, ligjeve dhe interesit publik.

Sistemi i drejtësisë kishte arritur në atë pikë sa nuk e fshihte varësinë e vet, në të dy aspektet, politike dhe financiare.

Sot, fijet që e lidhnin sistemin me format korruptive të mësipërme, janë këputur e po këputen dita-ditës. Pushteti gjyqësor po ndërtohet, fuqizohet dhe afirmohet si një pushtet i pavarur.

Miti tjetër, se sistemi nuk mund të vetëreformohet, gjithashtu po rrëzohet.

Dhe në këtë aspekt ka meritën e vet edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, njeri prej organeve të reja dhe më të rëndësishme të qeverisjes së sistemit.

Brenda një kohe të shkurtër, ILD po justifikon pritshmëritë publike, politike dhe kombëtare për një sistem drejtësie të pastër, që jep drejtësi dhe nuk shet e as blen drejtësi.

Gjithashtu, ILD është pranuar si anëtar-vëzhgues i Rrjetit të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, i cili përbëhet nga institucionet homologe të Bashkimit Evropian.

Kuvendi dhe unë personalisht, kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim pavarësinë e sistemit dhe fuqizimin e organeve të drejtësisë, në mënyrë të veçantë Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, me burimet e nevojshme financiare, njerëzore e logjistike.

Këtu kam parasysh miratimin e propozimeve të ndryshimeve ligjore të paketës së Reformës në Drejtësi; miratimin e ndryshimeve strukturore dhe organizative të ILD, sa herë që është e nevojshme; miratimin e buxhetit të nevojshëm për përmushjen e detyrave funksionale të ILD-së; ushtrimin e kontrollit parlamentar të veprimtarisë së Inspektoratit, si institucion i pavarur etj.

Vetë organizimi i kësaj Konference Ndërkombëtare tregon se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë po rritet si një institucion i pavarur, si një organ qeverisës i sistemit të drejtësisë dhe interpret i interesit publik e qytetar.

Është edhe kontributi i ILD-së që sistemi dhe organet e drejtësisë po shndërrohen nga pengues, në nxitës dhe lehtësues të zhvillimit të Shqipërisë.

Etiketa: Lindita Nikollareforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Jemi bëri shembull sesi shkatërrohet drejtësia për të luftuar opozitën

22:29 : 26/02/2025
Para

Zbulohet një tjetër artist i famshëm shqiptar që do të performojë në “Sunny Hill”

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com