• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nga Brukseli: Nuk e dimë si është Putini, por BE-ja nuk duket e shëndetshme

15:07 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

Pakënaqësia në rritje, Rama “tallet” me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, deklaroi se as pandemia dhe as lufta nuk arritën që ta bashkonin Europën, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk duket “shumë i shëndetshëm”.

“Shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të thoja disa gjëra në takim dhe me ju do të ndaj disa prej tyre sepse nuk dua të marr shumë kohë. Michel na tha që kemi kohë 3 minuta, i thashë që mjaftonin 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha bashkë me ta. Ndihesha mirë sepse jam europian dhe isha mes europianëve, por ndihesha keq sepse ne këtu nuk jemi si europianë, por si të ftuar në një shtëpi të ndarë. Kjo është shqetësuese. Pandemia dhe lufta kërcënuese që mund të shndërrohet në luftë botërore, nuk kanë mundur të na bashkojnë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj se kemi bërë shumë për të mbështetur idenë e Presidentit francez. Ne do ta vlerësonim shumë nëse komuniteti i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndryshme”, tha Rama.

Më tej, Rama krahasoi gjendjen shëndetësore të Presidentit rus, Vladimir Putin, me atë të Europës: “Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, dikur Maqedoni. 17 vite më vonë, ende është kandidat për çeljen e negociatave. Edhe emrin e ndryshoi dhe nuk bëri dallim. Shqipëria ka 8 vite në pritje dhe m’u desh të fitoja një mandat të tretë dhe ende pres çeljen e bisedimeve. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, ajo është një fatkeqësi, por arsyeja është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga një vizion i përbashkët, te marrja peng nga vende të veçanta. Çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në Europë ka luftë. Putini mund të jetë i sëmurë ose gëzon shëndet të mirë, por ky vendi këtu nuk duket i shëndetshëm. Agresioni rus ndaj Ukrainës po merr një ndihmë nga një vend i NATO-s, Bullgaria. Po fryhet mllefi dhe pakënaqësia në një fqinjësi si e jona”.

Etiketa: BEEdi Ramanegociatat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026
AKTUALITET

Pakënaqësia në rritje, Rama “tallet” me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

17:44 : 30/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

11:56 : 30/06/2026
AKTUALITET

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

11:12 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026
AKTUALITET

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026
Para

Lajm i trishtë/ Kanceri i merr jetën regjisores shqiptare

TË GJITHA

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

18:42 : 30/06/2026

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

18:09 : 30/06/2026

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026

Pakënaqësia në rritje, Rama “tallet” me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

17:44 : 30/06/2026

U dhunuan dhe u arrestuan nga policia, lirohen 6 protestuesit

17:29 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobet