• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E pandehur në SPAK/ KPK largon Etleda Çiftjan nga Vetingu i gjyqtarit të Shkodrës

19:02 : 21/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, është marrë prej prej javësh e pandehur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion për “falsifikim dokumentash” e “deklarim të rremë të pasurisë”, e megjithatë ajo vijon normalisht detyrën.

Institucionet e rivlerësimit dhe të tjerët e Drejtësisë së Re nuk kanë reaguar për pezullimin e saj nga detyra dhe as nuk denjojnë që të japin përgjigje për interesimin mediatik se përse qëndrojnë tërësisht pasiv, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Megjithatë, këtë të Martë (21 qershor), Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërmarrë një hap ndaj komisioneres Çiftja, i cili gjithësesi është gjysmak.

Një treshe gjykuese e KPK-së ka pranuar kërkesën e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, për përjashtimin e Etleda Çiftjas nga trupa që po kryen rivlerësimin e tij.

Lexo edhe:

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

Gjyqtari Ymeri u paraqit në seancë dëgjimore të procesit të Vetingut në 13 Qershor, përballë panelit të kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilia dhe anëtare Etleda Çiftja.

Gjatë seancës, gjyqtari kërkoi përjashtimin e dy anëtarëve të trupës, Ilia dhe Çiftja.

Në kërkesën për përjashtimin e komisioneres Çiftja, subjekti Ymeri argumentoi se ajo ishte marrë e pandehur në një hetim penal që është zhvilluar nga SPAK dhe se nuk ka legjitimitetin për të zhvilluar procesin e rivlerësimit.

Madje, duke përdorur edhe ironinë, subjekti i rivlerësimit shkruan në kërkesën për përjashtimin e Çiftjas se çështja duhet të shënohet në “Rekordet Guinnes”, si rasti i vetëm në botë ku një gjyqtare e marrë e pandehur gjykon gjyqtarët.

Kërkesa për përjashtimin e Etleda Çiftjas nga treshja e Vetingut të gjyqtarit Ymeri u shqyrtua nga trupa e përbërë prej Genta Bungo (Tafa), Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi, e cila pranoi kërkesën për përjashtim.

Argumentat e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, një panel i dytë ka pranuar edhe kërkesën tjetër të Ymerit, atë për përjashtimin e relatorit Roland Ilia, pasi ai ka shqyrtuar më herët një çështje ku ka qenë i përfshirë komisioneri i sotëm i Vetingut.

Gjatë javëve të fundit, pas marrjes si e pandehur, komisionerja Etleda Çiftja ka qenë pjesë e trupave edhe për dy subjekte të tjerë.

Seanca për gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, u ndërpre, pasi subjekti paraqiti kërkesën për përjashtimin e Etleda Çiftjas nga trupa e rivlerësimit, me argumentin e “papajtueshmërisë me funksionin”.

Rasti është ende në shqyrtim.

Ndërkohë, komisionerja Çiftja ka qenë pjesë aktive në seancën dëgjimore dhe vendimin për dërgimin në Shkollën e Magjistraturës të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako.

Etiketa: Ciftjakpkspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

21:23 : 17/11/2025
AKTUALITET

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

14:30 : 17/11/2025
Para

Botërori 2022/ Katari ndalon seksin jashtë martese, tifozët rrezikojnë 7 vite burg

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com