• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjerontokracia shqiptare

09:58 : 19/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Ekonomisti austriak, Joseph Schumpeter, e cilësonte sistemin e kapitalizmit dhe tregut të lirë, si procesi i “krijimit shkatërrues” – një përkufizim thuajse legjendar, që i ka rezistuar kohës edhe dekada më pas.

Ideja e përkufizimit është e thjeshtë: në mënyrë që të ketë zhvillim të vazhdueshëm, duhet që idetë dhe produktet e reja të zëvendësojnë vazhdimisht të vjetrat. Ky proces ama ka kosto, ekonomike dhe politike. Kompanitë që zëvendësohen duhet të dalin nga tregu. Politikanët e mbështetur prej tyre duhet të mbyllin karrierat politike.

Këto nuk janë përfundime që pranohen lehtësisht nga elitat e një shoqërie, të cilat shpesh luftojnë për ta bllokuar procesin. Aty ku ia dalin të bllokojnë procesin, arrijnë të ruajnë përkohësisht pushtetin, por duke çuar shoqëritë e tyre në degradim, siç ndodhi në Bashkimin Sovjetin e në të gjithë vendet e Lindjes.

Ekonomia botërore ka pësuar ndryshime rrënjësore këto 30 vitet e fundit. Kompanitë më të mëdha në tregjet ndërkombëtare, thuajse të tëra në fushën e teknologjisë, sapo ishin themeluar në fundin e viteve ’90, ose nuk ekzistonin ende. Rritja e vrullshme që kanë pësuar, ka zhvendosur nga lista e kompanive më të mëdha dhe nga lista e individëve më të pasur, një brez të tërë sipërmarrësish, të cilët vinin kryesisht nga bota e industrisë dhe energjisë.

Fatkeqësisht, siç shpjegon shkrimi kryesor i kësaj jave, ky proces nuk gjen asgjë të ngjashme në vendin tonë. Kompanitë më të mëdha shqiptare janë ato të themeluara në fillim të viteve ’90. Në tregun tonë rëndom mungojnë sipërmarrësit e rinj, por edhe idetë dhe produktet e reja. Struktura e prapambetur ekonomike e vendit reflektohet edhe në listën e kompanive më të mëdha.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Nuk ka thuajse asnjë kompani që prodhon produkte apo teknologji të reja dhe inovatore. Burimet e të ardhurave vijnë kryesisht nga ndërtimi, burimet minerare dhe licencat koncesionare – të gjitha të lidhura fort me leje apo licenca qeveritare dhe aspak me “krijimin shkatërrues” që Schumpeter e kishte aq për zemër.

Jo rastësisht, edhe elita politike e vendit shfaq thuajse të njëjtat simptoma. Drejtuesit kryesorë të vendit janë figura publike që në fillim të viteve ’90. Në mungesë të ndonjë surprize të madhe, në vitin 2025, drejtuesit e tre forcave kryesore politike të vendit do të jenë po ata që kanë qenë dhe në vitin 2005.

E njëjta elitë politike, e lidhur me të njëjtin model ekonomik, mbështet të njëjtat kompani dhe të njëjtët individë!

Rezultati kryesor i këtij sistemi është një prapambetje e përgjithshme e vendit: shoqërore, politike, dhe në fund, edhe ekonomike. Mungesa e aktorëve të rinj në treg eliminon nevojën për të përmirësuar idetë dhe produktet ekzistuese. Koston e kësaj prapambetje e pësojnë jo vetëm konsumatorët shqiptarë, por edhe profesionistët e rinj dhe ambiciozë, të cilët nuk gjejnë më një treg të aftë t’u përgjigjet aftësive dhe pritshmërive të tyre.

Ky sistem ekonomiko-politik është problemi themelor i prapambetjes shqiptare. Ai duhet të ishte tema kryesore e debateve tona publike. Arsyet e zhvillimit të këtij sistemi dhe dalja prej tij duhet të ishin sfidat kryesore me të cilat çdo kandidat për poste publike duhet të përballej.

Thuajse një vit më parë, Kosova arriti të ripërtërijë të gjithë klasën politike të vendit, në pak muaj. Ishte prova kryesore e një shoqërie dinamike, që ndryshon me kohën e nuk mbetet përjetësisht peng i së njëjtës klasë drejtuese.

Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë, që ende nuk ka arritur të përjetojë një proces të ngjashëm. Nëse nuk do të ndodhë edhe për pak kohë, gjasat që të mbeten ende të rinj që investojnë në këtë vend dhe të ardhmen e tij janë të pakta. /Monitor/

Etiketa: biznesigjerontokraciaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
Para

Me lot në sy Orinda Huta rrëfen momentin më të trishtë në jetën e saj

TË GJITHA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit Lpranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com