• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braçe sulmon bordet për abuzime, arka e Qeverisë mbushet me 342 mln euro

20:27 : 14/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE
Pamje nga FB

Pamje nga FB

Deputeti socialist, Erion Braçe, sulmoi bordet e çmimeve, duke deklaruar se e kanë humbur funksionin.

Por teksa Braçe tha se ka abuzime, arka e qeverisë ka shtuar plot 342 milionë euro nga rritja e çmimeve.

Lexoni më poshtë shkrimin e MONITOR

Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve. Deri në fund të majit u arkëtuan 342 milionë euro më shume në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtimin e njëkohëshëm të çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 5 – mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2022, arritën në rreth 213 miliard LEK me një realizim në masën 90 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 përqind më i lartë ose 1.28 milion LEK më shumë.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Niveli i suficitit për periudhën 5 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.876 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.671 miliard LEK.

Të ardhurat

Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 233.3 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 5-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 41.8 miliard lekë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2022.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6% më shumë se 5 muori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 5 mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se viti 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 5 mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.1 miliardë ose 22.3% më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.8 miliardë lekë, ose 7.9% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 76.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2022 janë 5.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 20.8% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë 5.6 miliardë lekë, ose 37.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 5.8 miliardë lekë ose 38.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 milardë lekë ose 19.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për peridhën 5 mujore 2022 u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 409 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i përcaktuar për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim 103 % të planit për 5 mujorin 2022.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 213.4 miliard LEK me një realizim në masën 90.5 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 33.5 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 33 përqind të planit vjetor sipas Aktik Normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 5 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 96.7 përqind dhe 79.4 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në: 36.1 përqind dhe 18.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 36.5 përqind dhe 20.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.3.

Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 183.26 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 4.6 përqind më i lartë ose rreth 8 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën 22.27 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 39.2 përqind më i ulët ose rreth 14.35 miliard LEK më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliard LEK nga rreth 17.8 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.7 miliard LEK, për periudhën 5 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.

Etiketa: bordetbraceRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Europa “noton” në kokainë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş