Thursday, July 7, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ 3 milionë numra telefoni të shqiptarëve, dalin në shitje. Kush i publikoi?

21:08 : 12/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, Teknologji
Skandali/ 3 milionë numra telefoni të shqiptarëve, dalin në shitje. Kush i publikoi?

Përdorimi telefonave celular për të gjithë ne është kthyer në një pjesë të domosdoshme të jetës tonë. Numrat e telefonit të 3 milion shqiptarëve janë reklamuar në një faqe në internet për tu shitur. Një tjetër thyerje e të dhënave personale pas daljes të database të pagave dhe targave të shqiptarëve.

Top Channel, ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i përket numri telefonit.

Poseduesit e database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.

1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Lexo edhe:

Vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Ronaldos/ Skema që përdorën 4 shqiptarët

Arrestohen 4 shqiptarë, dyshohet se vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Verratit

Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.

Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database.

Top Channel verifikoi numrat e kësaj liste.

Rezultoi se janë në përdorim e i përkasin personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.

Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milion numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponoj këto numra.

Në listën e publikuar si shembull për blerësit, është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha për Top Channel se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë kjo mund te krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar shitjen e numrave pa u regjistruar.

Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.

Por e gjitha kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milion numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave është bërë nga punonjës së institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie tek qytetarët”, tha Redion Qirjazi.

Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilat tashmë janë në shitje.

Etiketa: numrashqiptaretelefoni

Lajme të lidhura

Vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Ronaldos/ Skema që përdorën 4 shqiptarët
AKTUALITET

Vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Ronaldos/ Skema që përdorën 4 shqiptarët

09:33 : 06/07/2022
Arrestohen 4 shqiptarë, dyshohet se vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Verratit
AKTUALITET

Arrestohen 4 shqiptarë, dyshohet se vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e Verratit

23:17 : 30/06/2022
Dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, arrestohen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali
AKTUALITET

Dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, arrestohen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali

16:56 : 29/06/2022
Patriarku serb shkel në Kosovë: Duhet të jemi vëllezër me shqiptarët
RAJONI

Patriarku serb shkel në Kosovë: Duhet të jemi vëllezër me shqiptarët

18:00 : 28/06/2022
Konflikt mes shqiptarëve dhe italianit, plagosen 3 persona
AKTUALITET

Konflikt mes shqiptarëve dhe italianit, plagosen 3 persona

17:19 : 27/06/2022
Shqiptarët rrihen me grushta e shkelma në aeroportin italian, ja shkaku
AKTUALITET

Shqiptarët rrihen me grushta e shkelma në aeroportin italian, ja shkaku

10:40 : 26/06/2022
Para
110 vjetori i “Vatra-s”, Meta në SHBA: Mirënjohje për përpjekjet shekullore

110 vjetori i "Vatra-s", Meta në SHBA: Mirënjohje për përpjekjet shekullore



TË GJITHA

VIDEO/ Roko Vata shkëlqen me ekipin e parë të Celtic, tund rrjetën ndaj austriakëve

VIDEO/ Roko Vata shkëlqen me ekipin e parë të Celtic, tund rrjetën ndaj austriakëve

00:01 : 07/07/2022
Si parashikohet moti në javën në vijim

Temperatura të larta, por vranësira të shtuara/ Ja si ndryshon moti

23:51 : 06/07/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 7 korrik 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:47 : 06/07/2022
PD mbështet kërkesat e biznesit, thirrje Ramës: Mos mbështet koncensionet e oligarkëve

Spaho: Rama i ka mbushur, nesër Bordi ul çmimet e karburanteve…

23:44 : 06/07/2022
Irani arreston disa diplomatë të huaj për spiunazh, mes tyre zv.ambasadori britanik

Irani arreston disa diplomatë të huaj për spiunazh, mes tyre zv.ambasadori britanik

23:43 : 06/07/2022
Shqiptarët pesimistë për anëtarësim në BE, 42% shpresojnë më 2030, 22% asnjëherë

Shqiptarët pesimistë për anëtarësim në BE, 42% shpresojnë më 2030, 22% asnjëherë

23:38 : 06/07/2022
Rebelohet kabineti i Jonson, i kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Rebelohet kabineti i Jonson, i kërkohet dorëheqja e kryeministrit

23:38 : 06/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com