• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha apel për protesta: Sazani digjet, Rama bredh me avion

12:24 : 07/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike dhe Shoqata e Biznesit të vogël e të mesëm, kanë organizuar ditën e sotme tryezën e rrumbullakët për problematikat e biznesit të vogël, me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ekonomistëve, ekspertëve, si edhe përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka ngritur problematikat në vend, ku ka theksuar dhe ato që vijnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

“Sot ne paguajmë çmimin disa herë më të lartë në botë në proporcion me rrogën për naftën dhe nominal, paguajmë çmimin që paguajnë zvicerianët që kanë rroga 10 herë më të larta se ne. A do t’i themi ne “Ndal” kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Pse meritojnë shqiptarë çmimin më të lartë të naftës? Ne e meritojmë se heshtim. Por nëse ne nuk heshtim, nuk mund të ndodhë”.

Berisha është ndalur dhe tek situata problematike e ditëve të fundit në ishullin e Sazanit ku vijojnë të jenë sërish aktive disa vatra zjarri. Kreu i PD-së ka thënë se ndërkohë që Sazani digjet, kryeministri i vendit Rama udhëton me avion në dispozicion, në një kohë që vendi ynë nuk ka një avion për shuarjen e zjarrit.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi. Po 1 Canadair nuk e marrim ne verës. E kemi të ndalur të marim një Canadair me qira. Gjithçka është bërë shtetërore, është bërë qeveritare, e një njeriu, e një partie”.

Lexo edhe:

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

Berisha ka bërë thirrje për protesta, pasi sipas tij nëse kjo nuk do të ndodhë më e rëndë do të bëhet gjendja në vend.

“Nëse nuk vendosim që t’i kundërvihemi me protesta të fuqishme, çdo vit e më e rëndë do të bëhet gjendja jonë si shoqëri, si biznes, si intelektualë, si qytetarë”.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së Berisha ka garantuar pjesëmarrësit se programin e biznesit të vogël do ta shkruajnë ato vetë.

“Ju garantoj se programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju. Ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist total”.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
Para

Burri i 35-vjeçares që u vra në Itali: Mediat thanë të pavërteta, ishte shembullore

TË GJITHA

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com