• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vezët e arta”, Qefalia mundi në tender kompaninë e “Poja”-s, i arrestuar për drogë

16:07 : 06/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një përplasje titanësh, në tenderin e vezëve “të arta” të Drejtorisë së Burgjeve, e cila ka hapur disa procedura për blerje ushqimesh për të burgosurit. Për këto tendera, apo edhe për uniformat, janë vënë nën akuzë ish-drejtorët apo punonjësit e burgjeve të mëparshëm, ndërkohë që “tradita” vazhdon.

Në redaksinë e BoldNews.al mbërritën informacione për një tjetër tender të dyshimtë, për ushqimet e të burgosurve. Bëhet fjalë për tenderin e blerjes së vezëve, ku në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompania e vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe kompania e një ish-të arrestuari për trafik droge.

Por, megjithëse kompania e ish të arrestuarit ofroi më pak, fitues u shpall oferta më e lartë, ajo e Qefalisë. Duket se firma “Dajti Park 2007” i ka marrë me radhë, pasi pak ditë më parë publikuam një investigim për “supën e spitalit”, ku Qefalinjtë fituan kundër një prej “peshkaqenëve” të tenderëve të spitalit, Nikolin Jakën.

Faksimile: Shpallja e fituesit për tenderin e blerjeve të vezëve, ku fitues doli firma “Dajti Park 2007”

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituesin e lotit 6, të tenderit “blerje artikuj ushqimorë”, të ndarë në 7 lote, me fond të marrëveshjes kuadër 1.061.007.405 lekë, ose rreth 10 milionë euro me TVSH. Bëhet fjalë për lotin 6, I cili ka pasur si objekt “blerje vezë” me afat të marrëveshjes kuadër 24 muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 63.194.001 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

“Me anë të kësaj bëjmë me dije se, në këtë procedurë /lot kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë të mëposhtëm me vlerat përkatëse si më poshtë: ‘OVVITAL’ me vlerë 47.850.770 lekë dhe ‘DAJTI PARK 2007’ me vlerë 62.410.620 lekë pa TVSH”, thuhet në dokumentet e tenderit. Pra, nga oferta më e ulët deri te oferta më e lartë ka pasur një diferencë prej 14.559.850 lekë, një shumë e konsiderueshme.

Në vijim, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara thotë se ka s’kualifikuar firmën që ofroi më pak, “OVVITAL”, pasi nuk ka kapacitete. “Në SPE ka deklaruar vetëm 1 vend të ushtrimit të aktivitetit, stabiliment, për të cilin ka paraqitur edhe 2 licencat përkatëse. Ndërkohë që, nga Ekstrakti i Regjistrit Tregtar të subjektit rezulton se, ky i fundit ka më shumë vende të ushtrimit të aktivitetit (stabilimente), të cilat nuk rezultojnë të jenë të pajisura me licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit”, thuhet në dokumente.

Faksimile: Ekstrakti në QKB i “OVVITAL”, ku figuron me 50 % të aksioneve Xhevdet Troplini, i arrestuar për trafik droge në 2006. Ndërkohë, “DAJTI PARK 2007” ka si pronar Kujtim Qefalinë, vëllanë e deputetit Xhemal Qefalia

Siç e shkruam në krye të herës, në tenderin e vezëve për të burgosurit janë përplasur persona me ndikim të madh politik dhe persona me precedentë penalë. Por, ashtu si edhe “përplasja” me Jakën, fitues në të dyja herët ka dalë familja me lidhje politike. Të jetë rastësi? Madje, edhe kur ka një diferencë prej 150 mijë eurosh?! Që fare mirë mund të konsiderohen një dëm, pavarësisht kundërshtarit.

Bazuar në të dhënat e QKB-së, në firmën “OVVITAL” figuron me 50 % të aksioneve z.Xhevdet Troplini, i arrestuar për trafik droge në 2006. Nëse do të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për këtë emër do të dalin qindra artikuj të kohës për arrestimin, i cili njihet edhe me pseudonimin “Poja”. Por, edhe në njoftimet e Policisë së Shtetit, të para disa viteve, ku Troplini ishte subjekt i OFL-së, ku iu verifikua pasuria. Madje, ai u akuzua edhe për kërcënimin e një gazetare për skandalin e groposjes së pulave para pak muajsh.

Ndërkohë, kalojmë te firma tjetër pjesëmarrëse dhe fituese e tenderit të blerjeve të vezëve! Nëse firma që ofroi më pak ka si aksioner një person me precedentë penalë, firma

“DAJTI PARK 2007” ka si pronar Kujtim Qefalinë, vëllanë e deputetit Xhemal Qefalia. “Precedenti” i kësaj firme është lidhja me politikën, e cila siç duket edhe nga këto procedura është më efektive për të fituar para publike.

Në këtë vend, siç po e tregojnë edhe bëmat, nuk fitojnë më muskujt apo armët, por “banda” tjetër, ajo e lidhur ngushtë me politikën! Madje, e njëjta firmë fitoi edhe dy vite më parë tenderin e vezëve të burgjeve, pasi në atë rast, nga 4 firma në garë, bëri ofertë ekonomike vetëm kompania e vëllait të deputetit.

Etiketa: Pojaqefaliatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

14:41 : 19/02/2026
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

A ishte Olsi Rama dhe deputeti i PD-së në shtëpinë e Xhevdet Troplinit (Poja) të Durrësit?

17:54 : 23/09/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
Para

Dëshmia e Dumanit, Lala: Nëse SPAK kryqëzon të dhënat shkon në rangjet politike

TË GJITHA

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom