• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK heton për shpërdorim detyre rindërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri’

16:17 : 01/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Punimet e Bashkisë Tiranë për rindërtimin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet pas dëmtimeve nga tërmeti 26 nëntorit të vitit 2019, po hetohen nga SPAK për shpërdorim detyre, por organi akuzës ende nuk ka një emër të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK është duke hetuar për shpërdorim detyre lidhur me kallëzimin e kryer për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimanzin ‘Sami Frashëri’.

E pyetur nga BIRN, koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se ka një procedim të regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. ‘Procedimi është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Është në hetim dhe nuk ka vendimmarrje. Nuk ka ndonjë person nën hetim deri tani’, sqaroi Krasta.

Projekti i rindërtimit të shkollës së mesme ‘Sami Frashëri’ për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Top Story’ nga New York rreth dy javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po heton një wc provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

‘Unë nuk kam problem përshembull që SPAK është duke hetuar murin ndarës midis shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe teqes […], fare. Dhe një wc-je të bërë aty provizorisht vetëm për të ngulur një gozhdë, për këto truket që bëhen për të ruajtur distancën.

Unë s’kam përfitim personal nga ‘Sami Frashëri’ se un nuk jetoj tek ‘Sami Frashëri’, nuk kam shtuar kat që të marr vet apartament të Sami Frashëri dhe nuk jam më sot student tek ‘Sami Frashëri’. […]Nuk kam asnjë problem me prokurorin. Gjasat janë që do mbyllet sepse s’ka abuzim me detyrën’, deklaroi ndër të tjera Veliaj.

SPAK nuk pati qëndrim lidhur me deklaratën e Veliajt për mbylljen e çështjes. ‘Prokuroria e Posaçme nuk komenton deklaratat e askujt dhe nuk ka asnjë opinion’, pohoi Krasta.

Punimet që po kryhen në shkollën ‘Sami Frashëri’ janë cilësuar prej opozitës si abuzive dhe pa leje përkatëse. Në intervistën e dy javëve më parë Veliaj mbajti qëndrim edhe lidhur me denoncimet e opozitës. ‘[…]Kur shikon se si opozita ka ngritur këtë, po bëhet Sami Frashëri pa leje, çdomethënë pa leje, Sami Frashëri është pronë publike e bashkisë, nuk është pronë private’, pohoi Veliaj. /BIRN/

Etiketa: sami frasherispakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
Para

Calja kërkon fjalje për performancat në Europian: Do të rikthehem më i fortë!

TË GJITHA

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025

Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin dhe Rusmalin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë

13:06 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com